Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FAKS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Lloj i ndërlidhjes për të dhënë e për të marrë në largësi një dokument; pajisje për skanimin elektronik dhe dërgimin e një dokumenti nëpërmjet kësaj ndërlidhjeje. Dërgoj me faks disa dokumente.
2. Kopje e saktë e një dokumenti etj., e bërë me skanim elektronik dhe e transmetuar nëpërmjet pajisjes së kësaj ndërlidhjeje. Mori një faks.
FOTOTELEGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET telegr. Telegram i transmetuar me anë të fototelegrafit. Dërgoi disa fototelegrame.
LAMÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fletë a pllakë e hollë prej metali, prej llamarine, fletëz, pllakë etj.
2. tek. Siguresë në kupllungun e makinave, që ka trajtën e një disku dhe shërben për të transmetuar lëvizjen prej motorit në rrota.
3. Shtyllë betoni që ngrihet në një vend dhe lidhet me shtyllat e tjera; pjesët e një ndërtese të lartë që lidhen me shtylla betoni.
4. elektr. Siguresë elektrike.
MARSH,~III m. sh. ~E, ~ET tek. 1. Ingranazh që shërben për të transmetuar lëvizjen, për të ndryshuar shpejtësinë ose drejtimin e zhvendosjes së një automjeti. Makinë me marshe automatike (manuale).
2. Secila nga shkallët e shpejtësisë që komandohen me anë të një leve në një kuti të posaçme në pjesën e përparme të automjetit. Provoi të fuste marshin. I ndërroi marshin automobilit (makinës, veturës). Marshi i parë (i dytë, i tretë, i katërt etj.). Marsh indietro.
3. Shpejtësia që përkon me këto nivele të levës së ingranazhit të përcaktimit ose ndryshimit të shpejtësisë në automjet. Po ecte me marshin e katërt.
MIKROFOTOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT fiz. Pajisje që mat intensitetin e dritës së transmetuar ose të reflektuar në sipërfaqe shumë të vogla.
RITRANSMET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR radio., kal. 1. Marr një valë radioje ose televizioni dhe e përforcoj për ta përhapur përsëri ose për ta dërguar më larg.
2. Jap përsëri me radio ose me televizion diçka që është transmetuar një herë; përsërit. E ritransmetuan koncertin (ndeshjen).
3. Ripërcjell mesazhe të kodifikuara përmes një aparati transmetues.
SÓND/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pajisje për të bërë shpime të thella në tokë, që ka si pjesë kryesore një shtagë metalike me një kokë të posaçme dhe që zakonisht rrotullohet nga një motor. Sondë shpimi (kërkimi). Kullat e sondave. Ngritën sondën.
2. mjek. Vegël mjekësore në trajtën e një gypi të hollë, që futet brenda një organi të trupit për të hetuar një sëmundje ose për qëllime mjekimi. Larja e stomakut me sondë. I vuri (i futi) sondën. E ushqejnë me sondë.
3. spec. Pajisje e posaçme, që lëshohet në ujë ose që ngrihet në ajër me balonë për qëllime studimi. Lëshuan një sondë.
4. astr. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për lloje të ndryshme sondash. Sondë kozmike anije kozmike pa pilot që lëshohet për të marrë dhe transmetuar të dhëna sipas qëllimit të misionit ose për t'u lidhur me një stacion ndërplanetar.
TELEREPORTÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET Reportazh i transmetuar me anë të televizionit, reportazh televiziv.
TRANSMETÚAR (i, e) mb. Që është transmetuar. Emision i transmetuar. Film i transmetuar. Ndeshje sporti e transmetuar në televizion.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë