Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANDEJT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e ANDEJTÓJ. Andejtohet shpesh, sa andej sa këndej. Ngarkesa andejtohet me karrocë. Uji andejtohet me kova deri te shtëpia. Andejtohet malli deri te treni. Sot andejtohet pakoja. Tradita andejtohet brez pas brezi (fig.). U andejtua rryma prej shtylle në shtyllë.
✱Sin.: mbartet, përcillet, bartet, tejçohet, përçohet, dërgohet, transmetohet.
KABLLOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET telegr. 1. Aparat a ndërlidhje telefonik për transmetim informacionesh ose lajmesh.
2. Informacion a lajm që transmetohet me anë të këtij aparati. Komunikonim me kabllogram.
KODÍM,~I m. 1. Njoftim konvencional që transmetohet nga një njëri tek tjetri; shifrim.
2. spec. Përmbledhje normash, udhëzimesh etj. në një kod.
3. gjuh. Kodi a kodifikimi i normës së gjuhës letrare, i rregullave të drejtshkrimit etj. Kodimi i normës gramatikore të foljeve.
4. Komunikimi i njerëzve me anë të një kodi a të një gjuhe të caktuar.
ORÁL,~E mb., libr. 1. Që tregohet, rrëfehet a transmetohet me gojë, jo me shkrim; gojor. Histori orale. Kultura orale. Tradita orale. Tregim oral. Kalimi nga kultura orale në kulturën shkrimore. I frymëzuar nga arti oral.
2. Që lidhet me gojën, si pjesë e trupit. Higjiena orale kujdesi për shëndetin e gojës dhe dhëmbëve. Kaviteti oral zgavra ose pjesë të gojës. Kirurgji orale. Kapsula ose shurup për përdorim oral. Çrregullime të artikulimit oral.
PATRANSMETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i transmetueshëm, që nuk mund të transmetohet; kund. i transmetueshëm. Emision i patransmetueshëm. Veprimtari e patransmetueshme në mediet pamore.
RADIOTELEGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Telegram që transmetohet me anë të radiovalëve; radiogram. Dërgoj një radiotelegram.
TANÍ ndajf. 1. Në kohën kur jam duke folur a duke bërë diçka, tashti; kund. pastaj, më vonë. O tani, o kurrë! Bëje tani, më vonë nuk ka vlerë. Tani do të shkoj. Më duhet tani! Ta sjellë tani!
2. Në kohën tonë, në epokën tonë; në një periudhë kur jetojmë edhe ne, sot; kund. dikur. Tani, çdo gjë transmetohet drejtpërdrejt në televizion.
3. Shumë pak përpara këtij çasti, sapo, porsa. Tani sa fola në telefon me të. Tani u nis (treni). Tani sa shkoi. Tani sa ia thashë.
4. Menjëherë, pas këtij çasti, shumë shpejt, pas pak (tregon nuancën e një të ardhmeje shumë të afërt.). Tani vjen. Tani fillon. Tani niset treni. Tani do ta bëj. Ja, tani do ta shoh, prit pak. Tani e tutje... duke nisur nga sot e në vazhdim, që nga ky çast, që nga kjo ditë, këtej e tutje. Tani që... meqë; ngaqë. Që tani menjëherë, pa humbur kohë. Si tani si sot.
✱Sin.: tashti, tash, njëmend, sot, sapo, porsa, menjëherë, së shpejti.
♦ Tani për tani (tash për tash) përkohësisht, dora-dorës; dorë për dore; sot për sot; njëherë për njëherë; hëpërhë.
TRANSMETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dhënie e një lajmi, e një emisioni etj. me anë të radios a të televizionit, ajo që transmetohet me radio a me televizion. Transmetimi i lajmeve në televizion. Transmetimi i intervistës në radio. Transmetimi i emisioneve.
2. Fjalim, ndeshje sporti, koncert, shfaqje dhe çdo program tjetër, që jepet me anë të radios a të televizionit. Dëgjoj (shikoj) transmetimin e ndeshjes. Transmetim i një filmi. Transmetim digjital (kabllor, tokësor, satelitor, analog). Transmetim i drejtpërdrejtë.
3. inf. Përcjellje, të dhënash, dhënie informacioni në rrugë elektronike. Transmetim i të dhënave. Transmetim mes kompjuterësh. Transmetim paralel të dhënash. Transmetim elektronik i faksimiles. Transmetim i gabuar.
✱Sin.: dhënie, përcjellje, kalim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë