Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHKODÚAR (i, e) mb. Që është shkoduar, që është zbërthyer; i deshifruar; kund. i koduar. Mesazh i shkoduar. Lajm i shkoduar.
✱Sin.: i deshifruar, i transkriptuar, i zbërthyer, i interpretuar.
TEJSHKRONJËZÚAR (i, e) mb. Që është shkruar a kthyer nga një alfabet në një tjetër; i tejshkruar shkronjë për shkronjë në një alfabet tjetër; i transliteruar, i transkriptuar. Emra sllavë (kinezë, grekë) të tejshkronjëzuar në alfabetin latin.
✱Sin.: i transliteruar, i transkriptuar, i tejshkruar.
TEJSHKRÚAR (i, e) mb. Që është tejshkruar, i transkriptuar. Tekst i tejshkruar. Simfoni e tejshkruar.
TRANSKRIPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. gjuh. Veprimi kur kthej në shkrimin e sotëm një tekst të shkruar me shkronja e me shenja që ndryshojnë nga sistemi i sotëm i shkrimit. Transkriptimi i një teksti (i një dorëshkrimi).
2. gjuh. Veprimi kur shënoj tingujt e të folurit me të gjitha dallimet e holla të shqiptimit, duke përdorur disa shenja të veçanta. Transkriptimi fonetik. Shenjat e transkriptimit.
3. muz. Veprimi kur përshtat për një vegël a për një zë tjetër një vepër muzikore, që është shkruar për një vegël a për një zë të caktuar. Transkriptimi i veprës muzikore.
4. Kopje që është transkriptuar. Transkriptimi i dorëshkrimit. Shumëfishoj transkriptimin.
TRANSKRIPTÚAR (i, e) mb. Që është transkriptuar. Dokument i transkriptuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë