Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALKIMIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. kim. Kryej procese alkimike për të shndërroj diçka në diçka tjetër. Alkimizoj gazin në ujë. Alkimisti përpiqej të alkimizonte plumbin në ar.
2. fig. Kthej diçka nga një gjendje në një tjetër më të lartë, më të bukur ose më të përsosur. Alkimizoj dhembjen në vargje poetike. Alkimizoj idetë e mia. Ai arrin të alkimizojë çdo përvojë të vështirë në forcë shpirtërore.
✱Sin.: shndërroj, ndryshoj, përftoj, përziej, sajoj, transformoj.
ALTER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR spec. 1. kal. Ndryshoj diçka për nga pamja, përmbajtja, forma, fuqia; zëvendësoj, prish. Alteroj veten. Alteroj ngjyrën e mureve. Alteroj dendësinë e lëngut. Alteroj mendimin (botëkuptimin, pikëpamjen).
2. tek., kal. Përziej sipërfaqen e një metali me një metal tjetër, duke i ndryshuar qëndrueshmërinë, pamjen etj. Alteroj një tabaka llamarine me alumin (me argjend, me ar). Alteroj kornizat e dritareve. Alteroj kompletin e lugëve (të pirunëve, të thikave).
3. gjeol., kal., edhe jokal. v. III Ndryshon përbërjen apo strukturën si pasojë e një procesi kimik, fizik ose biologjik. Koha i alteron shkëmbinjtë. Minerali më vonë ka alteruar në limonit.
4. jokal., vet. v. III Zbardh dita, çel drita, nis agimi, fillon mëngjesi. Alteroi dita.
✱Sin.: ndryshoj, shndërroj, ndërroj, shformoj, shpërbëj, shfytyroj, prish, keqësoj, përkeqësoj, modifikoj, zëvendësoj, këmbej, transformoj.
KONVERT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E kthej apo e përshtat në diçka tjetër (për ambientet, për mobiliet, për makinat etj.). E konvertoi magazinën në apartament banimi.
2. E bëj dikë që të ndryshojë bindjet fetare, politike etj. dhe të pranojë një besim fetar tjetër, një bindje politike tjetër etj. E konvertoi fenë para disa vitesh.
3. ek. Kthej a ndërroj paratë ose letrat me vlerë në një valutë tjetër, që ka të njëjtën vlerë. Konvertoj lekët në euro.
4. kim., biol., fiz. I ndryshoj përbërjen kimike ekzistuese në një përbërje tjetër ose i shndërroj gjendjen fizike në një gjendje tjetër. Konvertoj substancat kimike.
✱ Sin.: ndërroj, ndryshoj, kthej, shndërroj, përshtat, këmbej, transformoj.
MODIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ndryshoj trajtën e diçkaje pa ia ndërruar thelbin, natyrën ose ndërtimin themelor, i bëj ndryshime të pjesshme për ta përmirësuar ose për ta bërë të përshtatshëm për një qëllim tjetër, e përshtat. E modifikuan një ndërtesë. Modifikuan makinën (motorin, tornon). Modifikoi një vegël.
2. E ndryshoj plotësisht, e shndërroj, e transformoj. Modifikoj një ide (propozim, studim). Modifikuan gjenet.
✱Sin.: ndryshoj, përshtat, shndërroj, transformoj.
NDËRR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Lë diçka dhe marr një tjetër, heq një gjë dhe vë një tjetër në vend të saj, zëvendësoj, këmbej. Ndërroj rrobat. Ndërroj një vegël. Ndërroj bravat. Ndërroj shpejtësinë (e automjetit). Ndërroj kalin. Ndërroj shtëpinë. Ndërroj rojat. Ndërroi shtetësinë. drejt. Ndërron lëkurën (qimen). Ndërroi paratë. I ndërroi vendin. I ndërroi ujin. Ndërroj plagën pastroj, mjekoj dhe lidh përsëri një plagë.
2. fig., kal. Sjell në një gjendje të ndryshme nga ajo që ishte më parë; veproj ndryshe; nis diçka tjetër, ndryshoj. Ndërroi taktikën. Ndërroi qëndrim. E ndërroi mendjen (mendimin). Ndërroj mendim për dikë. Ndërroj fenë. Ndërruan rrugë. Ndërron natyrën. Ndërroj drejtimin (destinacionin). Ndërroi bisedën. Ndërroj rregullat e lojës. Ndërroj rolet. Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. (fj. u.).
3. kal. Këmbej një gjë me një tjetër, shkëmbej. E ndërroi thekrën me grurë. E bënë rrugën pa ndërruar asnjë fjalë të vetme. Ndërruan unazat shkëmbyen unazat për fejesë.
4. bujq., kal. Artis. Ndërroj domatet (specat).
5. jokal. Kam ndryshim me dikë a me diçka, kam cilësi të tjera nga dikush a nga diçka, ndryshoj, dalloj. Nuk ndërron nga të tjerët. Ndërron nga e motra edhe pse binjake.
6. jokal. Ndryshoj, pësoj ndonjë ndryshim. Nuk ka ndërruar fare. Pas emigrimit ndërroi si njeri.
✱Sin.: rivesh, zëvendësoj, këmbej, shmang, ndryshoj, shkëmbej, shndërroj, kthej, transformoj, dalloj, artis.
♦ Ndërron (ndryshon) *banesë (dikush) euf. I ndërroi (i iku, iu prish) *çehrja (dikujt). Ndërroi *dorë (diçka). Ndërroi *faqe. Ia ndërroj *faqen (diçkaje). Ndërroi *flamur (dikush). E ndërron (e kthen) *fletën (dikush) keq. E ndërron *gjellën (dikush) euf. thjeshtligj. E ndërroi *gjilpërën (dikush) keq. Ndërroj *jetë lart. Ndërrojnë *këmborët (me njëri-tjetrin). iron. Ndërroi *lëkurën (dikush a diçka) keq. Më ndërroi (m’u kthye) *mendja. Ia ndërroj (ia kthej) *mendjen (dikujt). Ndërron *ngjyrë (dikush). E ndërron (e kthen) *pllakën (dikush) keq. Ka ndërruar *qimen (dikush) keq. Ndërroi (ktheu) *rrugë (udhë) (dikush). I ndërron *telat (dikush) keq. Ndërroi *të zotin (diçka) shaka.
SHFORM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I ndryshoj formën e rregullt diçkaje, e prish. Nxehtësia e shformoi gotën plastike. Uji e shformoi kapelen.
2. Ia prish bukurinë a pamjen e jashtme, e shëmtoj; shfytyroj, transformoj. Sëmundja e shformoi aq shumë, sa nuk njihej. Plagët e kishin shformuar. Ai ndërtim e kishte shformuar pamjen qytetit.
3. fig. Shtrembëroj me qëllim një fakt, deformoj. I shformoi fjalët që i kishin thënë. U përpoq ta manipulojë dhe ta shformojë historinë. E shformoi të vërtetën.
4. fiz. Ndryshoj formën e një trupi si pasojë e ushtrimit të forcës mbi të. E shformoi topin duke e goditur fort.
✱Sin.: shtrembëroj, prish, deformoj, shëmtoj, shfytyroj, shpërfytyroj, shkalavesh.
TRANSFORM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shndërroj. Transformoj një vend.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë