Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALTERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur alteroj ose kur alterohet diçka.
2. spec. Ndryshimi që ndodh te dikush e te diçka, kalim nga një gjendje në tjetrën; ndryshim; tjetërsim. Alterim i verës (qumështit etj.). Alterim i kohës (i klimës). Alterim i kufijve. Alterimi në mjekësi. Alterim i qelizave. Shkalla e alterimit. Analiza e alterimit. Alterim i tingujve. Alterim i zërit. Alterim i tumorit. Idetë e tij kanë pësuar alterim.
✱Sin.: ndryshim, shndërrim, ndërrim, shformim, shpërbërje, shfytyrim, modifikim, prishje, keqësim, përkeqësim, këmbim, zëvendësim, transformim.
ALTERNÁNC/Ë,~A f., gjuh. Ndryshim i rregullt i një tingulli në një fjalë ose ndërmjet fjalëve që janë të lidhura mes tyre, këmbim. Alternancë e theksit. Alternancë e zanoreve (bashkëtingëlloreve). Alternancë fonetike. Alternancë fonemash. Alternancë morfemash. Alternancë tematike.
✱Sin.: këmbim, zëvendësim, ndërrim, shkëmbim, alternim, transformim.
KONVERTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ndryshim i formës fillestare dhe përshtatje e saj në diçka tjetër (për ambientet, për mobiliet, për makinat etj.). Konvertimi i ballkonit në dhomë gjumi.
2. Ndryshim i bindjeve fetare, politike, filozofike etj. dhe përshtatje me bindje, besim a filozofi tjetër. Konvertimi në fenë e të parëve.
3. Rast i ndryshimit të fesë, të bindjeve politike etj. U regjistruan shumë konvertime të laikëve në fenë e të parëve të tyre.
4. ek. Këmbimi në një valutë tjetër që ka të njëjtën vlerë. Konvertimi i letrave me vlerë. Konvertimi i lekut në dollarë.
5. kim., biol., fiz. Kthim i përbërjes kimike ekzistuese në një përbërje tjetër ose shndërrim i gjendjes fizike në një gjendje tjetër. Konvertimi i sheqerit në alkool. Konvertimi i energjisë elektromagnetike.
✱ Sin.: ndërrim, ndryshim, kthim, shndërrim, përshtatje, këmbim, transformim.
METONOMAZÍ,~A f., gjuh. Transformim i emrit vetjak a i mbiemrit të dikujt duke e përkthyer në një gjuhë tjetër.
MODIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Ndryshim i pjesshëm ose i plotë i diçkaje. Modifikim i vogël (i pjesshëm). Modifikimi i pompave (i motorit). Modifikim gjenetik alternime dhe rikombinime të materialit gjenetik në kushte laboratorike, që çon në krijimin e një organizmi transgjenik.
✱Sin.: përshtatje, ndryshim, shndërrim, transformim.
NDRYSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur ndryshoj ose kur ndryshohem. Ndryshime sasiore (cilësore). Ndryshime rrënjësore. Ndryshime të shpeshta. Ndryshimi i emrit. Ndryshimi i kushteve atmosferike. Ndryshimi i klimës. Ndryshimi i botëkuptimit. Ka pësuar (ka bërë) ndryshime.
2. Dallim midis dy frymorëve, midis dy sendeve a midis dy dukurive; ana, pika në të cilën nuk ngjasin midis tyre; të qenët i ndryshëm; kund. ngjashmëri. Ndryshim i madh (i lehtë, i dukshëm). Ndryshimet kryesore. Ndryshimet në mendime. Ndryshimet midis niveleve të popullsisë. Nuk kanë ndonjë ndryshim midis tyre. I thellon (i thekson) ndryshimet. I morën parasysh ndryshimet. Kanë ndryshim si nata me ditën. Ç’ndryshim ka?
3. Përmirësim a rregullim që i bëhet diçkaje duke ia ndryshuar gjendjen e mëparshme. Ndryshime drejtshkrimore. Ndryshime të rëndësishme (të dukshme). I bënë disa ndryshime shtëpisë dhe e shitën. Ndryshimet bien në sy menjëherë.
4. mat. Madhësia që del duke zbritur një shifër nga një tjetër. Ndryshimi midis dy madhësive. Me një ndryshim të vogël.
✱Sin.: shndërrim, ndërrim, rregullim, ribërje, përmirësim, tjetërsim, shkëmbim, transformim, dallim, zëvendësim, ndryshesë, diferencë.
NDËRRÉS/Ë,~AII f. Ndërrim, ndryshim, transformim. Ndërresë impresionuese.
REFORMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi i riorganizimit a i shndërrimit të thellë të një fushe të veprimtarisë shoqërore ose një institucioni; shndërrim, transformim; risim. Reformim rrënjësor. Reformimi i sistemit monetar (arsimor). Reformimi i shkollës.
✱Sin.: shndërrim, transformim, risim, përmirësim.
SHNDËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur e ndryshoj rrënjësisht diçka. Shndërrimi i bujqësisë. Shndërrimi i natyrës (i jetës). Shndërrimi i grevave ekonomike në greva politike. Shndërrimi i majmunit në njeri. Ligji i shndërrimit dhe i ruajtjes së energjisë.
2. Ndryshim i madh rrënjësor i diçkaje, e cila fiton një përmbajtje a një natyrë të re ose tipare të tjera. Shndërrime rrënjësore.
♦Shndërrim algjebrik mat. Veprimi me anën e të cilit një shprehjeje algjebrike ose një ekuacioni i jepet një formë tjetër. Shndërrim gjeometrik gjeom. veprimi me anën e të cilit një figure gjeometrike kthehet në një figure tjetër.
✱Sin.: ndryshim; ndërrim, kthim, transformim.
TRANSMUTACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Shndërrim i menjëhershëm i diçkaje a i dikujt në një trajtë tjetër; ndryshim i papritur, transformim. Transmutacion radioaktiv. Transmutacion bërthamor. Transmutacioni i metaleve (në alkimi).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë