Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAR,~II m. sh. ~ËRA, ~ËRAT 1. bot. Bimë zakonisht njëvjeçare me kërcell të hollë e të njomë që nuk drunjëzohet, me gjethe të holla e të gjata në ngjyrë të gjelbër, e cila mbin e dendur në livadhe e në vende të tjera dhe shërben kryesisht si ushqim për kafshët; përmb. tërësia e bimëve të këtij lloji, që rriten vetë në livadhe, në ara etj.; mbulesa e gjelbër me këto bimë; lëndinë. Bar i gjelbër. Bar i njomë (i ri, i thatë). Bar i egër bimë barishtore që mbin e rritet vetë. Bar i dendur. Bar helmues (i kripur). Bar mali (kënete). Bar vjeshte. Fije bari. Mullar bari. Kosë bari. Ngjyrë bari. Një dorë (një gojë) bar. Del (mbin) bari. E mbuloi bari. Ka zënë bar. I shtie (i hedh) bar. Korr (kosit) bar. Mbledh (lidh) barin. Shkul barërat. Ha bar. Shkel (shtrihem) mbi bar. Aroma e barit. Martomë, o baba, martomë, / Sa të dalë bari i njomë. (folk.). Fije-fije bari, po bëhet mullari. (fj. u.). Dheu zhuritet, po bari mbin përsëri. (fj. u.). Bari me kosë e lisi me sëpatë. (fj. u.). Kush e rriti luadhin, kush e hëngri barin. (fj. u.). Bari i thatë djeg edhe të njomin. (fj. u.). Nën hije as bari nuk ngre krye. (fj. u.).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje të kësaj bime. Bar argjendi (lat. Equisetum arvense) KëputjeII. Bar ariu (lat. Erica carnea) Krahnjerr. Bar balsami (lat. Hypericum perforatum) BalçI. Bar i bardhë (lat. Hyssopus officinalis) bimë aromatike, kryesisht barishtore, rreth gjysmë metër e lartë, me kërcell të drejtë dhe me lule ngjyrë blu përgjatë kërcellit, që gjendet në Mesdheun Lindor dhe në Azinë Qendrore e që ka veti qetësuese për kollën. Bar bërdenice (lat. Pimpinela saxifraga) bimë barishtore shumëvjeçare që përdoret në mjekësinë popullore për sëmundjet në veshka dhe në fshikëzën e urinës. Bar bibe (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore deri një metër e gjysmë e lartë, me lule të bardha si push, me gjethe të gjata e të holla, që dalin tufë afër rrënjës dhe që përdoren për mjekimin e verdhëzës së bibave. Bar bishtmiu 1. (lat. Alopecurus myosuroides) bar i ligatinave me gjethe halore. 2. (lat. Micromeria juliana) shkurre e ulët erëmirë e viseve mesdhetare. Bar blete (lat. Melisa officinalis) bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe vezake, me push e me erë të mirë si të limonit, me lule ngjyrë trëndafili ose të bardha, që përdoret për të mbledhur bletën kur roit; milcë, lule limoni. Bar bostani (lat. Sanguisorba minor) bimë barishtore shumëvjeçare, rreth pesëdhjetë centimetra e lartë, me gjethe që bien erë si trangull i njomë, që del në toka gëlqerore dhe që përdoret në mjekësinë popullore kundër barkut të keq. Bar brenge bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të degëzuar, me lule të imëta ngjyrë trëndafili, me gjethe si të shelgut e me push në të dyja anët, që zihet e përdoret për mjekime popullore. Bar breshke (lat. Dorycnium germanicum) një lloj bari si qumështorja, që lëshon kalli si gruri dhe që e ha shumë breshka. Bar bubash (lat. Cuscuta europaea) bimë parazitare të gjinisë së kuskutave, pa rrënjë e pa klorofil, me gjethe luspake dhe me lule të bardha përgjatë kërcejve të gjatë e të hollë, të cilët kanë ventuza që thithin ushqim prej bimës që i ngjiten. Bar buçi bar gjarpri. Bar bushi (lat. Thlaspi arvense) bimë barishtore njëvjeçare, rreth pesëmbëdhjetë centimetra e lartë, me lule të bardha e me kërcell të hollë e të degëzuar. Bar capoji (lat. Anagallis arvensis) bimë e vogël me lule bojë alle, që mbyllet kur vrenjtet moti. Bari i çikës bimë barishtore me gjethe si të borzilokut e me push, me lule të bardha, që përdoret në mjekësinë popullore kundër lulëzës së syrit. Bar dale (lat. Paris quadrifolia) Shtarcë. Bari i dalës (lat. Lycopodium clavatum) bar plasjeje. Bar i daljes së gjësë (dalëgjaje) (lat. Umbilicus pendulinus) bimë barishtore shumëvjeçare e ngrënshme, me kërcell dhe me gjethe të tulta në trajtë kërthize. Bar dejsh (lat. Anthriscus trichosperma) bimë barishtore rreth tridhjetë centimetra e lartë e me gjethe të rralla përgjatë kërcellit. Bar delli (lat. Plantago major) bimë barishtore e egër me gjethe të trasha, me shumë deje e të shtrira përtokë, që rritet anës vijave të ujit e pranë moçaleve dhe përdoret në mjekësinë popullore; gjethe delli, dejëz. Bar derri (lat. Setaria glauca) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të trashë e të gjatë dhe me lule si të fshesës. Bar djathi (lat. Cynara scolymus) bimë që përdoret për të zënë qumështin djathë. Bar dore bar delli. Bar i draprit 1. (lat. Trifolium pratense) tërfil i kuq. 2. (lat. Trigonella corniculata) bot. bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell deri gjysmë metri, me lule të bardha ose të verdha, me fara aromatike, që përdoren në mjekësi dhe për gatim; e përhapur në Europën Jugore dhe Azinë Lindore; trëndelinë. Bar dreni (lat. Asplenium) fier guri (shkëmbi). Bar dreqi (bar i dreqit) (lat. Cuscuta) helmëz, kuskutë, bardreq. Bar dreri (lat. Ephedra) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell kacavarës dhe me gjethe luspake, e përhapur në vise të ngrohta e me reshje të rralla, që përdoret për prodhimin e efedrinës. Bari i drithit bimë barishtore me gjethe të holla, të gjata e të dhëmbëzuara, me lule të bardha të grumbulluara në majë, që shtrohet në hambarët me drithë për të larguar kandrrat e dëmshme. Bar dhelpre (lat. Aconitum napellus) bimë helmuese shumëvjeçare, me rrënjë zhardhoku, me gjethe të gjera si pëllëmbë e me lule të kaltra ose të bardha. Bar dhëmballe (lat. Teucrum flavum) Arrës. Bar ere (lat. Tanacetum vulgare) bimë aromatike shumëvjeçare me lule si kopsa të verdha dhe me gjethe heshtake të hidhura, që përdoret si erëz dhe në mjekësi. Bar ethesh (lat. Chrysanthemum parthenium, Erythrea centaurium) Trikë. Bar fare bimë barishtore njëvjeçare me gjethe të gjata e të holla, me kalli si egjra e me fara që përdoren në mjekësinë popullore. Bar flokësh (lat. Poa pratensis) bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve dhe e kullotave, që kultivohet në toka të shëndosha e të kulluara mirë, e njohur zakonisht me termin “bari blu”, që, i pakositur, rritet deri në shtatëdhjetë centimetra. Bar gardalinash (lat. Senecio vulgaris) bimë e egër barishtore njëvjeçare me përhapje të gjerë, me lule të verdha, me gjethe të dhëmbëzuara dhe me kërcell gjembak, që arrin deri në dyzet centimetra lartësi. Bar goje (lat. Teucrium polium) gjysmëshkurre e viseve mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme, me lule të vogla, të bardha ose ngjyrë trëndafili dhe me gjethe të holla, që përdoret si erëz për gatim dhe në mjekësinë popullore kundër dhembjeve të stomakut. Bar gomari (lat. Carduus nutans) Gjembaç. Bar griskle (lat. Lathraea squamaria) bimë barishtore shumëvjeçare që rritet në pyje e në shkorrete, që i ka gjethet të vogla e lulet në trajtë kupe, ngjyrëmanushaqe e të vendosura rresht anës kërcellit dhe që e bën frutën si boçe. Bar gryke bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të drejtë e të mbuluar me push dhe me gjethe të çara anash. Bar guri (lat. Ephedra) bimë barishtore njëvjeçare me lule ngjyrë vjollce, që rritet zakonisht nëpër shkëmbinj dhe bën farë prej tri kokrrash të imëta e të kuqe. Bar guse bar bibe, bar pate. Bar gjaku 1. (lat. Hyperium perforatum) bimë barishtore me kërcell të gjatë mbi një pëllëmbë, i cili kur këputet, nxjerr një lëng në ngjyrë të kuqe. 2. Bishtmi1. Bar gjalpi lloj bari që ka erë si të bulmetit. Bar gjani (lat. Equisetum arvensis) KëputjeII. Bar gjarpri (lat. Ceterah officinarum) bimë barishtore shumëvjeçare pa lule, me zhardhok, me gjethet dhe kallirin si të këlkazës, që përdoret në mjekësinë popullore kundër helmimit të bagëtive nga gjarpri. Bar gjedheni (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar gjelidani bimë barishtore njëvjeçare me kërcell e me fletë të gjera, që përdoret kundër difterisë. Bar gjergji (lat. Lysimachia nummularia) bimë barishtore zbukurimi me kërcej të shtrirë përdhe, të cilët zënë rrënjë, me gjethe të vogla dhe me lule të verdha. Bar i gjësë (lat. Scrophularia ramosissima) bar i dalës, bar plasjeje. Bar gjini (lat. Arnoseris minima) bimë barishtore me lule të vogla e me ngjyrë të verdhë të vendosura në majë të një kërcelli pushatak, deri një metër i lartë, që del herët në pranverë nëpër shkëmbinj. Bar gjumi (lat. Papaver somniferum) bimë barishtore njëvjeçare me lule të bardha, të kuqe, bojë trëndafili ose ngjyrëvjollcë, me boçe që lëshojnë një lëng si qumështi, prej të cilit nxirret opium. Bar hajduku (lat. Achillea millefolium) bimë e familjes së luleshqerrave, me gjethe pendore dhe me lule të bardha, të verdha ose ngjyrëvjollcë në majë të kërcellit. Bar hallve (lat. Cynoglossum creticum) bimë barishtore dyvjeçare me gjethe të vogla përgjatë kërcellit, me lule të kaltra ose mavi, që mbin me shumicë në toka kullosore dhe është e dëmshme për bagëtinë. Bar i të hasurit (lat. Micromeria juliana) bimë barishtore me gjethe të vogla e të shpeshta, me lule të bardha, që rritet për tokë në vende me lagështirë dhe që, sipas besëtytnive, përdorej për mjekimin e “të hasurit” a “të shuplakurit”. Bar helmi (lat. Micromeria juliana) bimë barishtore me kërcell të gjatë e të degëzuar që nxjerr lule të verdha dhe që është helmuese për bagëtinë. Bar hënëze (lat. Satimpod lunaria) bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjë të gjatë boshtore, me gjethe të renditura në një bisht njëra kundrejt tjetrës, me lule si të grashinës, që mbillet në toka të varfra si ushqim për bagëtinë. Bar i hidhët (lat. Ruscus aculeatus) Rrushkull. Bar hikrraqi Syka. Bar hirre 1. (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të koprës së egër, me lule të bardha, që rritet nëpër lëndina dhe që i hidhet gjizës për t'i dhënë një erë të mirë ose që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e hirrëzës së kafshëve. 2. bar përdhesi. Bar hirrëze bar hirre. Bar hudhre (lat. Alliaria officinalis) bimë barishtore dyvjeçare, e përhapur në Europë e në Azi, me gjethe gjithë rrudha e me erë si të hudhrës kur shtypet, që lulëzon në vitin e dytë; borëza. Bar i imët (lat. Agrostis capillaris; Agrostis petiolate; Adenostyles alliariae; Erysimum alliaria; Sisymbrium alliaria) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të shkurtër e me nyja, me gjethe të holla, që nxjerr lule të imëta, të bardheme e të mbledhura tufë dhe bën fara të zeza e shumë të vogla. Bar italiani (lat. Lalium italicum) bimë barishtore njëvjeçare a dyvjeçare e viseve të ngrohta të Europës, me kallinj pa hala, që mbillet për silazh. Bar jeli 1. (lat. Mirabilis jalapa) bimë zbukurimi me lule të veçanta në ngjyra të ndryshme e me gjethe të mëdha përgjatë kërcejve, që zakonisht janë të shtrira përdhe. 2. (lat. Silene latifolia vulgaris) bimë barishtore njëvjeçare dhe rrallë dyvjeçare, që rritet deri në tetëdhjetë centimetra e lartë, me push, me gjethe shpatuke dhe me shumë lule në majë të kërcellit. Bar i jetës bimë barishtore njëvjeçare që rritet në fusha e nëpër hamullore dhe që bën fara të helmëta, lëngu i të cilave, po të pihet, sjell të vjella e gjumë. Bar jodi (lat. Chelidonium majus) Tamblagjak. Bar kallkë (lat. Hordeum bulbosum) bimë barishtore shumëvjeçare e përhapur në vise me klimë të butë, me kërcell deri një metër të lartë, me kalli halëgjatë e me gjethe dhjetë-njëzet centimetra të gjata, me rrënjë e me kokrra të ngrënshme. Bar kanarinash (lat. Phalaris canariensis) bar i viseve mesdhetare, farat e të cilit përdoren si ushqim për zogj që rriten në kafaz. Bar i keq (i lig) kryes. sh. bimë barishtore që mbijnë vetvetiu nëpër ara, nëpër kopshte etj. dhe që dëmtojnë a pengojnë rritjen e bimëve të dobishme. Bar i kimëzave gjethe delli. Bar me kokë tërfil. Bar kolaneci bar përdhesi. Bar koqedashi (lat. Coluchicu autamnale) bar tëmthi. Bar koshtenice (lat. Typha latifolia) bimë shumëvjeçare e moçaleve dhe e ligatinave në vise me klimë të butë të gjysmësferës veriore, me kërcell deri një metër e gjysmë të lartë, me kalli të madh bojëkafe dhe me një zgjatim si bisht në majë; shurdhaci. Bar krendësh (lat. Viscum album) Veshtull. Bar krimbi (lat. Teucrium polium) bimë barishtore me gjethe të vogla të prera në mes, me lule të bardha e ngjyrëmanushaqe në majë, që bën një farë të murrme të imët e të rrumbullakët. Bar kryezi bar i së paemrës. Bar i kuajve (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar kukunjëze bimë barishtore njëvjeçare me gjethe të imëta si të gjembaçit e me lule të verdha si të trëndelinës, që përdoret në mjekësinë popullore për të shëruar kukunjëzat. Bar kulurxhi (lat. Astragalus glycyphyllos) bimë bishtajore shumëvjeçare me kërcell deri në gjashtëdhjetë centimetra të lartë, që lidh bishtaja si batha e që grumbullon azot në rrënjë. Bar kulloshtre (lat. Glycyrrhiza glabra) bimë bishtajore shumëvjeçare deri një metër e lartë, me gjethe pendore dhe lule gjatoshe të purpurta ose të kaltra, që lidh bishtaja të vogla me tre-katër kokrra e me shije të ëmbël. Bar i të kuqit të madh (lat. Physalis alkekengi) bimë barishtore shumëvjeçare, e lartë deri gjashtëdhjetë centimetra, me gjethe të mëdha e me lule të kuqe të ndezur, që zbardhet e bëhet si rrjetë rreth një frute të kuqe dhe ngjan si fener. Bar lebre (lat. Senecio vulgaris) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si gjuhë ngjale e me push në të dyja anët, me lule ngjyrë trëndafili të çelur, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e lebrës së gjinjve. Bar lepuri (lat. Trifolium arvense) bimë barishtore njëvjeçare, e butë si mëndafshi, me farën si xhufkë të gjatë e të zbardhur, që rritet deri një pëllëmbë e përdoret si ushqim për kafshët. Bar lëngose bar përdhesi. Bar lëngjyre bimë barishtore me gjethe të gjata, me lule ngjyrëmanushaqe e me erë të rëndë, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e lëngjyrës. Bar lëshec (lat. Holcus lanatus) bimë barishtore shumëvjeçare pushatake si kadife, me kërcell të rrumbullakët, që lidh kalli të gjatë në majë e që përhapet me farë ose duke lëshuar rrënjë në nyjat e kërcellit të shtrirë përdhe. Bar limoni (lat. Acorus calamus) bimë shumëvjeçare e moçaleve me gjethe shpatuke të gjata e të merme, rizomat e së cilës përdoren në mjekësinë tradicionale dhe në prodhimin e parfumeve. Bar lithi (lat. Chrysanthemum parthenium; Erythrea centaurium) Trikë. Bar lope bar bushi. Bar i lotzonjës (lat. Convallaria maialis) Drekëz. Bar lunge (lat. Viola sylvestris) bimë barishtore me lule të kaltra ose si të manushaqes, që rritet në pyll dhe që në mjekësinë popullore përdoret për shërimin e lungave. Bar maceje (lat. Valeriana officinalis) bimë barishtore shumëvjeçare deri një metër e gjysmë e lartë, me gjethe të ngushta përgjatë kërcellit, me tufë lulesh të merme ngjyrë trëndafili në majë, që përdoret si qetësues. Bar macesh (lat. Nepeta cataria) bimë barishtore e shumëvjeçare me kërcell deri një metër të lartë, që ka gjethe, lule dhe erë të ngjashme me mendërzën. Bar i madh (lat. Helleborus) Shpendër. Bar majasëlli (lat. Teucrium polium) bimë barishtore me kërcell të përkulur, me gjethe ngjyrë argjendi zakonisht me push në të dyja anët, me kurorë lulesh të bardha ose të purpurta, që rritet në toka të thata. Bar mastiku (lat. Dictamnus) bimë barishtore shumëvjeçare e viseve të ngrohta të Europës, të Afrikës Veriore dhe të Azisë, rreth gjysmë metri e lartë, me lule të bardha ose ngjyrëvjollcë në formë piramide dhe me gjethe si të frashrit. Bar madërgoni (lat. Hyoscyamus) bimë e familjes së Solanaceve, që përdoret kundër astmës, dhembjes së dhëmbëve etj.; bar i trashë, kruspulluk. Bar i mazës (lat. Plantago) gjethe delli. Bar mëndafshi (lat. Asclepia vincetoxicum) bimë barishtore shumëvjeçare, e helmët, me kërcell të hollë kacavarës, me gjethe në trajtë zemre, me lule në tufë e ngjyrë jargavani të hapur, që bën fara të mbështjella në një fletë me push të gjatë. Bar me një mijë fletë (lat. Achillea millefolium) bimë e familjes së luleshqerrave me gjethe pendore dhe me lule të bardha, të verdha ose ngjyrëvjollcë në majë të kërcellit. Bar i minurit (lat. Chenopodium botrys; Dysphania botrys) bimë barishtore me kërcell të degëzuar me gjethe gjatore e të dhëmbëzuara, me lule si të blerta, që mban erë të keqe kur thërrmohet. Bar miu (lat. Asparagus officinalis) Shpargull. Bar mjalti (lat. Melissa officinalis) lule blete. Bar molldrage (lat. Portulaca oleracea) Bordullak. Bar morri (lat. Delphinium staphisagria) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të rrapit, me lule të gjelbra në të kaltër, që bën fara me dy bërthama si fasule dhe që përdoret kundër morrave. Bar muresh (lat. Umbilicus pendulinus; Umbilicus rupestris) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell dhe me gjethe të vogla si kopsa me gropë në mes, që janë të ngrënshme; gjethja pa cipë e së cilës mund të vendoset sipër plagës për të qetësuar dhembjen. Bar mushkërish (lat. Menyeanthes trifoliato) bimë barishtore me rizoma horizontale, me gjethe treshe e me një kërcell që nxjerr disa lule si yll në majë. Bar ndërgishteje (lat. Potentilla reptans) bimë barishtore shumëvjeçare, me zhardhok, me kërcell që shtrihet përtokë, me gjethe të dhëmbëzuara, me lule të verdha, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e ndërgishtes. Bar nepërke (lat. Echium vulgare) bimë barishtore me gjethe si të grurit e me pika të zeza. Bar nëngjuhe (lat. Ophioglossum vulgatum) bimë barishtore me rizoma dhjetë deri njëzet centimetra e lartë, me gjethe palme dyshe që mbështjell kallirin e lules e që përdoret për mjekime popullore si llapë për të lyer plagën. Bar ngalose Gurgulleshë. Bar ngjitës (lat. Ephedra distachya) Gjunjëz. Bar nozëll (lat. Achillea millefolium) bimë barishtore shumëvjeçare e merme, e lartë deri në një metër, me gjethe pendore të holla dyshe dhe treshe përgjatë gjithë kërcellit, me lule të vogla të bardha ose ngjyrë trëndafili, që dalin në grupe treshe deri në tetëshe; bar kolaneci; bar pezmi. Bar oborri (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore deri një metër e gjysmë e lartë, me lule të bardha si push, me gjethe të gjata e të holla si tufë afër rrënjës, që përdoret për mjekimin e verdhëzës së bibave; bar pate. Bar i së paemrës 1. (lat. Lycopodium clavatum) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të gjatë e të degëzuar, me gjethe pak më të vogla se të hithrës, me lule të bardha si të borzilokut, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e shpërgëtisë. 2. (lat. Centaurea calcitrapa) bimë barishtore dyvjeçare e gjembaçëve, deri në një metër e lartë, me gjethe të çara thellë dhe me lule si yll, që përdoret edhe për gatim. 3. (lat. Anagallis arvensis) bimë e vogël barishtore njëvjeçare, me kërcej të shtrirë përdhe, me lule bojë speci ose blu, që mbyllen kur vrenjtet moti ose kur bie shi. Bar paresh KëputjeII. Bar pasrregulli bimë barishtore me lule të kuqe e të rrumbullakëta si të zambakut, me gjethe si këmbë pate, që përdoret në mjekësinë popullore për të sjellë në vete një njeri të cilit i ka rënë të fikët. Bar pate (patash) (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell që shtrihet përtokë, me gjethe të vogla në nyjat e kërcellit, me lule të gjelbra e anash trëndafili, që bën fara të vogla, të cilat i hanë shpendët dhe përdoret për mjekimin e verdhëzës së bibave; bar guse, bar oborri. Bar peshku (lat. Verbascum thapsus; Verbascum longifolium) bimë barishtore dyvjeçare me gjethe të mëdha, të gjata e të mbuluara me push, me kërcell të drejtë, që në majë ka një kalli me lule të verdha. Bar pezmi (lat. Achillea millefolium; Achillea ochroleuca; Achillea atrata; Achillea lanulosa) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të drejtë, me gjethe të buta e të çara si të fierit, me lule tufë në majë, që përdoret në mjekësinë popullore për plagët me qelb. Bar pezul (lat. Saxifraga) bimë e vogël një- e shumëvjeçare, me gjethe të rrumbullakëta që dalin drejt e nga rrënja, me kërcell të padegëzuar ku dalin lulet, që ka veti mjekuese për gurët në veshka. Bar përdhesi (lat. Achillea millefolium) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell në ngjyrë të errët, me rrënjë të dendura e të hidhura, me lule të verdha, që përdoret në mjekësinë popullore kundër përdhesit të bagëtive. Bar plagësh (lat. Dracunculus vulgaris) bimë barishtore me kalli të madh të luleve mashkullore dhe femërore, që bie erë mish i qelbur dhe që përdoret në mjekësinë popullore kundër helmimit të bagëtive nga gjarpri; lule gjarpri. Bar plakash (lat. Colchicum autunnale) lule vjeshte. Bar plasjeje (lat. Scrophularia ramosissima) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të degëzuar në majë si fshesë, me gjethe vezake, me lule të bardha e në tufë, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e plasjes; bar i dalës. Bar plehu bimë barishtore me gjethe si të hithrës me lule ngjyrë trëndafili, me fara si të lirit në ngjyrë të kuqërreme, që rritet në plehërishta dhe lulëzon nga mesi i verës. Bar pleshtash (lat. Tanacetun cinerarifolium, Chrysantemum cinerarifolium) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell deri një metër, me gjethe si të hithrës, me lule si të shpatores, që rritet nëpër shkëmbinj dhe farat e së cilës përdoren në mjekësinë popullore për shfarosjen e pleshtave. Bar të preri 1. (lat. Hypericum perforatum) Balç1. 2. (lat. Artemisia vulgaris) bimë barishtore shumëvjeçare deri dy metra e lartë, me rrënjë drunore dhe me kërcell në ngjyrë të kuqe të errët, që lëshon lule të vogla të verdha ose të kuqërreme. Bar prisi (lat. Silene altifolia vulgaris) bimë barishtore me lule si boçe ngjyrë trëndafili ose të bardha, kërcejtë dhe gjethet e njoma të së cilës përdoren për sallatë. Bar pulash (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore me kërcell të shtrirë përtokë, me lule të bardha si push, gjethet e njoma të së cilës përdoren si ushqim ose në mjekimet popullore. Bar pushi (lat. Poa bulbosa) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të hollë, me gjethe të imëta, me lule të mbledhura si fshesë, që del në tufa të dendura dhe që e hanë kafshët. Bar i qelbur (qelbës) (lat. Putoria calabrica) bimë barishtore me gjethe të holla si të pishës, me lule të kuqe, që mban erë të qelbur dhe rritet për rrënjët që përmbajnë pigment të kuq. Bar qeni 1. (lat. Plumbago europaea) bimë barishtore njëvjeçare me gjethe si të mendrës e me push, me lule të bardha dhe me fara si të çajit, që rritet e lartë mbi një pëllëmbë. 2. (lat. Marrubium peregrinum) bimë barishtore shumëvjeçare e familjes së mendrës deri gjashtëdhjetë centimetra e lartë, me push dhe me erë të mirë, që përdoret kundër kafshimit nga qeni i tërbuar. Bar qerosi (lat. Solanum nigrum) bimë barishtore me kërcell të trashë, me gjethe të rralla e të dhëmbëzuara si të manit, që bën fara të vogla të mbështjella në një lëvozhgë me gjemba si të gështenjës dhe që përdoret në mjekësinë popullore. Bar qimesh (lat. Convolvulus) bar pa rrënjë. Bar qumështi (lat. Taraxacum officenale) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell si të qumështores, me gjethe të holla e të gjata, me gjemba të vegjël si të hithrës, që u jepet si ushqim bagëtive për të shtuar qumështin. Bar rakie (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore shumëvjeçare deri në gjashtëdhjetë centimetra e lartë, me lule të kuqe në trajtë piramide në majë të kërcellit e me gjethe si të frashrit; bar i uzos. Bar rikash (lat. Argentina anserina) bimë barishtore shumëvjeçare e familjes së trëndafilorëve, me degë deri tetëdhjetë centimetra të gjata të shtrira përdhe, me gjethe pendore të mbuluara me push të bardhë si mëndafsh, që rritet në ranishte e zaje. Bar rresh (lat. Cuscuta europaea) bimë barishtore njëvjeçare me lastarë shumë të hollë, të gjatë, të butë e të verdhemë, me lule ngjyrë limoni, që del nëpër ara të korrura, nuk e hanë kafshët dhe përdoret në mjekësinë popullore kundër rreve. Bar pa rrënjë (lat. Cuscuta epithymum) dredhël e kuqe. Bar sahati (lat. Passiflora) bimë barishtore me burbuqe si të zymbylit, që nxjerrin disa fijëza si akrepi i sahatit. Bar sapuni (lat. Saponaria officinalis) Shkumëz. Bar sarillëku (lat. Thalictrum L.) bimë barishtore shumëvjeçare me lule të verdha në majë të kërcellit të padegëzuar, me gjethe të holla si të koprës; rrënjët e kësaj bime që përdoren në mjekësinë popullore kundër verdhëzës. Bar squfuri (lat. Lycopodium clovatum) bimë barishtore shumëvjeçare gjithmonë e gjelbër, me kërcell të shtrirë për tokë e të rrënjëzuar, me gjethe të holla si push rreth kërcellit, që nxjerr kalli të verdhë. Bar stenicash (lat. Datura stramonium) Tatull1. Bar syri (i syrit) bimë barishtore me gjethe si të borzilokut fletëmadh, me fara në majë si të arrësit, që rritet rreth dy pëllëmbë. Bar shëllire bimë barishtore me gjethe të vogla e me lule të bardha me push, që vihet në kaden e djathit kundër shtrepave. Bar Shëngjergji (lat. Lysimachia nummularia) bimë barishtore zbukurimi me kërcej të shtrirë përdhe të rrënjëzuar, me gjethe të vogla dhe me lule të verdha. Bar Shëngjini (lat. Artemisia vulgaris) bimë barishtore shumëvjeçare deri në dy metra e lartë, me rrënjë drunore dhe me kërcell në ngjyrë të kuqe të errët, me lule të vogla të verdha ose të kuqërreme. Bar shite (lat. Polygonatum multiflorum) bimë barishtore shumëvjeçare me rrënjë të trasha e të bardha gjithë nyja, me kërcell të drejtë deri në gjashtëdhjetë centimetra i lartë, që merr hark në majë, me lule si zile në ngjyra të merme, të bardha ose të verdha në të blertë, që varen nga harku i kërcellit. Bar shkëndije bimë barishtore me gjethe si të hithrës e me një vijë të bardhë, me lule të vogla e të bardha, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e pikës në sy. Bar shkumëz bar sapuni. Bar shpatëz (lat. Potentilla) bimë barishtore me gjethe të përbëra pesëshe, me lule të verdha pesëpetalëshe. Bar shpërgëtie (lat. Anagallis arvensis) bar i së paemrës. Bar shpirre Helmëz. Bar shpretke (lat. Ruta graveolens) Ryzë. Bar shqiponje (lat. Digitalis ambigua) bimë barishtore shumëvjeçare e helmët, me kërcell të drejtë e me push, me gjethe të gjata, me lule të verdha si këmborë. Bar i shtërgjisë (lat. Aegaopodium podagraria) bimë barishtore shumëvjeçare deri një metër e lartë, me kërcell të drejtë pa palcë, me gjethe treshe të dhëmbëzuara dhe lule ombrellore; gjethet e së cilës përdoren për mjekimin e cermës dhe të thata përdoren si erëz. Bar shtrige (lat. Lycopodium) bimë enëzore si myshku. Bar i shtrirë (lat. Equisetum) KëputjeII. Bar shtroje (lat. Corrigiola litoralis) bimë barishtore njëvjeçare me degë deri njëzet e pesë centimetra gjatësi, të shtrira përdhe, që vetëpllenohet brenda lules së mbyllur. Bar shurrëgjakeje (lat. Lythrum) bimë barishtore me kërcell të kuq e të gjatë deri një gjysmë metri, me gjethe si të hides e me lule të bardha, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e shurrëkuqes së bagëtive. Bar i shushkave (lat. Celosia cristata) lafshë gjeli. Bar tambli 1. (lat. Taraxacum officinale) bimë barishtore njëvjeçare me kërcell si qumështorja, me gjethe të holla e të gjata, me gjemba të vegjël si të hithrës, që u jepet si ushqim bagëtive për të shtuar qumështin. 2. (lat. Euphorbia) qumështore. Bar i tamës 1. (lat. Polygonum aviculare) bimë barishtore njëvjeçare e arave dhe e djerrinave me lule të bardha, që ka veti rrudhëse, mpiksëse dhe diuretike. 2. bar guse. Bar telishi 1. (lat. Carex canescens) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të lëmuar e të gjatë mbi një metër, me gjethe shumë të holla si fije bari, me lule si fshesë, që përdoret si ushqim për kafshët dhe për gjelbërim. 2. (lat. Hypericum perforatum) bimë barishtore me gjethe të holla, me lule të vogla të verdha a të merme, që përdoret për mjekim plagësh. Bar teshi 1. (lat. Centaurea alba) bot. Bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell të degëzuar, me gjethe pendore të çara në bazë dhe me lule të purpurta, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e teshit a të shpërgëtisë. 2. (lat. Hypericum perforatum) bimë me kërcell gjer gjashtëdhjetë centimetra të lartë, me lule të verdha dhe me erë si të balsamit, balç. Bar teshtitjeje (lat. Achillea ptarmica) bimë barishtore, me gjethe të dhëmbëzuara imët dhe me tufa lulesh të bardha. Bar tëmthi (lat. Lilium Martagon) bimë barishtore me kërcell deri pesëdhjetë centimetra të lartë, që nxjerr një tufë lulesh në trajtë piramide, me ngjyra të merme, të bardha, të kuqe të ndezur ose ngjyrë trëndafili a të zeza, me gjethe të përkulura heshtake e që shtohet me qepujka. Bar tërfoni (lat. Lysimachia) bimë barishtore zbukurimi me kërcej të shtrirë përdhe që zënë rrënjë, me gjethe të vogla dhe me lule të verdha të vogla. Bar i trashë (lat. Hyoscyamus) madërgonë, kruspulluk. Bar tufak (lat. Centaurium umbellatum) bimë barishtore dyvjeçare deri pesëdhjetë centimetra e lartë, me kërcell të degëzuar, me gjethe të përkundërta, me tufë lulesh pesëpetalëshe ngjyrë trëndafili në majë, që përdoret si bimë mjekësore për gastritin dhe për sëmundje të mëlçisë. Bar turreci (lat. Aloprecurus pratensis) bimë barishtore shumëvjeçare e livadheve me kërcell deri njëqind centimetra të lartë e me kalli cilindrik. Bar të thekmi (lat. Polygonum aviculare) bar pate. Bar thëllëze (lat. Mercurialis) 1. bimë barishtore njëvjeçare ose shkurre shumëvjeçare e helmët, me lule të vogla, të gjelbra, pa petla e të mbledhura në kalli, me gjethe të mëdha, që kanë një lëndë ngjyruese. 2. thërroke, xerxele. Bar thiu trikë. Bar i thyer (lat. Euphorbia) bimë barishtore me gjethe të këmbyera me lule të vogla, të verdha, të mbledhura tufë në formë çadre, me kërcell që nxjerr një lëng të bardhë si qumësht; rryell. Bar uji maraskë. Bar urdheje (lat. Sedum acre) rrushqyqe. Bar urithi bimë barishtore e fushave me kërcell e gjethe si të zymbylit, me lule ngjyrëvjollcë, që e pëlqejnë bletët. Bar urovi (lat. Galium) bimë barishtore ose zbukurimi me kërcell gjembak, me gjethe të përveshura dhe me tufa lulesh të bardha. Bar i uzos (lat. Dictamnus albus) bimë barishtore shumëvjeçare e lartë deri gjashtëdhjetë centimetra, me lule të bardha në trajtë piramide në majë të kërcellit e me gjethe si të frashrit. Bar vedre bimë barishtore me lule ngjyrë blu, me gjethe të renditura në dy anët e një kërcelli dhe me erë të këndshme si ajo e rozmarinës. Bar Venetiku (lat. Phalaris arundinaceae) bimë barishtore shumëvjeçare me kërcell deri dy metra të lartë, me gjethe heshtake të blerta ose me ngjyra të tjera, me kalli si të elbit, që shtohet me rizoma të trasha. Bar i verdhë helmëz, kuskutë. Bar verdhëze (lat. Thalictrum minus) bimë barishtore me kërcell që shtrihet përtokë, me gjethe të bardheme, që bën kokrra si lende të verdha dhe që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e verdhëzës. Bar vese bimë barishtore njëvjeçare e lartë deri një pëllëmbë, me lule në ngjyrë të kaltër, që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e sëmundjes së lëkurës të shkaktuar nga vesa. Bar veshi (lat. Sempervivum tectorum) bimë barishtore shumëvjeçare me gjethe të tulta e me lule ngjyrë trëndafili, që rritet zakonisht në mure të vjetra e mbi çati dhe që përdoret në mjekësinë popullore për shërimin e plagëve dhe të sëmundjeve të veshit. Bar vreri 1. (lat. Asplenium trichomanes) lloj fieri me gjethe pendore që del në gurishte. 2. krahin. bimë barishtore e lartë deri pesëdhjetë centimetra, që del në tufa nëpër shkëmbinj; kërcelli i kësaj bime që lëshon një lëng qumështor, i cili përdoret si bimë mjekësore për pastrimin nga vreri. Bar zemre 1. (lat. Gentiana lutea) sanëz, agnushe. 2. (lat. Aristolochia rotaunda) bimë barishtore e lartë deri në shtatëdhjetë centimetra, me rrënjë të trasha e të tulta, me kërcell të padegëzuar, me gjethe të përkundërta në trajtë zemre, me lulesë si gyp, që lëshon erë të keqe. Bar i zgjebes (lat. Centaurea scabiosa, Scabiosa atropurpurea) bimë barishtore njëvjeçare ose shumëvjeçare, me kërcell të degëzuar e të gjatë deri një metër, me gjethe të dhëmbëzuara, me lule si gjysmërruzull në ngjyrë trëndafili, vishnjeje a të bardhë, që përdoret në mjekësinë popullore kundër zgjebes ose për të ngjyer. Bar zogu (bar zogjsh) 1. (lat. Ruppia maritima) lloj luleje me ngjyrë të verdhë dhe me erë të mirë, sana detare. 2. (lat. Stellaria) bimë barishtore njëvjeçare me lule të vogla të bardha me dhjetë petla, që mbin në vjeshtë dhe lulëzon e farëzon njëkohësisht. Bar zonje (lat. Teucrium polium) shkurre e ulët e viseve mesdhetare, me lule të vogla të bardha ose ngjyrë trëndafili e me gjethe të vogla.
3. Bimë me veti të caktuara. Bar helmues.
4. fig. Gjë pa shije, ushqim si kashtë; gjellë që s'ka fare kripë. Sikur po ha bar.
♦ Bar i egër keq. njeri a diçka tjetër që dëmton ose që është i padobishëm; njeri pa vlerë e i keq; bar i keq. Bar në ferra njeri i mirë, por në kushte të këqija a të rrezikshme. Me bar e me gjethe gjithçka; me të gjitha ç’kam; kokë e këmbë. Bar i keq keq. e metë, ves a koncept i dëmshëm, që pengon mbarëvajtjen e punës; ai që ka të meta, vese a koncepte të tilla, njeri i keq; bar i egër. Bar i qullur njeri i paaftë, njeri pa asnjë vlerë; pushkë e lagur (dyfek i lagur) mospërf. Sa bari i tokës shumë, pa masë, pa fund; sa dushk e bar; sa rëra e detit. I është bërë bari sa *hanxhari (dikujt) keq. U bë *mullar bari (dikush). E bëri bar kënete (dikë) e shkatërroi, e shkretoi, nuk i la gjë prej gjëje; ka mbetur në këmishë (dikush); fle në lëkurë të arushës (dikush); (e la) pa plëng e pa shtëpi (pa cak). E bëri të hante bar (dikë) përb. e mposhti për turp, e mundi keq; e vuri poshtë. I ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe) (dikujt). 1. shih e ka mbuluar bari (dikë). 2. Ka shumë kohë që po pret e u mërzit; i doli mjekra. 3. (diçkaje). Është tepër vonë për të bërë diçka. Digjet bari i njomë nëpër të thatin shih shkon i njomi me të thatin. Sa *dushk e bar. Fluturon me një *fije bar (dikush) përçm. Ha bar (dikush). 1. Është shumë i varfër, gjendet në vështirësi të madhe ekonomike, bën sakrifica të mëdha për të jetuar. 2. Nuk i kupton gjërat, nuk di si janë punët, nuk kupton ç’bëhet; nuk është i zgjuar; gënjehet lehtë, ia hedhin të gjithë; është i trashë nga mendja; ha kashtë. I dha barin e ballkotit (dikujt) krahin. shih ia mori mendtë (dikujt). Nuk kullot bar (dikush) nuk ia hedh dot, nuk është budalla; nuk ha bar. S’e lë *hunda të hajë (të kullotë) bar (dikë) tall. I ka mbirë bari një *pëllëmbë (dikujt). I ka mbirë bari *sipër (dikujt). I ka mbirë bari mbi *varr (dikujt). I ka mbirë (i ka zënë) magjja bar (lëndinë) (dikujt) është shumë i varfër, është në vështirësi të madhe ekonomike, nuk i ka mbetur gjë për të jetuar; s’ka as hi në vatër (dikush); s’e mbush barkun me bukë (dikush); ka mbetur pa brumë në magje (dikush); i ushtojnë hambarët (dikujt). Mbledh me bar blete mbledh, zakonisht në shtëpi, një shumicë njerëzish të ndryshëm, duke i joshur me diçka, i tërheq me diçka. E ka mbuluar bari (dikë) ka vdekur prej kohësh; është tepër vonë tashti; ia ka mbuluar varrin bari (dikujt); i ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe) (dikujt). Ia ka mbuluar varrin bari (dikujt) shih e ka mbuluar bari (dikë). I mbushet bahçja me bar edhe në dimër (dikujt) shih i lulëzon (i lulon) bahçja (edhe) në dimër (dikujt). Prit *gomar të mbijë bar! iron. Ç’i shtie bar! (dikujt) përb. ç’ia var!, mos u merr me të!; nuk e meriton ta shohësh as si bagëti. I ka vajtur bari një *metër (dikujt) keq. Më zuri goja bar jam fare vetëm, s’kam me kë të ndërroj dy fjalë; më zuri goja erë. I ka mbirë (i ka zënë) magjja bar (lëndinë) (dikujt) është shumë i varfër, është në vështirësi të madhe ekonomike, nuk i ka mbetur gjë për të jetuar; s’ka as hi në vatër (dikush); s’e mbush barkun me bukë (dikush); ka mbetur pa brumë në magje (dikush); i ushtojnë hambarët (dikujt). Zë *peshk në bar (dikush). I zëntë shtëpia bar! (dikujt) mallk. i vdekshin njerëzit e shtëpisë!, u shoftë me gjithsej!; iu shoftë pragu! mallk.
BUDALL/Á,~ÁI m. sh. ~ÉNJ, ~ÉNJTË bised. 1. Ai që është i metë nga mendja, ai që nuk e ka gjykimin dhe arsyen e një njeriu të zakonshëm; kungull (trangull) pa fara, fyell pa vrima; ai që është i trashë nga mendja, që nuk është i mprehtë (edhe shar.); kund. i mençuri. Punë prej budallai. Pamje prej budallai. Të bën për budalla. Është budalla me brirë. Budallai s’lodhet kurrë. (fj. u.). Kur gabon i mençuri, çuditet budallai. (fj. u.). I mençuri ha me lugë të budallait. (fj. u.). Sa të mendohet i mençuri, budallai ka mbaruar punë. (fj. u.). Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën. (fj. u.).
2. Ai që flet a sillet pa menduar, ai që nuk vepron me arsye të shëndoshë si të gjithë; ai që nuk mendon shumë e sillet si i krisur (edhe shar.); kund. i urti. Qenka një budalla e gjysmë! Të urtët bëjnë shpikje, budallenjtë i përhapin. (fj. u.).
♦ *Shejtan budalla.
CUMRÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bot. Trangull, kastravec, sallator.
2. fig. Njeri i pazhvilluar fizikisht, shkurtabiq.
FÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kokërr drithi ose e bimëve të tjera, që zhvillohet nga pllenimi i lules dhe që mund të mbillet për të riprodhuar një bimë; bërthama e disa frutave që përdoret për t’u mbjellë; secila nga kokrrat e forta që ndodhen në tulin e lëngshëm të disa frutave e perimeve. Farë e veshur. Fara luledielli. Farat e fikut. Riprodhim me farë. Fuqia mbirëse e farës.
2. përmb. Kokrrat më të mira e të zgjedhura të drithërave, të perimeve etj., që përdoren për të mbjellë. Farë e zgjedhur. Farë vendi. Farë misri (gruri). Farë liri bot. (lat. Linum usitatissimum), që përdoret si ushqim, me përmbajtje të lartë në fibra, acide yndyrore omega dhe antioksidantë. Ruaj për farë.
3. sh. ~ËRA, ~ËRAT Lloje të ndryshme kokrrash të zgjedhura bimësh që përdoren për t'i mbjellë. Farëra vajore. Koleksion farërash.
4. zool. Veza e disa kandrrave ose e disa kafshëve, nga e cila zhvillohet larva. Fara e krimbit të mëndafshit. Farë peshku.
5. bised. Spermë. Farë mashkulli. Organi i farës.
6. bot. Vezore e pllenuar. Vezorja bëhet farë.
7. Lëndë organike që e bën diçka të tharmëtohet ose të ngjizet dhe që përdoret për të zënë kos, djathë a brumë; tharm. Farë kosi. Farë buke (brumi) tharm. Farë djathi. Zë me farë.
8. fig. Diçka që shërben si burim e si shkak për lindjen e zhvillimin e një ndjenje, të një ngjarjeje etj., spica. Fara e dyshimit. Fara e tradhtisë. Fara e kryengritjes.
9. përmb. Grup njerëzish që kanë lidhje gjaku nga babai; pasardhës, pinjoll. Farë e shtueshme. Me soj e me farë me gjithë farefisin. I humbi fara. Mos lëntë farë pas! mallk.
10. përmb. Grup njerëzish të një kombi a të një race. Farë shqiptare. Fara më e vjetër në botë.
11. Tërësia e qenieve, e sendeve ose e dukurive që kanë tipare të përbashkëta dhe dallohen nga qeniet, sendet ose dukuritë e tjera; lloj. Janë të një fare. Gjendet në disa farë. Farët e fjalive (gjuh.).
✱Sin.: farëz, bërthamë, tharm, vezë, spermë, spicë, soj, rod, rasat, markë, lloj, racë.
♦ Si *ara e fara mospërf. As farë e as fis, as degë e as lis pa asnjë lidhje gjaku, pa lidhje farefisnore; presh në kosh e farë ndarë; jam (bie) shtatë hostenë e një në majë (me dikë). Ka dalë farë. 1. (diçka). Është shfarosur krejt, është zhdukur, s’gjen asgjë prej saj; i humbi (iu shua) fara (diçkaje). 2. (dikush). Ka humbur vetitë më të mira të karakterit, ka humbur cilësitë e njeriut të mirë, s’është më ashtu i mirë si ka qenë a si duhet të jetë njeriu. Me *farë e me fis. Pa *farë e pa fis. Farë e keqe përb. njeri i keq, i pandreqshëm, që dëmton të tjerët; keqbërës; bimë e keqe; pjellë e keqe (e shejtanit); kund. farë e mirë. Farë kungulli dikush a diçka që shtohet shumë, që shumohet shpejt e përhapet gjithandej. Farë e mirë njeri me veti të mira morale, njeri i mirë, që s’i bën keq askujt; kund. farë e keqe. E hedh farën në *lumë (dikush). E hedh farën në *shkëmb (dikush). E hedh farën në *ujë (dikush). I humbi (iu shua) fara (dikujt a diçkaje) s’gjendet asgjëkundi; u zhduk fare; u shfaros; ka dalë fare (dikush a diçka); humbi si fasulja në vegsh (dikush a diçka). Ia humbi (ia shoi) farën (dikujt a diçkaje) e zhduku me rrënjë, e shfarosi dikë a diçka; e nxori (e qiti) fare (dikë a diçka). (Është) me dy fara në majë (dikush) mospërf. është shumë mendjelehtë e i papjekur, ka fare pak mend në kokë; është i lehtë nga mendja; nuk ka (as) pesë (as dy) para mend; karafil nga mendja tall. Në këtë farë feje kështu, në këtë mënyrë, kësodore. *Kungull (trangull) pa fara tall. Mbill (hidh) farë e korr farë. 1. Është tokë jopjellore, është tokë ku s’bëhet bereqeti. 2. Nuk nxjerr ndonjë fitim dikush nga një veprim a nga ndonjë punë tjetër; sa jep merr. E nxori (e qiti) fare (dikë a diçka) e shfarosi, e zhduku krejt, sa s’i gjendet më asgjë a as një njeri; ia humbi (ia shoi) farën (dikujt a diçkaje). As një për farë asgjë, as një thërrime ose as edhe vetëm një të paktën; as një send ose as një njeri i vetëm nga ata që ishin; asnjë për be. *Presh në kosh e farë ndarë iron. Me *rrënjë e me farë. I shkon për farë (dikujt) kështu e ka pasur zakon (për sjelljen etj.); e ka të trashëguar; e ka për fis. *Trangull pa fara tall. Ia treti farën (dikujt) keq. shih e fshiu (e zhduku) nga faqja e dheut (dikë).
HÍDHUR (i,e) mb. 1. Që ka një shije të pikët si të helmit, si të pelinit etj.; që ka hidhësirë; kund. i ëmbël. Kafe e hidhur. Trangull i hidhur. Bar (ilaç) i hidhur. I hidhur si helm (si pelin). E kam gojën të hidhur.
2. fig. Që është plot vuajtje e mundime, me shumë hidhërime, që është shumë i rëndë e i vështirë. Jetë e hidhur. Fat i hidhur. E kaluara e hidhur. Kohë të hidhura.
3. fig. Që të hidhëron, që të bën të vuash shpirtërisht, që të lëndon në zemër e të mundon shumë; që të sjell hidhërime e brenga, që të shkakton vuajtje e mundime; i papëlqyeshëm, i pakëndshëm. Fjalë e hidhur. Lajm i hidhur. Qortim i hidhur. Ngjarje (histori) e hidhur. E vërteta e hidhur. Me pasoja të hidhura. Përvojë e hidhur. Me përshtypjet më të hidhura.
4. fig. Që hidhërohet shpejt, zemërak, hidhërak. Njeri i hidhur.
5. fig. Që shpreh vuajtje shpirtërore a hidhërim. Lot të hidhur. Vështrim i hidhur. Buzëqeshje (psherëtimë) e hidhur. Mendime të hidhura. Ndjenjë e hidhur. Heshtje e hidhur.
6. fig. Që të pret, të than ose që të bën të ndjesh shumë vapë a nxehtë (për motin e ftohtë ose shumë të nxehtë) Të ftohtë (acar) i hidhur. Mot i hidhur. Vapë e hidhur.
✱Sin.: i hidhët, i shtarët, farmak, i helmët, shafran, i helmatisur, hidhërak, hidhtak, i helmuar, i mundimshëm, i pikëlluar, i egër, zemërak, i ashpër.
KASTRAVÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bot. (lat. Cercumis sativus) Trangull. Ha (ble) kastraveca.
2. bot. Lloj fiku që bën kokrra të mëdha të ngjashme me trangullin. Kastravecë fiku.
3. edhe si mb., fig., bised., shar. Njeri i papjekur dhe i lehtë nga mendja; burrë a djalë pa përvojë në jetë; kalama; budalla. Ishte (na doli) një kastravec.
✱Sin.: trangull, kalama, budalla, çilimi.
♦ Hyn *kungull e del kastravec (dikush) tall. Mbjell *bostan e dalin kastraveca iron. I shet kastraveca bostanxhiut (dikush) iron. i jep mend një njeriu që i di më mirë punët; i jep mësime dikujt që është usta në punën e vet; i tregon (i rrëfen) babait arat.
KÚNGU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. bot. (lat. Cucurbita maxima) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të gjatë e zvarritës, me gjethe të gjera sa një pëllëmbë dhe me lule të verdha, që lidh kokrra të mëdha e të tulta në trajtën e bostanit; kungullhaes. Mbjell kunguj. Byrek me kungull.
2. bot. Lloj i kësaj bime që bën kokrra të vogla dhe të gjata afërsisht sa trangulli; kungulleshkë. Mbolla kunguj në serra.
3. bot. Secila nga kokrrat me tul që bëjnë këto bimë. Byrek (lakror) me kungull. Fara kungulli. Pjek kungullin në furrë. Nuk mbahen dy kunguj nën sqetull (fj. u.) nuk mund të bëhen shumë punë përnjëherësh.
4. Kanë për ujë a për lëngje, e bërë nga guaska e trashë dhe e tharë e kokrrës së kësaj bime; susak. Mbush kungullin me ujë. Pi ujë nga kungulli.
5. Enë prej qelqi për lëngje, me bark të gjerë dhe me një vjegë, zakonisht e veshur me kashtë; shishe e tillë për verë a raki etj. Pi raki te kungulli.
6. fig., iron. Kokë; mendje.
7. edhe si mb., fig., shpërf. Njeri mendjetrashë; i papjekur ose budalla. Kungull pa fara njeri fare pa mend, shumë i trashë nga mendja.
8. bot. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta nga kjo fushë. Kungull i egër lloj kungulli që bën fara të vogla dhe të zeza. Kungull ferracak stërkungull, kungullaç. Kungull ujës kungullujës.
✱Sin.: kungullhaes, kungulleshkë, susak, kungullujës, stërkungull, kungullaç, kokë, mendje, mendjetrashë, budalla.
♦ U bë kungulli e mori (e zuri) gardhin. 1. iron. Ende pa u rritur mirë dikush ose pa fituar përvojën e duhur, fillon të shesë mend, të mburret e të krekoset para të tjerëve. 2. keq. E kishte mik dikë, por ka filluar t’i bëjë keq (kur dy miq a shokë prishen e fillojnë të dëmtojnë njëri-tjetrin). U bë *lule kungulli (dikush). U dogj nga kungulli e i fryn kosit (dikush) e ka pësuar nga dikush a nga diçka dhe ka frikë nga dikush a nga diçka tjetër që nuk përbën rrezik. I ecën kungulli mbi *ujë (dikujt). *Farë kungulli. (Flet) *hudhër në kungull (dikush). Hyn kungull e del kastravec (dikush) tall. nuk mëson asgjë më shumë, mbetet njësoj i paditur, nuk bën asnjë përparim; hyn mish e del peshk. Kungull çairi tall. i trashë nga mendja, i papjekur. Kungull (trangull) pa fara tall. njeri pa mend në kokë, i trashë, budalla. Mban dy kunguj në një sqetull (dikush) shih mban dy shalqinj në një sqetull (dikush). Nuk i mbushet kungulli (dikujt) bised. shih nuk i mbushet koka (dikujt). Pi në një kungull (me dikë) keq. 1. Është njësoj me dikë, janë si njëri edhe tjetri. 2. E njeh mirë dikë, rri gjithnjë bashkë me të e s’i fshehin dot gjë njëri-tjetrit; ha në një çanak. Pjerdhin në një kungull përçm. vulg. shih janë të një çanaku përb. S’ia pret kungulli (dikujt) bised. shih s’ia pret koka (dikujt). Qesh kungulli lagjinë tall. shih qesh hunda buzën iron. I shpon kungulli fundin e kusisë (dikujt) është shumë i varfër; e ka hambarin dërrasë (dikush); i mbiu preshi në bark.
PJÉP/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT bot. 1. (lat. Cucumis melo) Bimë e vendeve të ngrohta, e ngjashme me kungullin, me kërcell të gjatë e zvarritës, që bën kokrra të mëdha vezake a të rrumbullakëta, me tul të lëngshëm e me shumë fara brenda. Pjepër dimërak. Pjepër farashuk. Fara pjepri.
2. Kokrrat e kësaj bime, me lëkurë zakonisht të plasaritur e me tul në ngjyrë të verdhë të çelur, që kur piqen janë të ëmbla, me shumë lëng dhe hahen. Një thelë pjepër. Erë pjepri. Prenë (çanë) një pjepër. E ka kokën si pjepër (bised.). Pjepër i egër (bot.) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell pothuaj të shtrirë në tokë, pa lastarë dhe me gjethe të trasha vezake.
3. krahin. Trangull, kastravec.
4. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pjepri: Pjepri i egër kungullushi. Pjepri gjarpëror (lat. Cucumis melo flexuosus). Pjepri muskat (lat. Cucumis melo reticulates).
✱Sin.: bostan, lladik, trangull, kombisht, toç, kakaviç, bramsh, kungullac, palcar, palcak, qarrës, kërçanjar, miellës, bobolesh.
♦ I lulëzon pjepri në shënëndre (dikujt). 1. I vete çdo gjë mbarë, është shumë mirë në çdo kohë; i lulëzon (i lulon) bahçja në dimër; i vjen e mira në derë; i mbin pjergulla në fik. 2. tall. Është mendjelehtë dikush, aq ia pret; i duket çdo gjë e arritshme.
PLAKARÉC,~E mb., mospërf. 1. Që duket mjaft i plakur, që është fishkur e është rrudhur nga pleqëria. Burrë plakarec. Grua plakarece.
2. Që i ka kaluar koha, që nuk është më i njomë, i fishkur; bajat (zakonisht për perimet). Trangull plakarec.
✱Sin.: plakaruq, plakaman, plakosh, plakush, plakarush, plakuc, plakuçan, goruc, gufallë, i fishkur, bajat.
SALLATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Bimë njëvjeçare, me kërcell të shtrirë përtokë dhe me gjethe të mëdha pëllëmbore, që bën një fryt të gjatë, të trashë e me ngjyrë të gjelbër. Kishte mbjellë sallatorë.
2. Fryti i kësaj bime, që përdoret i njomë për sallatë ose bëhet turshi. Copëtoj sallatorin. Blej një kilogram sallatorë. Sallatë me domate, sallator e qepë.
✱Sin.: kastravec, trangull.
SHERELÉNGO mb., keq. 1. Që është budalla; torollak; kund. i mençur. Djalë sherelengo. Ai burrë sherelengo fliste kot më kot. Mbeti sherelengo edhe pse u burrërua.
2. si em. ~JA m. sh. ~, ~T Ai që është i trashë e i pagdhendur. - Mos e dëgjo sherelengon! Fjalët e sherelengos ngjallin të qeshura. Mezi e prisnin të vinte ai sherelengo.
✱Sin.: trudalë, toroman, teveqel, idiot, matrahul, gomar, kungull, trangull, trung.
TRÁNGU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. bot. Bimë njëvjeçare, që bën fryte të gjata e të gjelbra; fryti i kësaj bime që përdoret për sallatë etj.; kastravec, sallator. Trangull i hidhur. Sallatë me tranguj e me domate.
2. si mb., fig., keq. Ai që është i papjekur, pa përvojë në jetë; gdhe, trap, budalla. Ishte trangull i madh!
♦ Trangull (*kungull) pa fara tall.
TRÁSHË (i, e) mb. 1. Që është më i gjerë se zakonisht, që i kapërcen përmasat e zakonshme, që ka trup a vëllim të madh, që e ka prerjen tërthore të madhe; që është i fryrë e i shëndoshë; kund. i hollë. I trashë e i shkurtër rrondokop, rrapashyt, shulak. I trashë si fuçi. Dru (shkop) i trashë. Trarë të trashë. Litar i trashë. Me trup (me qafë) të trashë. Me gishtërinj të trashë. Me duar të trasha. Me buzë të trasha. Ka vetulla të trasha. I ka eshtrat (kockat) të trasha.
2. Që ka shumë shtresa a shumë fletë, që nuk është shumë i hollë; që është bërë prej diçkaje jo shumë të hollë, i plotë (për sende të rrafshëta e të shtrira); kund. i hollë. Letër (lëkurë, lëvore) e trashë. Dërrasë e trashë. Xham i trashë. Shtresë akulli e trashë. Libër i trashë. Fletore e trashë. Pallto e trashë. Çorape (perde) të trasha. Mbulesë e trashë. Qilim i trashë. Mur i trashë. Bukë e trashë. Rroba të trasha rroba dimri.
3. Që ka dendësi më të madhe se lëngjet e zakonshme e që rrjedh ngadalë, që nuk është shumë i lëngshëm; jo i hollë; kund. i hollë. Qumësht (kos) i trashë. Verë e trashë. Lëng i trashë. Gjak i trashë.
4. Që përbëhet nga kokrriza, thërrmija a fije të mëdha, që është i ashpër; jo i imët; kund. i hollë; i imët. Rërë e trashë. Miell (sheqer) i trashë. Kripë e trashë. Ushqim i trashë bar a kashtë që përdoret si ushqim për bagëtinë.
5. fig. Që i kap gjërat me vështirësi, që nuk është i mprehtë, jo i zgjuar; që nuk bëhet me zgjuarsi; gdhe, i pagdhendur; kund. i hollë, i zgjuar. Njeri i trashë.
6. fig. Që është i pahijshëm e nuk përputhet me sjelljen e mirë e të kulturuar; që nuk ka një sjellje të tillë; që ka shije të ulët; që është fyes e bie në sy menjëherë, fyes; kund. i hollë. Fjalë (shprehje) të trasha. Shaka e trashë. Humor i trashë. Trillim i trashë.
7. Që është punuar pa mjeshtëri, pa shije a pa kujdes të veçantë, që është bërë keq a me të meta; kund. i hollë. Punë e trashë. Punim i trashë. Qëndisje e trashë.
8. I ulët, jo i hollë (për zërat e tingujt); kund. i hollë. Zë (tingull) i trashë.
9. Që është i dendur dhe i ngarkuar me lagështirë; i ngjeshur, i shpeshtë dhe jo i tejdukshëm; kund. i hollë. Mjegull e trashë. Re të trasha. Avull i trashë.
10. I ngrohtë, që të zë frymën, që është i ngarkuar me pluhur. Erë e trashë.
11. Që përfshin lopët, qetë dhe buajt; që ka të bëjë me kafshët e mëdha ose që merret prej tyre; kund. e imët (e hollë). Bagëtia e trashë gjedhi. Gjah i trashë. Mish i trashë.
12. bised. Pjellor, i majmë. Tokë e trashë. Vend i trashë.
13. bised. I majmë, i dhjamur. Dash (qengj) i trashë.
✱Sin.: i fryrë, i shëndoshë, shishman, trashaluq, trashaman, i ngjallur, i vëllimshëm, i madh, i dendur, i ajkët, trupak, allçak, anadollak, avdall, bagëti, budalla, buf, dangall, derdimen, dru, dudum, gallof, gdhe, gërfyell, gomar, hajvan, halldup, hardall, hu, i lehtë, i leshtë, i lënë, i metë, i pagdhendur, i palatuar, i pamend, i shkundur, i shushatur, i trashë, idiot, kapsollë, kaqol, karabullak, karabush, karafil, kastravec, kërcu, kërçep, kokëbosh, kokëbuall, kokëdru, kokëgdhe, kokëgomar, kokëkungull, kokëlopë, kokëmish, kokëtrashë, kokëtul, kokëviç, kokëzbrazët, koqe, kryetul, leshko, matuf, mendjefyell, mendjehu, mendjetrashë, qyp, shul, teleshman, teveqel, trangull, trap, trashanik, trutredhur, trutul, trutharë, truthatë, tul, tulak, tutkun, tytë, thi, zullap.
♦ *Bagëti e trashë shar. Bëj *ujët e trashë (e madh) euf. E ka lëkurën të trashë (dikush) duron shumë, nuk do t’ia dijë nga asgjë; nuk i bën përshtypje asgjë, nuk ndien; nuk preket e nuk vuan, mban shumë; e ka lëkurën shollë; ka lëkurë bualli (ka lëkurën e buallit); i është regjur lëkura (dikujt). I trashë nga mendja (nga trutë, nga koka) budalla, që nuk kupton shumë, që nuk thith; kërcu, gdhe, kungull, kokëtrashë, kokëkungull; i metë nga mendja (nga trutë); pykë nga mendja; rrotë nga mendja; është tapë (tapë topi) (dikush). Sa më *tutje, aq më të trasha. *Ujët e trashë (e madh) euf. Në *vija të trasha.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë