Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DALLDÍ,~A f. Gjendje shpirtërore e turbullt e një njeriu që është pushtuar nga një ndjenjë tronditëse ose që është dhënë pas dikujt a pas diçkaje në mënyrë të papërmbajtur saqë harron gjithçka rreth vetes; turbullim i brendshëm, shastisje. Ra në dalldi. Është në dalldi.
✱Sin.: dalldisje, delir, turbullim, shastisje, trullosje, përhumbje, trallisje, çakërdisje, kuturisje, shpërthim, hutim, harlisje.
HUTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Gjendja e dikujt kur hutohet; kur nuk e përqendron dot vëmendjen tek diçka, turbullimi i mendjes kur njeriu është i hutuar; hutesë, të hutuarit. Hutim i madh. E kishte nga hutimi.
2. Habitje; shastisje. Çaste (gjendje) hutimi. I kaloi hutimi.
3. krahin. Lajthitje, gabim a shkarje e gjuhës. Në punim ka shenja hutimi. Në punim ka lajthitje, lapsuse.
✱Sin.: hutesë, të hutuarit, shastisje, trullosje, harrim, habitje, përhumbje, trallisje, dalldisje, dalldi, çakërdisje, shushatje, çorientim.
TARKALÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Marramenth, marramendje, trallisje, hutim. Çaste tarkalitjeje. E kishte nga tarkalitja.
TRULLÓSJ/E,~A f. 1. Humbje pjesërisht e vetëdijes; marrje mendsh nga ndonjë goditje në kokë, nga alkooli a nga ndonjë rrotullim i fortë. Trullosje nga vapa (nga rakia). Trullosje nga rruga plot kthesa.
2. Hutim, turbullim (i mendjes), shastisje, qorrollisje. Trullosje e lehtë. E ka nga trullosja.
✱Sin.: trallisje, turbullim, shushatje, shastisje, marrakotje, tërmekje, hutlim, hutim, habitje, trallisje, turbullim, çakërdisje, marramenth, nanurisje, marramendje, kalamendje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë