Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►BABÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Trullosem, hutohem, çakërdisem. U babit nga nga sëmundja (nga lajmi i hidhur).
2. pës. e BABÍT.
✱Sin.: trullosem, hutohem, çakërdisem, trallisem, turbullohem, shushatem, shastisem, kalamendem, marrakotem, tërmekem, hutërrohem, hutlohem, harrohem, shpërmendem, përhumbem, ndërlikem, dalldis, dalldisem.
►DALLDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bie në dalldi. Dalldisem në mendime (në ëndrra, në kujtime). Është dalldisur pas asaj.
2. vetv. Jepem shumë pas diçkaje. Dalldisem pas punëve. Dalldisem pas fëmijëve.
3. vetv., vet. v. III Rritet me vrull e i fuqishëm (për bimët); shpërthen. Gruri është dalldisur sivjet.
✱Sin.: trullosem, përhumbem, hutohem, shastisem, çakërdisem, trallisem, turbullohem, shushatem, kalamendem, harrohem, shpërmendem, përhumbem, ndërlikem.
►TARKALÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Më merren mendtë. Kur kaloi mbi urën e ngushtë të lumit, hodhi sytë poshtë, u tarkalit e desh ra.
2. vetv. Hutohem krejt. Ishte tarkalitur fare. U tarkalit, kur doli para publikut.
3. pës. e TARKALÍT.
✱Sin.: hutohem, habitem, shtang, hutërrohem, shushatem, nanurisem, shastisem, trallisem, trullosem.
►TRULLÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Humbas pjesërisht vetëdijen, nuk kuptoj se ç’bëhet; nuk di ku jam (nga një goditje, nga rrotullimi i shpejtë etj.).
2. vetv. Më turbullohet mendja, hutohem; shastisem; shushatem, qorrollisem. Trulloset shpejt. U trullos fare. U trullos nga fjalët e bukura. U trullosën nga rakia.
3. pës. e TRULLÓS.
✱Sin.: trallisem, turbullohem, shushatem, shastisem, kalamendem, hutohem, çakërdisem, çoroditem, nanurisem, matufosem, andrallosem, tërmekem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë