Fjalori

Rezultate në përkufizime për “trakzë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DUMBLË

DÚMBL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Këmborë e madhe prej llamarine, që u vihetqafë deshve përçorë.
2. Trokashkë mulliri. Dumbla e mullirit.
Sin.: buqe, bype, trakzë, çakalle, takllimë.

PLAJË

PLÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël e zdrukthëtarëve, me anën e së cilës ata drejtojnë dërrasat që do të mbërthehen.
2. Çakalle, trakzë.

RRAKETAKE

RRAKETÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Lodër prej plastike, prej teneqeje, prej dërrase etj., me disa kokrra brendatrokasin kur tunden, e cila u jepet foshnjave për t’u qetësuar e për t’u zbavitur. Tingujt e rraketakes. Luan me rraketake.
2. Çakalle. Zhurma e rraketakes së mullirit.
Sin.: rrake, trakullimë, trakullore, trakzë, rrakataçe, rrapateshkë, rropaçkë.

RRAPATESHKË

RRAPATÉSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rraketake. Luaj me rrapateshkën prej druri.
Sin.: rrake, trakullimë, trakullore, çakalle, trakzë, rrakataçe.

RROPAÇKË

RROPÁÇK/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT Rraketake. Nuk po e duronte zhurmën e rropaçkës së vogëlushit.
Sin.: rrake, trakullore, çakalle, trakzë, rrakataçe.

TAKLLIMË

TAKLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurma e çakalles së mullirit; gërvimë.
2. Çakalle mulliri, trakzë.
3. muz. Vegël muzikore popullore e gjinisë idiofone; takerrake, rraketake. I binte takllimës.

TAKRRIMË

TAKRRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Çakalle mulliri, trakzë.

TANGLLIMË

TANGLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT krahin. Çakalle mulliri, trakzë. Ul (ngre) tangllimën.

TORKLLINZË

TORKLLÍNZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Çakalle, trakzë. Torkllinza e mullirit.

TRAKALKË

TRAKÁLK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Çakalle mulliri; trakzë.

TRAKLLIMË

TRAKLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Trakullimë. U dëgjua trakllima. Dëgjohej trakllima e gurëve.
2. Çakalle (mulliri), trakzë.
3. tall. Njeri llafazan i madh. Po vjen ai trakllima.

TRAKULLORE

TRAKULLÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Dorëz e metaltë, që mbërthehetderë dhe shërben për të trokitur; çok i derës, çokane. Trokas me trakullore. I bie trakullores.
2. Çakalle (mulliri), trakzë. Zhurma e trakullores.
Sin.: dorezë, pok, çokane, çakalle, trakzë.

TROKASHKË

TROKÁSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël drurimullinjtë e ujit a në mokra, që fërkohet pas gurit, tund lugun dhe rrëzon ca nga ca kokrrat e drithit për bloje; çakalle, trakullore, trakzë. Trokashka e mullirit. Zhurma e trokashkave.
2. Njeri llafazan i madh.
Trokashkë mulliri keq. llafazan i madh, njericilit s’i pushon goja; ai (ajo) që dërdëllit gjithë kohën e të mërzit.

TROKOLAKE

TROKOLÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Trakzë, trokashkë.

TROKOLICË

TROKOLÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë dërrase mbi derë, që mbyll derën automatikisht.
2. Çakalle mulliri, trakzë.

TROSHANKË

TROSHÁNK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT f. Trokashkë, trakzë, çakalle.

ÇAKALLE

ÇAKÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Copë dërrasepërplaset mbi gurin e sipërmmullirit kur ky rrotullohet dherregullon rënien prej lugutkoshitmokërkokrravedrithit; trakzë. Çakallja e mullirit. Trokitja e çakalles. Ul (ngre, rregulloj) çakallen.
2. fig., keq. Njeriflet shumë e pa pushuar, llafazan. Çakalle e prishur. Çakalle mulliri.
Sin.: trakzë, llafazan, fjalaman, llapaqen.
I bie çakalles (dikush) përsërit po atë gjë të gabuar; thotë po ato fjalë bajate, që s’kanëvlerë. I bie asaj çakalleje (dikush) flet në atë mënyrë që t’i bëjë qejfin dikujt tjetër, ose si t’i vijë mbarë atij, e lajkaton dikë; i mban avazin (dikujt); i shkon (i vjen) pas fijes (dikujt). Çakalle mulliri tall. njeri shumë llafazan, që s’i pushon gojafoluri, që grin, që dërdëllit pa pushim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.