Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHENJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. Përcaktoj, tregoj me shenja (një rrugë, vend, hartë etj.). Shenjëzoi nëpër drurë shtegun. Shenjëzon rrugët e qytetit. Pllaka shenjëzon memorialin. - Shenjëzo përgjigjen e saktë.
2. spec. Shënoj diçka me anë të një sistemi figurash ose simbolesh në një fushë të specializuar, simbolizoj. Poezia shenjëzon perceptimet e krijuesit. Ai krijim shenjëzon realitetin tragjikomik.
3. fig. I atribuoj dikujt a diçkaje një vlerë simbolike, simbolizoj. Ai qytet në lashtësi shenjëzonte provincën.
✱Sin.: simbolizoj, përfaqësoj, nënkuptoj, tregoj, mishëroj.
TRAGJIKOMÍK,~E mb. 1. let. Që ka të bëjë me tragjikomedinë, që përmban elemente të tragjedisë dhe të komedisë; ku tragjikja gërshetohet me komiken, i trishtuar dhe qesharak. Vepër tragjikomike. Personazh tragjikomik.
2. fig. Që të bën të mallëngjehesh dhe të qeshësh njëkohësisht (për një ngjarje, për një gjendje etj.); ku gërshetohet tragjikja me komiken. Ngjarje tragjikomike. Aventurë tragjikomike.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë