Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tragëzoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJURMOJ

GJURM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. I shkoj pas gjurmëve; e kërkoj për ta zënë a për ta asgjësuar; e ndjek dhe e përgjoj fshehurazi dikë. Gjurmon derrin e egër. E gjurmoi deristrofkë. Gjurmonin një keqbërës.
2. fig., kal. Bëj kërkime për të gjetur a për të zbuluar diçka; hetoj një çështje, një punë etj.: Gjurmoj prejardhjen e fjalëve. Gjurmon një çështje.
3. jokal. Eci, endem. Gjurmon rrugëve.
Sin.: gjëmoj, gjuaj, tragëzoj, përgjoj, hetoj, hulumtoj.

TRAGË

TRÁG/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Vijë që lë një rrotë e një mjeti. Traga e qerres. Shkoj (eci) pas tragës tragëzoj. Lë tragë. E gjeti rrugën me traga.
2. fig. Gjurmë. Traga e gjakut. Eci pas tragës. E humbi tragën.
3. Udhë e ngushtë dhe e vështirë në mal; dhiare, vragë. Tragë e fshehtë. Tragë e verbër udhë e ngushtëherë shquhet e herë nuk duket fare. Tragë mali. Humbi tragën.
4. fig. Drejtimimerr një punë, një ngjarje etj.; rrugë, hulli, vijë, brazdë. S’di ç’tragë do të marrë. E futitragë.
5. Mend; mendje. Njeri me tragë. S’ka tragë. I iku traga.
Sin.: vijë, shenjë gjurmë, udhë, dhiare, monopat, vragë, rrugë, hulli, vijë, brazdë.
Humbas tragën. 1. shih humbas gjurmët. 2. Hutohem pas dikujt a pas diçkaje, nuk di ç’të bëj, shastisem. I humbi traga (dikujt a diçkaje) shih i humbi gjurma (dikujt a diçkaje). Iku nga traga (dikush) u çmend, lajthiti, shkau; lajthiti nga mendtë; luajti mendsh (nga mendtë); ka dalë nga binarët. Nuk ka tragë (dikush) nuk ka ndërmendbëjë diçka, nuk ka qëllim a nuk synonbëjë diçka; nuk ka syII 1; nuk e ka syrin. tragë (të thellë) (dikush a diçka) shih gjurmë (të thellë) (dikush a diçka). Shkoj pas tragës (së dikujt) shih shkoj (eci) pas gjurmëve (të dikujt). E vuritragë (dikë a diçka) shih e vuriudhë (të mbarë) (dikë a diçka). U vu në tragë (dikush a diçka) shih u vu në udhë (të mbarë) (dikush a diçka).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.