Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tradhtuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BEKUAR

BEKÚAR,~A (e) f. sh. ~A (të), ~AT (të) 1. Grua e bekuar; kafshë a ndonjë diçka tjetër e bekuar. - Ku je, moj e bekuar! - Pushka ime, e bekuara që nuk më kishte tradhtuar.
2. mjek., euf. Sëmundje e lisë.
3. zool., euf. Bletë.

PAATDHE

PAATDHÉ (i, e) mb. 1. Që nuk i dihet atdheu ose që nuk ka asnjë atdhevetin. Njeri i paatdhe.
2. keq. mohon atdheun dhe vepron kundër tij, që nuk ka dashuri për atdheun ose që e ka tradhtuar atdheun. Mercenarëpaatdhe.
Sin.: atdhemohues, atdheshitës.

PAKUPTUAR

PAKUPTÚAR (i, e) mb. Që nuk është kuptuar ose nuk kuptohet; kund. i kuptuar. I ndodhur në mes të kësaj situate, Noli, republikan i vendosur, sikur vihet me shpatulla pas muri, i pakuptuar dhe i tradhtuar.

SHITEM
STËRSHITEM

STËRSHÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Shes gjithçkakam, s'lë gjë pa shitur (në rast nevoje). U shitën e u stërshitën. I stërshitën gjithçkakishin.
2. keq. Vihem vazhdimishtshërbimnjërit e të tjetrit për para e për përfitimetjera vetjake, shitem herë te njëri e herë te tjetri, duke tradhtuar atdheun, popullin etj. Ishte nga ata që shiteshin e stërshiteshin.

TRADHTOJ

TRADHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Bashkohem ose bashkëpunoj me armikun në dëm të interesavevendit; dal hapur a punoj fshehurazi në dëm të interesavevendit; nuk i qëndroj besnik çështjesatdheut a të kombit. Tradhtoi vendin (atdheun). Nuk i tradhtoj kurrë interesat e kombit.
2. Shkel besën a fjalën e dhënë; presbesë dikë, një grup, një parti, një çështje; i dal bese, braktis dikë a diçka me pabesi. Tradhtoi shokun për interes. I dhe besën tjetrit, mos e tradhto!
3. Nuk i qëndroj besnik bashkëshortit a bashkëshortes, shkel besën a besnikërinë bashkëshortore; braktis një njeridashur për dikë tjetër, shkel kurorën. U ndanë sepse e mori vesh që e kishte tradhtuar.
4. Tregoj ose shpreh padashurfytyrë, në sjellje etj., atë që mendoj a që ndiej, zbulojmënyrëpavullnetshme diçkaduhej ta mbajafshehtë. E tradhtoi fytyra (zëri). E tradhtuan lotët. E tradhtoi veten.
Sin.: njimtoj, kobit, shkel, shtrembëroj.

TRADHTUAR

TRADHTÚAR (i, e) mb. 1.është tradhtuar. Burrë i tradhtuar. Grua e tradhtuar. Interesa të tradhtuara. Ndihet i tradhtuar.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimitmbiemrit. I tradhtuari, i përvëluari. (fj. u.).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.