Fjalori

Rezultate në përkufizime për “total”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

EKLIPS
PLOTË

PLÓTË (i, e) mb. 1. I mbushur tërësisht, deribuzë, aq sa nxë a sa s’merr më; kund. i zbrazët; bosh. Një gotëplotë. Kalliri i plotë e mban kryet ulur. (fj. u.).
2.shfaqet plotësisht, që duket i tërë; kund. i pjesshëm. Pamje e plotë. Hënë e plotë hënë katërmbëdhjetëditëshe. Eklips i plotë.
3. I shëndoshë e i mbushurtrup, në fytyrë etj.; i bëshëm; i rrumbullakët. Burrë i plotë. Grua e plotë. Me fytyrëplotë. Vinte i plotë me trup.
4. Që i ka të gjithë përbërësit, që përfshingjitha ato që duhen, jo i pjesshëm, jo i cunguar; i tërë, i përfunduar. Njohuri (dijeni) të plota. Të dhënaplota. Mendim i plotë. Njësi e plotë. Fjalë e plotë. Trajtë e plotë (gjuh.). E kryera e plotë (gjuh.) një nga kohët e shkuarafoljestregon se veprimi ose gjendjashprehen nga folja, ka marrë fund para një veprimi a gjendjeje tjetër në të kaluarën. Numër i plotë (mat.) Qumësht i plotë qumësht që nuk i është hequr ajka.
5.përfshingjithë, që nuk i mungon asnjë. Listë e plotë. Ekip i plotë. Familje e plotë.
6.bëhet a çohet derifund, që zbatohet a bëhet tërësisht, që nuk lihet përgjysmë Shfaqje e plotë. Punë e plotë. Kurs i plotë. Orë të plota mësimore. Çlirim i plotë. Shërim i plotë.
7. kapgjitha anët, i përgjithshëm, jo i kufizuar. Liri e plotë. Demokratizim i plotë. Miratim i plotë. Përkrahje e plotë.
8. Që ka arritur fazën më të lartëzhvillimit; që ështëmasën a në shkallën më të madhemundshme, që bëhet me forcën më të madhe. Pjekje e plotë. Lulëzim i plotë. Shëndet i plotë. Me shpejtësiplotë. Errësirë e plotë. Bindje e plotë. Besim i plotë. Në fshehtësiplotë.
9. Që ka lartësinë e duhur, i mbushur (për zërin a tingullin). Zë i plotë. Ton i plotë.
10. I trashë. Fill (pe) i plotë.
11. I dendur. Stof i plotë.
Sin.: i mbushur, katërmbëdhjetëditëshe, i shëndoshë, i bëshëm, i tërë, i tërësishëm, tërësor, i gjithë, i gjithsejtë, i paprerë, i pandarë, i paprekur, i përgjithshëm, total, i dendur, i katërçiptë, i rrumbullakët, njëpjesësh, i mbaruar, i përfunduar, i pakufizuar, i gjithanshëm, i paprerë, i thellë, i trashë, i rrasët, shterues, bitevi.
*Bletë e plotë. Me *zemërplotë.

PËRGJITHSHËM

PËRGJÍTHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. është i përbashkët ose karakteristik për një tërësi njerëzish, sendesh a dukurish, që u përketgjithëve ose një numrimadh njerëzish, sendesh etj.; kund. i veçantë; i posaçëm. Parimepërgjithshme. Tipare (karakteristika) të përgjithshme. Trajta më e përgjithshme e një fjale. Mënyra më e përgjithshme e shqiptimit. Rregull i përgjithshëm.
2.përfshingjithë anëtarët e një popullsie, të një grupi njerëzish etj.; që bëhet për të gjithë njerëzit ose ngagjithë njerëzit; kund. i pjesshëm. Votim i përgjithshëm dhe i fshehtë. Arsim i përgjithshëm. Regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë.
3.prek diçkatërësi, që e përfshintërënndodh ose që bëhetpërpjesëtimegjera a në një hapësirëmadhe, që e përfshingjithë. Mobilizim i përgjithshëm. Rrëmujë e përgjithshme. Dobësi e përgjithshme e organizmit.
4.përfshingjitha sendet a dukuritë e një kategorie pa përjashtim; që bëhetmënyrë tërësore dhe rrënjësore, i plotë; kund. i pjesshëm. Pastrim i përgjithshëm. Kontroll i përgjithshëm.
5.merrettërësi, që merret i gjithë, tërësor. Prodhimi i përgjithshëm industrial. Vëllimi i përgjithshëm i qarkullimitmallrave. Numri i përgjithshëm i popullsisë.
6. lidhet drejtpërdrejt me pjesën më të madhepopullit, që i përket gjithë popullit ose shumicës dërrmuese të tij, që është i të gjithëve, që ka të bëjë me gjithë shoqërinë; që është pranuar ngagjithë; kund. vetjak. Lumturia (e mira) e përgjithshme. Mendimi i përgjithshëm. Interesi i përgjithshëm.
7. Që ka të bëjë me natyrën, me botën reale e me shoqërinëtërësi; që e formon njeriunpërgjithësi; kund. i veçantë; profesional. Ligjet e përgjithshmenatyrës (të shoqërisë). Kulturë e përgjithshme. Arsim i përgjithshëm. Lëndët e kulturëspërgjithshme.
8.është a që bëhetpërgjithësi, që nuk hynhollësira. vijapërgjithshme. Diskutim i përgjithshëm. I shtroi çështjetmënyrëpërgjithshme. U shpreh me fjalëpërgjithshme. Si rregull e përgjithshme...
9.ështëkrye të të gjitha degëve a të të gjitha hallkave organizative të një administrate, të një ushtrie etj.; që udhëheq gjithë veprimtarinë e një organi a të një organizate. Komandanti i përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm.
10. mjek. prekgjithë trupin; që vepron mbigjithë trupin; kund. i pjesshëm. Sëmundje e përgjithshme. Mpirje e përgjithshme. Bar (helm) me veprimpërgjithshëm.
11. tek. është ndërtuar për të kryer punë nga më të ndryshmet, i gjithanshëm, universal; kund. special.
12. shkenc. Përdoret si pjesë e dytë në emërtimin e disa shkencavemerren me studimin e parimeve themelore, teorike dhe përfshijnë konceptet themelore ose japin njohuritë kryesorefushacaktuara. Gjeografia e përgjithshme. Historia e përgjithshme. Biologjia e përgjithshme. Kimia e përgjithshme. Gjuhësia e përgjithshme.
13. gjuh. emërton një klasëtërë qenieshgjalla, sendesh a dukurish, sipas tiparevetyrepërbashkëta; kund. i përveçëm. Emër i përgjithshëm (p.sh. njeri, dele, ujk, libër, shkollë, liri, lumturi etj.).
14. Përdoret si pjesë e dytë në emërtimin e disa specialistëve, që punojnë në një fushëgjerëveprimtarisë, të prodhimit etj., që nuk janëspecializuar vetëm për një fushëngushtë: Agronom i përgjithshëm. Mjek i përgjithshëm. Gjeolog i përgjithshëm.
Sin.: i gjithmbarshëm, i gjithunjishëm, i gjithësishëm, i gjithanshëm, universal, frontal, botor, publik, plenar, tërësor, i tërësishëm, total, global, grumbullor, i plotë, kapital, panoramik, i përbashkët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.