Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRNDJÉKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përndjek ose kur përndiqem. Përndjekja e patriotëve rilindës.
2. kryes. sh. Mjetet e përgjimit, të dhunës e të shtypjes që përdoren dhe masat që merren kundër dikujt për ta nënshtruar e për ta detyruar të heqë dorë nga lufta për liri, për drejtësi shoqërore etj.
3. Persekutim. Përndjekjet e egra raciale. Përndjekjet kundër punëtorëve grevistë.
✱Sin.: persekutim, ndjekje, shtypje, torturim, dhunim.
PËRPËLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përpëlit diçka ose kur përpëlitem. Përpëlitjet e qepallave. Përpëlitja e krahëve (të shpendit).
2. Lëvizje të shpejta e të përsëritura dridhëse të të gjithë trupit ose të një pjese të tij; lëvizje e rrotullime të shpeshta të trupit për t’u qetësuar nga një dhembje etj. Përpëlitjet e të sëmurit. Përpëlitjet e bishës së plagosur.
3. fig. Përpjekje të ethshme që bën dikush për të shpëtuar nga një rrezik, për të dalë nga një gjendje e vështirë a për të gjetur një rrugëdalje çfarëdo. Përpëlitjet e fundit e një të mbyturi.
✱Sin.: kapsallitje, përpjekje, përpushje, përplasje, vërtitje, rrotullim, dridhje, vuajtje, mundim, torturim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë