Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tororis”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TORORIS

TORORÍS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Hedh a pres foshnjën vogël nëpër duar për ta gëzuar dhe për ta ledhatuar, ose diçka tjetër për të luajtur me të. Tororis djalin (vajzën). Tororis mollën (topin).
2. foshnjëngjumë duke i kënduar ninulla e duke e përkundur.
3. fig. Sorollat kot dikë; e vonoj dikë duke e mbajtur me fjalë. Mos e tororis, të gjorin.
4. Zgjat a zvarrit shumë një punë. E ka ves që i tororis punët.

TORORISEM

TORORÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. 1. Sillem kot andej-këtej pa bërë asnjë punë, sorollatem. U tororis gjithë ditën. Ika tani, ika se u tororisa shumë. Nisu se u tororise e të zë nata udhës.
2. Vonohem; bëhem vonë.
Sin.: sillem, sorollatem, hallakatem, vonohem.

TËRLAT

TËRLÁT vep., ~A, ~UR kal. Mundoj, sorollat, çoj poshtë e përpjetë. E tërlati një muaj e s’i mbaroi punë.
Sin.: mundoj, sorollat, tororis, hallakat.

VARRAKAT

VARRAKÁT (VARRAKÁS) vep., ~A, ~UR bised., kal. E zgjat shumë kohën gjatëcilës bëhet një punë a kryhet diçka, e vonoj përfundimin e saj, e zvarrit, e mbaj nëpër duar për një kohëgjatë pa e përfunduar, e shtyj më sot, më nesër. I varrakat punët. E varrakati dasmën. Nuk i varrakat punët. E varrakati projektin për një kohëgjatë.
Sin.: zgjat, tororis, vonoj, zhargit, zhargoj.

VONOJ
VËRDALLOS

VËRDALLÓS vep., ~A, ~UR bised., kal. E sjell vërdallë, e end andej-këtej dikë, e bëj që të vijë vërdallë; e sorollat pa i kryer punë. E vërdallosi gjithë ditën. E vërdallosi kotshkretin.
Sin.: sorollat, sjell, tororis, end.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.