Fjalori

Rezultate në përkufizime për “torishtë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARGAÇ

ARGÁÇ,~I m. sh. ~E,~ET Vathë e rrethuar me gardh drizash a ferrash; vend i gardhuar, vathë me ferra e degë për dhentëbjeshkë. Hynë dhentëargaç. Thura një argaç. Ujku shembi argaçin.
Sin.: vathë, thurimë, torishtë, mbajc, rathim.

ELMEZË

ELMÉZ/Ë,~A f., krahin. 1. Dru i gjatë e pa degëvihet mbi torishtë për të mos e lëvizur era.
2. Shtresë llumipluskon në një pellg.

RRITUR

RRÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka arritur moshën madhore, që e ka kaluar moshën e fëmijërisë a të miturisë, që është bërë i zoti i vetes. Tashmë shoqërohej me djemrritur. Vajzat e rritura ishin një kat më lart.
2. Që e ka trupinlartë ose të madh, që është zhvilluar mirë (për bimët ose kafshët). Po krasitnin pemët e rritura. Ujis fidanët e rritur. Qengjat e rritur i kishin futurtorishtë.
3. fig. është ngritur në një shkallë më të lartë, që është më i madh se më parë. Kërkesat e rritura për miell trazuan tregun. Kostot e rriturandërtimit krijuan panik.
Sin.: i madh, i rritshëm, i pjekur, i shtuar, i ngritur, i zmadhuar.
I rritur me ajkë qumështi shih tek AJKË. I rritur (i ushqyer) me thelpinj arre shih te THELB.

TORISHTË

TORÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Vathë bagëtish, që e bëjnë zakonishtarë dhe e lëvizin kohë pas kohe, me qëllim që të plehërohet toka. Torishta e dhenve (e dhive, e lopëve). Brenda (jashtë) torishtës. Futi dhentëtorishtë. Me një hu s’thuret torishta. (fj. u.). Qeni i keq ta sjell ujkuntorishtë. (fj. u.).

VATHNAJË

VATHNÁJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend ku ka disa vatha bagëtish, vend me disa vatha. U kthyen dhentëvathnajë. Bariu ndërronte çdo ditë vathnajat që të plehëronte sa më shumë tokë.
2. Vathë e madhe.
Sin.: vathë, torishtë, thark, tëbanë, plehërishtë, gardhec.

VATHË

VÁTH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vend i rrethuar me gardh në një sheshhapët, ku rrinë bagëtiaverë; vend i rrethuar me lesa në një arë, ku mbajnë dhentë natën për ta plehëruar; tufa e dhenve a e bagëtive të gardhuara në një vendtillë. Vatha e dhenve (e dhive, e lopëve). Lesa e vathës. I futin (i mbyllin) në vathë. E ndau (e hoqi) nga vatha. E plehëroi me vathë.
2. Vendi a kopshti ku mbahen zgjojet e bletëve; zgjojet e bletëve që i mbajnë bashkë në një vend. Vatha e bletëve. Vathë prej pesëdhjetë zgjojesh.
Sin.: vathnajë, plehërishtë, gardhec, torishtë, mandër, ujanik.
Doli nga vatha (dikush) u largua ngatjerët, u veçua, u shkëput; bën ndryshe ngatjerët; u nda nga tufa; u nda nga kopeja; kund. hyrivathë. *Dhenvathë. E futi (e shtiu) në vathë (dikë). 1. E vuri nën kontroll, veproimënyrëtillë që ta ketëdorë e ta mbajë nën vëzhgim ose ta ruajë që të mos largohet, të mos bëjë gjë etj.; e bëri zap. 2. shih e shtiu (e futi) në grackë (dikë). E futënvathëdhive (dikë) ia morën mendjen; e bënë për vete. Hyrivathë (dikush) u bashkua me gjithëtjerët; iu bind urdhravedikujt; kund. doli nga vatha. E sjell (e fut) ujkunvathë (dikush) është njeri që me lehtësi e pa mëshirëbën keq; fut në mes të tjerëve dikëështë i rrezikshëm e i pabesë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.