Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tonal”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ATONAL

ATONÁL,~E mb. 1. gjuh. I patheksuar. Fjalë atonale.
2. muz. Që nuk ka vijëpërcaktuar tonale; që nuk është i lidhur me tonalitetin e caktuar. Muzika atonale. Opera atonale.

ATONIZËM

ATONÍZ/ËM,~MI m., muz. Prirje ose stil muzikorshmang konceptin e tonalitetit; shfrytëzimi i parimeve atonale në kompozimin muzikor, ku mungon një qendër tonale ose një shkallëzim i akordeve dhe i notave; çlirim nga rregullat tradicionalemuzikës. Atonizëm i lirë. Kompozitorë të atonizmit. Liria krijuese e atonizmit. Shprehësia e atonizmit.

MARRËDHËNIE

MARRËDHË́́NI/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. kryes. sh. Lidhje e ndërsjellë bashkëpunimi, ndihme e bashkëveprimi ndërmjet dy a më shumë njerëzve, palëve, shteteve, organizatave etj. në një fushëveprimtarisë politike, shoqërore, ekonomike a në punëndryshme; të dhënë e të marrë ndërmjet dy a më shumë vetave, palëve etj.; qëndrimimbajnë kundrejt njëri-tjetrit. Marrëdhënie të mira (të ngrohta, të ngushta, të këqija, të ftohta). Marrëdhënie miqësore (familjare, martesore, bashkëshortore). Marrëdhëniet e shkollës me prindërit. Marrëdhëniet mësues-nxënës. Krijoj (lidh, vendos, pres, shkëput) marrëdhëniet me dikë. Marrëdhëniengushta e të qëndrueshme. Marrëdhënie shtetërore (diplomatike, ekonomike, tregtare, kulturore). Marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Marrëdhënie shoqërore marrëdhënievendosen ndërmjet njerëzveprocesin e veprimtarisëtyrepërbashkët praktike e shpirtërore. Jammarrëdhënie pune jampunë, punoj në një ndërmarrje a institucion. Marrëdhënieprodhim (ek.) marrëdhënietvendosen ndërmjet njerëzveprocesin e prodhimit, të shpërndarjes e të këmbimit të të mirave materiale. Marrëdhënie tonale (muz.) lidhjet dhe mënyrat e vendosjes së tonaliteteve të ndryshme, të klasifikuara sipas shmangies, modulacionit dhe krahasimit.
2. gjuh. Lidhje e ndërsjellë ndërmjet sendeve, dukurive ose veprimevendryshme; raport. Marrëdhënie kushtore (kohore, qëllimore). Marrëdhënieshkakut e të pasojës.

ORGANOLOGJIKISHT
TONAL

TONÁL,~E mb. 1. gjuh. Që lidhet me tonin, me lartësinë e tingullit; që ka tone. Kinezishtja është gjuhë tonale.
2. muz.lidhet me tonalitetin. Nota tonale. Strukturë tonale. Muzikë tonale. Telegrafi tonale.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.