Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tonë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AEROSOL

AEROSÓL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kim. Grimca të ngurta ose të lëngëta të trysnuara me gaz në një enë metalike, qelqi etj., që shpërndahen në ajër si një rrymë spërkatjeje nga forca shtytëse gazit, e që përdoren për pastrimin e një sipërfaqeje qelqi etj., për dezinfektim, për sterilizim ose për zhdukjen e insekteve e gjallesave të tjeradëmshme për njeriun dhe për mjedisin. Tretje e aerosolit. Insekticidet si aerosol kanë potencial për ta ndryshuar ekosistemin tonë.
2. mjek. Tretësirë me antibiotikë etj., e trysnuar me gaz në një enë metalike, që përdoret për të kuruar djegiet, për të dezinfektuar prerjet e vogla, për të luftuar infeksionet dhe pezmatimet e ndryshmelëkurë si dhe për trajtimin e sëmundjevefrymëmarrjes, si alergjinë, bronkitin, astmën etj.). Aerosoli si terapi te pezmatimi i fytit. Përdorimi i aerosolit te fëmijët.

AJO

AJÓ (ASÁJ tr. e shkurt. I; ATË pas parafj. , tr. e shkurt. E; ASÁJ, pas parafj. SAJ) përem. 1. vetor. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), për të cilin bëhet fjalë, por që nuk është i pranishëm; zëvendëson një emërgjinisë femërore (në numrin njëjës), që është përmendur pakparë ose që do të përmendet më pas. Ai dhe ajo. Ajo vetë pikërisht ajo. Ajo flet. I thashë asaj. E pashë atë. Rri me të. Jo ti, por ajo atje.
2. përd. em., libr. Përdoretvendemritpërveçëm të një protagonisteje ose të një personazhi në një vepër letrare.
3. dëft. Tregon një frymor a një send (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore), që ndodhetlarg folësit se një frymor a një send tjetër i njëjtë; zëvendëson një emërgjinisë femërore (në numrin njëjës), që është përmendurparë se një tjetër; kund. kjo. Ajo atje. Ja ajo. Po ajo, e njëjta. Ajo vajzë (rrugë). Në atë mënyrë.
4. dëft. Tregon njërin prej dy frymorëve ose sendeve (të shënuar nga emragjinisë femërore), që krahasohen, përqasen a kundërvihen; kund. kjo. këtë ose në atë fushë. Nga kjo ose nga ajo anë. Në këtë ose në atë mënyrë.
5. dëft. Përdoret me një emër për të përcaktuarmirë kohën, që shënohet nga emri ose që është përmendurparë; kund. kjo. Atë ditë (natë). Atë dimër (pranverë). Atë mëngjes (mbrëmje). Atë kohë. Atë botë. Atë mbrëmje. Atë stinë.
6. dëft. Përdoret para një fjalievarur, e cila përcakton frymorin a sendintregon përemri (të shënuar nga një emër i gjinisë femërore) ose para një fjalie kryefjalore, e cila përcakton frymorin a sendin, që zëvendëson përemri. Ajo vinte e para. Ishte nëna ajosillte paqeshtëpinë tonë.
7. dëft., bised. Përdoret para një emrigjinisë femërorenumrin njëjës për të përforcuar një tipar a një vlerësim ose për të shprehur mospërfillje a përçmim. Ajo farë grua. Gjithë ajo dashuri. Deri në atë shkallë.
8. dëft. Përdoret për të treguarmënyrëpërgjithësuar një mendim, një gjendje a rrethanatpërmendenparë ose që plotësohen më pas. Ajondodhi. Atë që s'ta pret mendja. Atë që është thënë. Sa për atë lidhur me diçka, për sa i përket diçkaje. Përveç asaj përveç kësaj, gjithashtu.
9. dëft., libr. Përdoretvend të një emrigjinisë femërorenumrin njëjës për të mos u përsëritur emri.
10. dëft., euf. Përdoret për të zëvendësuar një emër (sëmundjeje etj.), që nuk dëshirojmë e që nuk e quajmëudhës ta zëmëgojë për shkak paragjykimesh a për arsyetjera. Ajo punë sëmundja e tokës. Ajo e fëmijëve (e tokës) sëmundja e tokës. Ato të grave zakonet, rregullat e grave. Ajo e gjellës kripë gjelle. Ajo qoftëlargia djallusha, dreqja.
Ajo *e botës euf. Ajo botë (jetë) bota tjetër sipas besimeve fetare. Në atë *brinjë fli! iron. Del (të nxjerr) po në atë (në një) *qafë (diçka). Ç’është ajo *fjalë! S’këndonajo *qyqe iron. Nuk e mban dot atë *këmborë (dikush). I ra në të (në fije, në fill) shih te FIJ/E,~A. E zuri ajo *punë (dikë).

AJROSET

AJRÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. vetv. Ndërrohet ajri, pastrohet ajri. Ajroset kuzhina. U ajrosën jorganët. U ajrosëmkopshtin tonë.
2. pës. e AJRÓS.
Sin.: ajrohet, ajriset, freskohet.

AKTUALITET

AKTUALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Gjendja, rrethanat dhe ngjarjet kohëssotme. Aktualiteti shqiptar. Aktualiteti ndërkombëtar. Aktualiteti politik (ekonomik, shëndetësor etj.). Çështje të aktualitetit. Çështje të aktualitetit tonë. Tema të aktualitetit. Paraqes aktualitetin. E lidh me aktualitetin. Aktualiteti sportiv. Aktualiteti i javës. Lajme nga aktualiteti i rajonit.
2. qenët aktual; ajoështë e vlefshme, e rëndësishme, e dobishme sot, ajo që na duhet për të sotmen; ajondodh aktualisht në një fushëcaktuar (në politikë, në ekonomi, në kulturë etj.). Aktualiteti i përmbajtjes (i veprës). Ruan (humbet) aktualitetin. Aktualitetit i duhet një qendër moderne e kulturës. Revista trajton çështje të aktualitetit kulturor.
Sin.: e sotme, e sotshme, e tashme, e tanishme, e përtashme, përtashësi, e përditshme, bashkëkohorësi.

ALOGJENE
ALTISTE

ALTÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET muz. Ajokëndon me alto. Altisteinterpreton me lirizëmtheksuar. grupin tonë erdhi një altiste.

AMSHUESHËM

AMSHÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. I amshuar. Kujtim i amshueshëm. Ide të amshueshme. La gjurmëamshueshmehistorinë tonë.

ANEMOGRAFIK

ANEMOGRAFÍK,~E mb., meteor. merret me regjistrimin dhe me studimin e erërave, që ka të bëjë me anemografinë dhe anemografin, i anemografisë, i anemografit. Stacioni meteorologjik përpunoidhënat anemografike. Harta anemografike përcaktoi zonat me erërat më të fortavendin tonë.

ANONIMIZOHEM

ANONIMIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem anonim, fsheh ose humbas identitetin tim për arsye mbrojtjeje, sigurie, privatësie ose etike. Anonimizohem qëllimshëm. platformën tonë mundanonimizohem plotësisht.
2. pës. ANONIMIZÓJ. dhënat personale u anonimizuan para publikimit.

ARBËR

ÁRB/ËR,~RIII m. sh. ~ËR, ~RIT krahin. 1. Fushë, rrafsh i hapët (në krahasim me malësinë). Mal e arbër malësorët dhe fusharakët, i gjithë populli. Biearbër zbresfushë.
2. zakon. sh. Banorët e fushave bregdetarevendit tonë (në krahasim me banorët e krahinave malore).

ARBËRESH

ARBËRÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shqiptar i Italisë së Jugut, i Greqisë dhe i Dalmacisë; pjesëtar bashkësisëshqiptarëveshpërngulur nga dheu amë në Mesjetë. Arbëreshët e Italisë. Arbëreshët e Greqisë. Arbëreshët (arbëneshët) e Zarës.
2. vjet. Shqiptar i kohësmesjetës, arbër.
3. krahin. Banor i një pjese të Labërisë së Vlorës, arbër.
4. Banor i fushave bregdetarevendit tonë; arbër.

ARBËRESHE

ARBËRÉSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Emërpërdoret sot për shqiptaret e Italisë së Jugut, të Greqisë dhe të Dalmacisë, të shpërngulura nga tokat me shqiptarëmesjetë.
2. vjet. Shqiptare e kohësmesjetës, arbënore.
3. krahin. Banore e një pjese të Labërisë së Vlorës.
4. Banore e fushave bregdetarevendit tonë.

AUTOIMUNITET

AUTOIMUNITÉT,~I m. Gjendje kur sistemi imunitar i trupit fillonsulmojë qelizat dhe indet e veta për shkak të një keqfunksionimi në njohjen e qelizave vetjake, duke i trajtuar ato si kërcënimehuaja. Autoimuniteti i trupit tonë. Pacienti vuan nga një formë e autoimunitetit. Studimet mbi autoimunitetin. Përgjigje e tepruar e autoimunitetit. Ndërgjegjësimi për autoimunitetin.

BABËLOK

BABËLÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Babai, gjyshi a dikush tjetër kur i drejtohemi me dashuri, me përkëdheli etj.; babush, babëlosh. - Djali i babëlokut! - Eh, or babëlok!
2. Njeri i shëndoshë, i fuqishëm e i zoti. Babëlok për punë njeri i fuqishëm e i zoti për punë; ai që e çon punën derifund. Me pamje bababëloku. Njerëzqetë e babëlokë. Ecje prej babëloku. Puna do babëlokë. (fj. u.).
3. Njeri i urtë e i butë; ai që nuk ia thyen zemrën askujt, shpirt njeriu. - I dua babëlokët, se më duan. - Sa mirë e di babëloku! Edhe tanibëhet se e shoh fytyrën e babëlokut tonë.

BALENË

BALÉN/Ë,~A f. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Balaena) Kafshë gjitare shumë e madhe me trup si të peshkut, me gojë shumëgjerë e me fletëza të brirta në venddhëmbëve, që jetonoqeane e dete dhe gjuhet për mishin e për dhjamin e saj. Mish (vaj, dhjamë) balene. Gjuetia e balenave. Paraardhësit e balenës. Barku (qumështi) i balenës. Peshkaqen balenë. Balena ka trupngjeshur.
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekësaj kafshe deti. Balenë e bardhë (lat. Delphinapterus leucas) balenë me dhëmbë e ujërave veriore, me kokëvogël e me qafëlëvizshme, me fletë notueserrumbullakosura. Balenë me dhëmbë (lat. Odontocetus) balenë që ka dhëmbëvendpllakave të brirta, bellugë. Balenë pa dhëmbë balenë me mustaqe. Balenë e Groenlandës (balenë polare) balenë e ujërave të Arktikut. Balenë gungaçe (me gunga) (lat. Mesaptera novaeangliae) balenë me fletëgjata e të ngushta për të notuar, e quajtur kështu nga gjahtarët e balenave sepse e harkon kurrizin kur bën rrotullimin për t’u zhytur. Balenë hiperodon (lat. Hyperoodon) një nga dy llojet e balenave me sqep, që ushqehet kryesisht me butakë. Balenë e hirtë (lat. Eschrichtius gibbosus; Eschrichtius robustus) balenëngjyrëhirtë, me pullazbërdhulëta, pa dhëmbë, me shumë pllaka të brirta e të bardha në të dyja anët e nofullave, që gjendetujërat e ftohtaVeriut dhe ushqehet me karkaleca, krimba etj. Balenë e kaltër (lat. Balaenoptera musculus) lloji më i madh i balenave me gjatësi deri tridhjetë metra dhe me peshë deri njëqind e njëzet tonë, që gjallonujërat nëntropikale dhe polare në të gjithë botën. Balenë kokëmadhe (lat. Balaena glacialis) balenë pa dhëmbë e me kokështypur, me rreth dymbëdhjetë vija gjatësoregrykë dhegjoks, me kurrizhirtë e me barkbardhë, që gjendettufa pothuajse në të gjithë oqeanet e që ushqehet me karkaleca, me peshqvegjël etj. Balenë minki (lat. Balaenoptera acutorostrata) një nga dy llojet e balenavevogla, me kurrizmurrmë e me barkbardhë. Balenë me mustaqe (lat. Mysticeti) balenë e cilavenddhëmbëve ka pllaka brinake për filtrimin e ushqimit nga uji. Balenë me pendë (lat. Balaenoptera physalus) balenë me trupgjatë e hollak, derinjëzet e katër metra gjatësi, me ngjyrëhirtë e me barkbardhë, që ka një pllakë kockorevenddhëmbëve. Balenë me sqep (lat. Ziphius cavirostris) balenë me pllaka të brirta në venddhëmbëve, me turizgjatuar si sqep, që gjendet në të gjitha oqeanet.
3. bised. Një lloj purtekebëhet nga dhëmbët e kësaj kafshë, që epet e nuk thyhet dhe përdoret si fortesë për korsetë, për jakat e këmishëve etj. Balena për jaka këmishësh.
4. keq. Vajzë a grua me trup shumëmadh e të shëndoshë. Ka trup balene.

BASHKËNGJITEM

BASHKËNGJÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. zyrt., vetv., vet. v. III Lidhet, bashkëlidhet, i shtohet. Kjo shkresë bashkëngjitet me një tjetër.
2. vetv. Bashkohem a shoqërohem me dikë a me diçka (për një punë etj.); bëhem me dikë. Grupit tonë iu bashkëngjitën edhe dy vajza skiatore.
3. gjuh., vetv., vet. v. III Përngjitet, bashkëngjitet; vjet. përngjizet. Kur bashkëngjiten dy ose më shumë fjalë, krijohet një fjalë e përngjitur.
4. pës. e BASHKËNGJÍT.
Sin.: bashkohet, lidhet, bashkëlidhet, i shtohet, shoqërohet, përngjitet, përngjizet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.