Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tollovitem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NGATËRROHEM

NGATËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Mbështillen a ndërthurenmënyrëparregullt; koklavitet, ndërliket; kund. çngatërrohet, shkoklavitet. Ngatërrohen flokët. U ngatërrua filli (teli, spangoja).
2. vetv., vet. v. III Përzihen a bëhen bashkë gjërandryshme ose të largëta. U ngatërruan llogaritë. Ishin ngatërruar numrat e revistave (e gazetave). Iu ngatërruan shënimet. Listat zgjedhore janë ngatërruar. Na janë ngatërruar oraret.
3. vetv., Pengohem nëpër fijet e diçkaje, mbetem i lidhur a nuk mundlëviz lirisht. U ngatërruan nëpër tela (nëpër ferra, nëpër shkurre). U ngatërruan zogjtërrjetë (ndër leqe).
4. fig., vetv. Përzihem vetë a shtyhem ngatjerëtmarr pjesë në një punëpapëlqyer; hyjmarrëdhëniepadëshirueshme me dikë; përzihempunët e dikujt. U ngatërrua në një çështje (në një grindje). U ngatërrua në një konflikt (në një luftë). Nuk janë ngatërruarkontrabandë. U ngatërruan në një gjyq. Nuk ngatërrohem me ta nuk përzihempunët e tyre, s’duakem punë me ta.
5. vetv. Them diçka tjetërvendasajduhet, humbas fillin e mendimeve a të bisedës; e bëj diçkamënyrëgabuar, jo sipas rregullit a rendit. U ngatërruaprovim (në mësim). U ngatërruanumërim (në të folur). I ngatërrohen këmbët në të ecur.
6. vetv., vet. v. III Humbet qartësinë e rregullin, pështjellohet. ngatërrohen mendimet. Më ngatërrohet koka. Më ngatërrohen idetë (kujtimet).
7. vetv., Zihem a grindem me dikë. Ngatërrohen për hiçgjë. U ngatërruan keq. Ngatërrohem me kolegun e punës.
8. vetv., vet. v. III Bëhet diçka më e vështirë; dalin pengesa e vështirësireja në një punë etj.; ndërlikohet, koklavitet. U ngatërrua gjendja. Na janë ngatërruan punët keq.
9. pës. e NGATËRRÓJ.
Sin.: mbështillet, ndërthuret, gërshetohet, koklavitet, ndërliket, ndërlikohet, kokolepset, kërleshet, pështjellohet, shprishet, turbullohet, tutëlohet, çatallohet, ndërliksem, gatërrohen, shpupurishen, pleksem, mpleksem, tollovitem, përzihem, koklavitem, gabohem, zhyhem, trazohem, shpërmendem, shkartisem, pengohem, çakërdisem, çaprashitem, çatrafilohem, zihem, grindem.
U ngatërruan *fijet. Më ngatërrohet (më futet) nëpër *këmbë (dikush). U ngatërrua *lëmshi. U ngatërruan *penjtë.

TURBULLOHEM

TURBULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i turbullt duke u tundur a duke u përzier me lëndëtjera jo të pastra ose me diçkatrashë, humbet kthjelltësinë, bëhet i patejdukshëm (për ujin dhe për lëngjetjera të kulluara); kund. kullohet; kthjellohet. U turbullua uji. U turbullua lumi.
2. vetv., vet. v. III Prishet, bëhet me re, me shi etj. (për motin). U turbullua moti (qielli).
3. fig., vetv., vet. v. III Bëhet jo i qartë, ngatërrohet, prishet; trazohet e pështjellohet; ndërlikohet, bëhet i turbullt. U turbullua gjendja. U turbulluan marrëdhëniet. U turbullua puna.
4. fig., vetv., vet. v. III Humb qartësinë, errësohet, nuk është më i kthjellët; kund. kthjellohet. Iu turbulluan mendimet. Iu turbullua gjykimi. Iu turbullua koka. Uji del i kthjellët prej kroit, por turbullohet rrugës. (fj. u.)
5. fig., vetv. merren mendtë, trullosem, shastisem; shqetësohem, më prishet gjaku; mërzitem. U turbullua fare. Iu turbullua gjaku. Nuk turbullohet kurrë nuk shqetësohet për asgjë, nuk e çan kokën. U turbullova sa e pashë. Mos u turbullo!
6. pës. e TURBULLÓJ.
Sin.: përlyhet, nakatoset, vrenjtem, pështjellohem, tronditem, trullosem, errësohem, shqetësohem, trazohem, emocionohem, tollovitem,

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.