Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
COKÁTJ/E,~AII f. sh. ~E, ~ET Zhurma që dëgjohet kur dikush cokat në derë ose kur trokasim gotat, trokitje.
✱Sin.: trakullim, trakullitje, trokëllimë, trokëllitje, tokje, tringëllimë, çokitje.
TÓKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Prerje e mishit në copa të vogla me satër mbi një dërrasë ose e rrahje mbi të derisa të bëhet i përshtatshëm për qofte. Tokja e mishit.
2. Kalitje (e kosës).
3. Takim, shtrëngim duarsh. Tokje duarsh.
4. Përpjekje, çokitje, cakëllim gotash (vere, rakie). Tokja e gotave.
5. Përzierje (mielli me vezë).
✱Sin.: grirje, rrahje, kalitje, takim, përpjekje, çokitje, cakëllim, përzierje.
TROKÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur trokas, zakonisht me gisht, për të lajmëruar se dua të hyj brenda ose që dikush duhet të ma hapë derën; goditje e diçkaje, zakonisht me gisht, çok etj. Trokitje në derë.
2. Tingull a zhurmë që del kur trokasim; trokëllimë, trokëllitje, çokitje. Trokitje e lehtë (e fortë). Trokitje e duarve duartrokitje.
3. Rrahje. Trokitjet e zemrës.
4. Çokitje, cakëllim. Trokitja e gotave gjatë dollisë.
5. fig. Afrim në kohë, arritje, ardhje, vigjilje, pragu i diçkaje që po afron. Trokitja e Vitit të Ri.
✱Sin.: goditje, takllim, trakullim, trakullitje, trokëllimë, trokëllitje, tokje, tringëllimë, çokitje, takllimë, trakullimë, përpjekje, pjekje, përplasje, goditje, takim, cakëllim, rrahje, arritje, ardhje, vigjilje, prag.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë