Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ZBRÁZJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur zbraz diçka; boshatisje; kund. mbushje. Zbrazja e kupave (e gotave, e filxhanëve, e fuçive etj.). Zbrazja e xhepave. Zbrazja e thasëve. Zbrazja e dyqaneve. Zbrazja e kutive të votimit. Zbrazja e tregut të brendshëm. Zbrazja e rezervave shtetërore.
2. Derdhja diku e një lënde që ndodhet në një enë, në një thes, në një arkë etj.; hedhja e diçkaje nga një enë në një enë tjetër; kthim; derdhje, toçitje. Zbrazja e qumështit në tenxhere. Zbrazja e gjellës në pjatë. Zbrazja e grurit nga kamioni. Zbrazje e verës nga shishja ose voza. Zbrazja e rakisë në damixhan. Zbrazja e mbeturinave në kosh. Zbrazja e fshikëzës së tëmthit (së urinës). Mekanizmi i zbrazjes së qelizave.
3. Largimi i të gjithë njerëzve që banojnë a që janë vendosur në një vend; boshatisje. Zbrazje e përkohshme. Zbrazja e qyteteve (e fshatrave, e lagjeve etj.). Zbrazja e këtyre viseve ishte e frikshme. Kjo krahinë pësoi zbrazjen më të madhe në histori. Ndalimi i zbrazjes së vendit.
4. Të qëlluarit me armë; shkrehja e një arme, shkrepje; shpërthimi i diçkaje. Një zbarazje pushke. Mbushja dhe zbrazja e armës. Zbrazja e minave kundërtanke. Pas zbrazjes së parë pushka ngeci dhe nuk e merrte fishekun tjetër të radhës.
5. fig. Shkarkimi i inatit, i zemërimit etj. mbi një tjetër; shfrim, shfryrje. Pas zbrazjes së inatit duhej të vinte polemika. Vepra e parë ishte një zbrazje ndjenjash e një të riu.
✱Sin.: boshatisje, shkundje, shkrëndje, derdhje, hedhje, shkarkim, lirim, toçitje, shfrim, shkrehje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë