Fjalori

Rezultate në përkufizime për “toç”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUT

BÚT,~III m. sh. ~E, ~ET 1. anat. Pjesa e butëçaçkëkokës te fëmijët e porsalindur; faqja e sipërme e kokës, çaçka, maja e kokës. Buti i kokës. I ra në but të kresë.
2. Tul nga kofsha e bagëtisëtherur. But derri (viçi).
3. euf. Prapanicë; mollaqe.
Sin.: çaçkë, çafkë, puç, ujth, lekë, baçarangë, toç, taban, tepelek, tullë, tepe, mollaqe.

LLUC

LLUC ndajf. Me flokëqethur a të rruar rrafsh me lëkurën; tullë. Ushtarët qetheshin krejt lluc. E lë lluc krejt (dikë) (fig.) ia marrgjitha.
Sin.: rroce, sut, toç, tullë, zero.

PJEPËR

PJÉP/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT bot. 1. (lat. Cucumis melo) Bimë e vendevengrohta, e ngjashme me kungullin, me kërcellgjatë e zvarritës, që bën kokrramëdha vezake a të rrumbullakëta, me tul të lëngshëm e me shumë fara brenda. Pjepër dimërak. Pjepër farashuk. Fara pjepri.
2. Kokrrat e kësaj bime, me lëkurë zakonishtplasaritur e me tul në ngjyrëverdhëçelur, që kur piqen janëëmbla, me shumë lëng dhe hahen. Një thelë pjepër. Erë pjepri. Prenë (çanë) një pjepër. E ka kokën si pjepër (bised.). Pjepër i egër (bot.) bimë barishtore shumëvjeçare, me kërcell pothuajshtrirëtokë, pa lastarë dhe me gjethetrasha vezake.
3. krahin. Trangull, kastravec.
4. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pjepri: Pjepri i egër kungullushi. Pjepri gjarpëror (lat. Cucumis melo flexuosus). Pjepri muskat (lat. Cucumis melo reticulates).
Sin.: bostan, lladik, trangull, kombisht, toç, kakaviç, bramsh, kungullac, palcar, palcak, qarrës, kërçanjar, miellës, bobolesh.
I lulëzon pjeprishënëndre (dikujt). 1. I vete çdo gjë mbarë, është shumë mirë në çdo kohë; i lulëzon (i lulon) bahçjadimër; i vjen e miraderë; i mbin pjergullafik. 2. tall. Është mendjelehtë dikush, aq ia pret; i duket çdo gjë e arritshme.

SHOGË

SHÓG/Ë,~A f. 1. Pjesë e kokës ku kanë rënë flokët, tullë, toç, qere. I dukej (i shndriste) shoga. I ka mbetur koka shogë.
2. sh. ~A, ~AT Rrip i gjerë e i gjatë zakonisht prej leshi për ta ngjeshur në bel, që përdoret si aksesor, brez. Shogë ari. Kishte veshur një fustanbardhë me një shogëzezë në mes. Kishte harruarvendoste shogën. Bleu një shogë te re.
3. mjek. Kromë, zgjebe. E zuri shoga. Ishte me shogë. Sëmundja e shogës.
Sin.: tullë, toç, qere; kromë, zgjebe.

TOÇ

TOÇ vep., ~A, ~UR kal. Deh dikë me alkool (me raki, me verë etj.). I toçigjithë.

TOÇ

TOÇ,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Kalli i vogël misri, kalli i parritur a i pazhvilluar si duhet. Misri kishte bërë ca toça. Mblodhën ca toça.
2. Pjepër a shalqi i vogël. Këputi një toç.
3. Kokë lakre a sallate.
4. fëm. Kokë. Iu vra toçi. E ka toçin të madh (të vogël). E ka toçin gur nuk bindet; nuk i mbushet mendja lehtë. E çukititoç.
5. Pjesa e kokësduket kur bien flokët, tepja e kokës pa flokë; tullë. Toçi i kokës. I dukej (i doli) toçi. I ra në toç.
6. Kafshatë (buke), çapë, mëllë. Hëngri dy toça bukë.
7. si ndajf. Duke qethur a duke rruar flokun gjerrrënjë; pa flokë, tas. U qeth toç. E ka (e bëri) toç kokën.
8. si mb., fig. I lehtë nga mendja, torollak. Djalë (plak) toç.
Sin.: tullë, shogë, torollak.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.