Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AVANÍSHT ndajf. Në mënyrë mizore e barbare. U soll avanisht. Shkatërruan avanisht fshatin.
✱Sin.: mizorisht, egërsisht, pamëshirësisht, tmerrësisht, barbarisht, tiranisht.
TMERRÚESHËM ndajf. Me tmerr, gjithë tmerr, me llahtar, me panik; tmerrësisht, tmerrisht. Vështronte tmerrueshëm grykën e armës. U soll tmerrueshëm keq.
TMERRËSÍSHT ndajf. Në mënyrë të tmerrshme; jashtëzakonisht shumë Vuajti tmerrësisht. Gjëmonte (bubullinte, vetëtinte) tmerrësisht. E shqetësonte tmerrësisht. Ishte tmerrësisht i lodhur. Ishte tmerrësisht e mërzitshme. Tmerrësisht i madh. Kishte tmerrësisht dhembje.
✱Sin.: jashtëzakonisht, tejet, shumë, tepër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë