Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tkurrem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ATROFIZOHEM

ATROFIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. biol., mjek., vet. v. III Dobësohet, rrëgjohet, thahet dhe mpihet për shkakmungesësushqimit, mosqarkullimit të gjakut, mosfunksionimit për një kohëgjatë të një organi a të një indiorganizmit ose plakjes. Atrofizohen muskujt. Atrofizohet dora. Iu atrofizua truri.
2. fig., libr. Humb vetitë a cilësitë e mira, më dobësohen a më pakësohen aftësitë krijuese. I atrofizohet frymëzimi. Iu atrofizuan aftësitë.
Sin.: dobësohem, ligështohem, rrëgjohem, zvogëlohem, pakësohem, humbas, tkurrem, mpihem, venitem, vyshkem.

BURBUNJOSEM
CËRRUKEM

CËRRÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Tkurrem ose mblidhem kruspull ngaftohtët, frika etj., kruspullohem.
2. pës e CËRRUK.
Sin.: rrëgjohem, strukem, trysem.

NGURROHEM

NGURR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mblidhem, rrudhem, tkurrem, ngrrucem. Ishte ngurruar shumë nga plakja.
2. pës. e NGURRÓJ.

PAKEM
RRËGJOHEM

RRËGJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mblidhem e zvogëlohem ose nuk rritem sa duhet e mbetem i pakët nga një sëmundje, nga mungesa e veprimtarisë, e ushqimit etj., tkurrem e thahem pak nga pak; dobësohem, fishkem (për qeniet e gjalla dhe për pjesët e tyre). Iu rrëgjua trupi. U rrëgjuan bimët. U rrëgjua e u mblodh sa një grusht.
2. vet. v. ІІI. I zvogëlohen përmasat, bëhet më i vogël a më i shkurtër, zvogëlohet, shkurtohet; tkurret, mblidhet. Rrëgjohet dita. U rrëgjua hëna. Rrëgjohen dërrasat.
3. edhe fig. libr., vet. v. ІІI Kthehet në një gjendje më të ulët a më të thjeshtë; ngushtohet, kufizohet, mbetet vetëm në një anë. Rrëgjohet çështja. Rrëgjohet ndjenja.
4. Matufosem, rrjedh nga trutë. U rrëgjuapleqëri.
Sin.: tkurrem, mpakem, dobësohem, fishkem, shkurtohet.

SABITEM

SABÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Thahem. Janë sabitur drutë.
2. pës. e SABÍT. Jam sabitur nga rruga e gjatë.
Sin.: përfikem, paritem, tkurrem.

TENDOSEM

TENDÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., kryes. v. III Hapet, nuk rri e mbledhur; ndehet mirë, rri e shtrirë a e tërhequr mirë, nuk rri e lëshuar a e lirshme; kund. shtendosem, lirohem. Tendoset mirë. Tendosen muskujt.
2. fig., vetv. Vë të gjitha forcat, mbledhgjitha fuqitë për të bërë diçka; shtriqem; kund. shtendosem, tkurrem. Me t’u zgjuar, u tendos i tëri. Tendosen telat (litarët).
3. pës., vet. v. III e TENDÓS.
Sin.: hapet, ndehem, shtrihem, shtriqem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.