Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDRÝSHE ndajf. Në mënyrë tjetër; me tjetër mënyrë a me tjetër rrugë ose me tjetër brendi, me tjetër cilësi a me tjetër trajtë. Krejt ndryshe. Më doli ndryshe. E dija ndryshe. Po ta them ndryshe. E bëri ndryshe. Vlerësohet ndryshe. Nuk mund të kuptohet ndryshe. Ndryshe flet, ndryshe vepron. Është më ndryshe ka ndryshuar, është më mirë. Duhet të kishe vepruar ndryshe. Dikur jetohej ndryshe.
✱Sin.: tjetërqysh, tjetrazi, tjetërsoj, veç, përndryshe.
♦ Flas ndryshe (me dikë) mbaj qëndrim të rreptë, e bind ose e detyroj të bindet me të keq, përdor një mënyrë tjetër për ta detyruar; e ndreq; e sjell në vete (dikë).
TJETËRQÝSH ndajf. Ndryshe. Nuk di si ta shpjegoj tjetërqysh. E kuptoi tjetërqysh.
✱Sin.: ndryshe, tjetërqysh, tjetrazi, tjetërsoj, tjetërlloj, përndryshe.
TJETËRSÓJ ndajf., bised. Në një mënyrë tjetër; ndryshe, jo ashtu siç është; tjetërlloj. Sillet tjetërsoj. Ia tregoi tjetërsoj çështjen. Më duket tjetërsoj sot. Është tjetërsoj puna (muhabeti). Vepron tjetërsoj. Ma rrëfeu punën tjetërsoj. Jo ashtu, tjetërsoj.
✱Sin.: ndryshe, tjetërqysh, tjetrazi, tjetërsoj, tjetërlloj, përndryshe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë