Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
TJETËRLLÓJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i një lloji tjetër; i tjetërllojtë, i ndryshëm, me përbërës a me elemente të ndryshme; kund. i njëjtë. Farë e tjetërllojshme. Prozë e tjetërllojshme. Sjellje e tjetërllojshme. Lëndë e tjetërllojshme heterogjene.
✱Sin.: i tjetërllojtë, i ndryshëm.
TJETËRLLÓJTË (i, e) mb. I tjetërllojshëm. Përshkrim i tjetërllojtë.
TJETËRSÓJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I tjetërsojtë, i tjetërllojtë, i ndryshëm.
TJETËRSÓJTË (i, e) mb. Që është tjetërsoj, që është ndryshe (i ndryshëm); i tjetërsojshëm, i tjetërllojtë. Diçka e tjetërsojtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë