Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BANÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ndërtesë ku banojnë njerëzit, shtëpi banimi. Banesa qytetare (fshatare, tiranase). Banesë e përbashkët. Banesë private (me qira). Ndërtimi (mirëmbajtja) e banesave. Hyj në një banesë të re.
2. drejt. Vendi në të cilin dikush është fizikisht i pranishëm dhe e quan si shtëpi; vendbanimi i vërtetë, i ngulët dhe i përhershëm i dikujt ku synon të kthehet nga diku tjetër; adresë. Banesë e përhershme (e përkohshme).
♦ Banesa e fundit lart. varri. Banesa e re euf. burgu, qelia. Ndryshon (ndërron) banesë (dikush) euf. vdes, ndërron jetë, ikën nga jeta dhe e futin në varr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë