Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NGULÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Kapem e mbahem fort pas diçkaje; ngulem fort sa nuk shqitem. U ngulitën pas shkëmbit. Iu ngulitën këmbët fort në shtyllë. Nguliten fort në tokë duke hedhur rrënjë.
2. fig., vet. v. III Zë vend në mendje a në zemër dhe nuk hiqet më; lë mbresa të thella e të pashlyeshme. M’u ngulit në mendje (në zemër). Fjalë që nguliten thellë në shpirt.
3. vet. v. III Merr trajtë të përcaktuar mirë e të qëndrueshme; zë vend të qëndrueshëm. Ngulitet një rregull drejtshkrimore (një mënyrë shqiptimi). Ngulitet norma gjuhësore.
✱Sin.: kapem, mbahem, vendosem, ngulem, rrasem, shtrëngohem, rrënjoset, fiksohet, selitet, skalitet, thadrohet, tiposet, edukohet, mësohet.
♦ Iu ngulit (iu ngul) në *kokë (dikujt). Iu ngulit (iu ngul) në *mendje (dikujt). Më është ngulitur (më është ngulur) në *zemër (në shpirt) (dikush a diçka).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë