Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GDHEND vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj të rrafshët me sëpatë, me thikë a me daltë sipërfaqen e një druri, të një guri a metali; latoj. Gdhend drurin. Gdhend trarët. Gdhend bishtin e sëpatës.
2. Skalit me daltë a me diçka tjetër të fortë sipërfaqen e rrafshët të një druri, të një guri a të një metali për të bërë aty një figurë, për të shkruar një emër etj.; skalit. Gdhend shkronjat (një mbishkrim, një emër). Gdhend një figurë (një fytyrë). Gdhend në dru (në gur, në mermer, në metal).
3. Bëj një send prej druri, prej guri a prej metali, duke e gërryer a duke e kruar me daltë. Gdhend një lugë. Gdhend një bust.
4. fig. Përpunoj me kujdes, limoj për ta bërë sa më të përsosur; e tipizoj bukur, e paraqit dikë me tipare të qarta e tipike në një vepër letrare. Gdhend vargun. Gdhend stilin. Gdhend figurën e heroit. E ka gdhendur si në mermer.
5. fig. Ngulit diçka në mendje a në kujtesë. Gdhend në kujtesë.
6. fig., bised. Edukoj, mësoj dikë që të jetë i njerëzishëm, i shtruar e i dëgjueshëm, që të dijë të sillet në shoqëri si njeri i qytetëruar; i jap kulturë dhe arsim dikujt; shtroj, zbut një njeri të pabindur. E gdhendi shkolla (shoqëria, puna, familja). E gdhendën librat.
7. bised. Rrah, zhdëp. E gdhendi në dru.
✱Sin.: latoj, përlëpij, çepelis, skalis, thadroj, grapcoj, çekanis, zdrugoj, përpunoj, ngulis, rrah shtroj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë