Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tingullt”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PATINGULLT

PATÍNGULLT (i, e) mb., gjuh. I zhurmët; kund. i tingullt. Bashkëtingëllore të tingullta dhe të patingullta.

TINGULLOR

TINGULLÓR,~E mb., gjuh. Që ka të bëjë me tingullin si njësia më e thjeshtë e të folurit, që i përket tingullit, i tingullit; që ka tingull, i tingullt. Ana tingullore e gjuhës. Vlera tingullore.
Sin.: i zëshëm, i tingullt.

TINGULLSI

TINGULLSÍ,~A f., gjuh. qenët i tingullt, kumbueshmëri.

TINGULLT

TÍNGULLT (i, e) mb., gjuh. Që ka tingull, me tingull, tingullor, i zëshëm; kund. i shurdhët. Bashkëtingëllore e tingullt. Bashkëtingëllore të tingullta.
Sin.: i zëshëm, i tingullt.

TINGËLLUESE

TINGËLLÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET gjuh. Bashkëtingëllore e tingullt.

ZËSHËM

ZËSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka zë të lartë, i zhurmshëm; që bëhet a që shpallet me zë. Motor i zëshëm. Këngë e zëshme. Tallazi i zëshëm i detit. Votë e zëshme. Komentezëshme. Kërkesat nuk janë aq të zëshme sa herët e tjera. Përçmimi i zëshëm i kritikave.
2. gjuh. nyjëtohet me tendosjen dhe dridhjen e tejzavezërit (për tingujt); kund. i shurdhët. Tingull i zëshëm. Bashkëtingëllore e zëshme.
3. fig. I fortë, i fuqishëm, i dëgjuar, që e njohingjithë, me emërmadh. Njeriu më i zëshëm. Kritik (kundërshtar) i zëshëm. Mbrojtësi (mbështetësi) më i zëshëm i individualitetit. Mëtuesi më i zëshëm i çmimit “Nobel”. Deputeti më i zëshëm. Përse sot është aq i zëshëm, kurse dje e kishte kyçur gojën me nëntë brava?
Sin.: i tingullt, i lëngët, lëngëtor, lëngëzor, zanor, i kumbueshëm, akustik, vokal.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.