Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tingëlluese”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJARPËR

GJÁRP/ËR,~RI m. sh. ~ËRÍNJ, ~ËRÍNJTË [GJÁRP/ËR,~RI m. sh. ~INJ, ~ÍNJTË] zool. 1. Zvarranik pa këmbë, me trupgjatë e të lakueshëm si të ngjalës, me lëkurë me luspa e me dhëmbë zakonisht me helm, që i mbështillet gjahut rretheqark dhe e shtrëngon. Gjarpër i madh (i gjatë). Gjarpër helmues. Gjarpër i verbër. Gjarpër me pika. Gjarpër uji. Gjarpër guri. E pickoi (e kafshoi, e hëngri) gjarpri. E zuri gjarpri Lëkurë gjarpri. Helmi i gjarprit. Rrëshqet (përdridhet) si gjarpër jep e merr në të gjitha anët, përpiqet me mënyrandryshme.

2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme gjarpërinjsh ose kafshësh që në ndonjë farë mënyre kanë ngjashmëri me gjarpërinjtë. Gjarpër uji emërtim i përgjithshëm për lloje gjarpërinjsh që kalojnë një pjesëkohës në ujë, kryesisht për gjueti dhe ushqim. Gjarpër i zi gjarpër me ngjyrëerrët, helmues ose johelmues, i përhapurrajonendryshmebotës. Gjarpër me gjyzlykë gjarpër me syze. Gjarpri i bokës gjarpër i zi helmues i vendevethata. Gjarpri i rrezes nepërka e shullërit. Gjarpër minjsh gjarpër i shtëpisë. Gjarpër qorr bollë; bullar. Gjarpër shigjetë lloj gjarpri i gjatë helmues, me ngjyrë si në të verdhë, që hidhet si shigjetë. Gjarpër me hajmali gjarpër me çikë. Gjarpër me nuska gjarpër me çikë. Gjarpër deti 1. (lat. Uropterygius macularius) peshk grabitqar, i ngjashëm me ngjalën, që jetondetet e ngrohta dhe gjuan natën, i fshehurguva, me kokën jashtë. 2. (lat. Conger conger) ngjalë ndër më të mëdhatë e llojit të vet, ku femra mundarrijë deri në 9 metra gjatësi dhe mundpeshojë deri në 110 kilogramë. Gjarpër gjuetar (lat. Malpolon monspessulanus) gjarpër me helmdobët, deri në 2 metra i gjatë, me dhëmbëkthyer përbrenda, që ushqehet kryesisht me hardhuca. Gjarpër i bjeshkës (lat. Vipera ammodytes) gjarpër helmues, me dhëmbë helmues dhe kurriz ngjyrë kafeerrët me zigzage të bardhëme, që jetonzonathata shkëmboreEvropës Jugore, të Ballkanit dheLindjesMesme. Gjarpër leopard (lat. Zamenis situla) gjarpër pa helm, deri 90 cm i gjatë, me zigzagekuqërremekurriz dhe me barkbardhë me pikazeza, i përhapur në Evropë, në Azinë e Vogël dhe në Kaukaz; gjarpër i bukur. Gjarpër i larmë (lat. Vipera berus) gjarpër helmues, 60-90 cm i gjatë, me zigzageerrëtakurriz, që ushqehet me brejtës e hardhuca dhe është i përhapur në Evropë e Azinë Lindore. Gjarpër i shtëpisë (lat. Zamenis longissimus) gjarpër i hollë, deri në 2 metra i gjatë, me ngjyrë hiri në të gjelbër ulliri, që ushqehet me brejtësvegjël dhe me vezë shpendësh e zogj. Gjarpër laraman (lat. Coronella austriaca) gjarpër johelmues me lëkurëhirtë ose të kuqërreme, që jetonzona me shkurreulëta dheushqehet me hardhuca. Gjarpër larisk (lat. Vipera ammodytes) gjarpër helmues shumë i rrezikshëm, 50–90 cm i gjatë, me zigzageerrëtakurriz, që jetonzona shkëmboreEvropës Jugore, të Ballkanit dheLindjesMesme. Gjarpër lumi (lat. Natrix tessellata) gjarpër johelmues, me ngjyrëerrët dhe me barkverdhë ose portokalli me pikazeza, që jeton pranë ujërave dhe ushqehet me peshq, i përhapur në Evropë dheAzi. Gjarpër me çapare (lat. Elaphe quatuorlineata) gjarpër johelmues deri në 2 metra i gjatë, me trup ngjyrë kafe me katër vizaerrëta, që ushqehet me gjitarëvegjël dhe me zogj. Gjarpër me çikë (lat. Vipera ammodytes) gjarpër helmues, me ngjyrë kafeçelët dhe zigzageerrëta, që gjuan natën gjitarëvegjël, zogj dhe gjarpërinj, e që gjenden në Evropën Jugore dhe në Kaukaz; gjarpër me nuska; gjarpër me hajmali. Gjarpër me lara (lat. Boiga) gjarpër johelmues, me kokëmadhe dhe ngjyrandryshme, që përfshin 34 lloje gjarpërinjsh të zakonshëm. Gjarpër me syze (lat. Naja naja) gjarpër me helm shumëfortë; gjarpër me gjyzlykë; kobra. Gjarpër me zile gjarpër helmues, që ka në fundbishtit një hapësirë konike, me të cilën bën një zhurmë tingëlluese;.

3. fig. përçm., shar. Njeri i keq e i pabesë; armik dinak. Mos i zër besë gjarprit! E zure gjarprin, shtypi kokën! (fj. u.) për të poshtrin a për armikun mos ki mëshirë. Nuk i tregon gjarpri këmbët (fj. u.) njeriu i poshtër e armiku mundohet t’i fshehë qëllimet, është fsheharak. Futi gjarprin në shtëpi futi të poshtrin, armikun, të pabesin etj. në shtëpi; futikeqenshtëpi. Gjarpër nën rrogoz armik i fshehur; i pabesë.

4. fig. Njeri shumë i shkathët, shumë i gjallë; trim. Përpiqet shumë si gjarpër. Është i shkathët si gjarpër.

5. bot. Pjesë e dytë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme bimësh. Bar gjarpri (lat. Ceterach officinarum; Asplenium ceterach). Kërpudhë gjarpri. Lule gjarpri (lat. Colchicum). Presh gjarpri (i egër). Qepë gjarpri (lat. Colchicum). Rrush gjarpri (lat. Discorea communis).

Sin.: dhe, përdhes, tokës, dhetokës, përtrollës, rrëshqanës, buç, i pabesë.

Ra nga *akrepigjarpër (dikush). Ra nga *grereza në gjarpër (dikush). fryftë gjarpri! mallk. vdeksh! Ta fut gjarprin në gji (dikush) është shumë i lig e i pabesë, ta bënkeqen më të madhe pa mëshirë; është shumë i rrezikshëm. Gjarpër nën gur dikush në një gjendjerëndë a të vështirë, duke qenë ngushtë e duke vuajtur shumë; njerihallmadh, pa ditur si të shpëtojë nga një e keqe. Gjarpër me dy koka shih gjarpër me zile keq. Gjarpër me zile keq. armik shumë i rrezikshëm; njeri shumë i keq, i pabesë e i rrezikshëm, njeri që të bënkeqen më të madhe. *Gjumë gjarpri. E hëngri gjarpri (dikë) e gjeti një e keqe e madhe; i ra një fatkeqësi e rëndë. Heq *bishtin e gjarprit. (Janë) si gjarpri me akrepin shkojnë shumë keq njëri me tjetrin, grinden e hahen vazhdimisht; nuk pajtohen kurrë; (shkojnë) si qeni me macen; (shkojnë) si eshka me urorin (me masatin); i kanë (i kanë vënë) gjilpërat majëmajë; (shkojnë) thikë e brisk; (janë) si gjilpërat majëmajë. Mbaj (rrit) gjarprin në gji kujdesem, pa e ditur, për një njerikeq, të rrezikshëm e të pabesë, rrit, mbroj e ndihmoj dikë, që më pas ma shpërblen me mosmirënjohjemirën me të keqe. S’e nget as gjarpri (dikë) shih ka engjëllin në bark (dikush). Më sa ngjitet *lëkura e gjarprit iron. Nxjerr gjarprin nga vrima (dikush) s’lë gjë pa trazuar e pa lëvizur nga vendi (zakonisht për fëmijë), bën rrëmujë; s’lë dy gurë bashkë; nuk lë gur mbi gur. Ka pirë *lëngun e gjarprit (prej dikujt). E pickoi gjarpri (nën vete) (dikë). 1. Nuk i pëlqeu fare diçka, i dogji; u hodh (kërceu, hovi) përpjetë (dikush). 2. U zu shumë ngushtë, nuk vepron dot, s’del dot nga një gjendje e vështirë a e rëndë. Shkeli mbi gjarpërinj (dikush) i dolën telashe e kokëçarjemëdha; ra në një gjendjerëndë a të rrezikshme; gjeti belanë. Kur të shohësh *këmbët e gjarprit (e bollës). Prej *ujkut ra në gjarpër (dikush). E vret gjarprin me dorën e tjetrit (dikush) shih i nxjerr gështenjat (nga zjarri) me duart e botës (dikush).

TINGËLLUESHËM
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.