Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►FSHÍHEMI jovep., FSHÉHA (u), FSHÉHUR vetv. 1. Shkoj në një vend ku nuk dukem a që nuk e di njeri që të mos më gjejnë dot; futem në një vend të fshehtë për t’u ruajtur nga ndonjë rrezik. U fsheh prapa derës. Ishte fshehur në qilar.
2. v. III, fig: Gjendet në gjirin e diçkaje, ruhet e padukshme në brendinë a në përbërjen e diçkaje. Në tokë fshihen minerale me vlerë. Fshihen rezerva të mëdha.
3. v. III, bised. Perëndon. U fsheh dielli.
4. pës. e FSHEH.
✱Sin.: zhdukem, strukem, skutem, rrëkutem, tinëzohem, leshem.
♦ Fshihet pas *bregut (dikush). Fshihet pas *cungut (dikush). Fshihet pas *gishtit (dikush) tall. Fshihet prapa *hostenit (dikush) tall.
►PËR/VÍDHEM jovep., ~VÓDHA (u), ~VJÉDHUR vetv. 1. Hyj në një vend a largohem nga një vend fshehurazi, pa më parë njeri e pa u ndier;
2. edhe fig. I iki a i shmangem tinëz dikujt a diçkaje ose shpëtoj pa me vënë re; vidhem. U përvodh nga shtëpia (nga puna). Janë përvjedhur mjaft gabime në tekst.
✱Sin.: vidhem, tinëzohem, rrëshqas, shkas, bishtnoj.
►VÍDHEM jovep., VÓDHA (u), VJÉDHUR 1. vetv. Iki fshehurazi, largohem pa u vënë re nga të tjerët; nuk u dal të tjerëve përpara, u shmangem. U vidhej njerëzve. U vodh nga shtëpia.
2. fig., vetv. I shmangem punës, vështrimit të dikujt etj.; u shmangem pyetjeve a kërkesave; i bëj bisht diçkaje. U vidhej pyetjeve. I vidhej syrit (vështrimit, shikimit) të prindërve.
3. pës. e VJEDH.
✱Sin.: përvidhem, bishtnoj, tinëzohem, shmangem, mënjanohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë