Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRZHÍTUR (i, e) mb. 1. I përcëlluar në flakë, i përflakur; i djegur pak përsipër. Misra të përzhitur (në zjarr).
2. I rreshkur fort a i djegur nga dielli. Gjethe të përzhitura (nga vapa). Me krahë (me kurriz) të përzhitur (në diell).
3. I thekur pranë zjarrit. Bukë e përzhitur.
4. fig. I djegur e i bërë shkrumb; i dëmtuar rëndë. Mbetën të përzhitur (nga lufta, nga pushtuesit).
✱Sin.: i përcëlluar, i përzhalitur, i përzhëlitur, i rreshkur, i përflakur, i përdjegur, i djegur, i thekur, i shkrumbuar, i dëmtuar, i fërguar, i tiganisur.
SKÚQUR (i, e) mb. 1. Që është skuqur; që ka marrë ngjyrë të kuqe a të kuqërremtë. Domate të skuqura (domate të pjekura).
2. Që është fërguar me yndyrë, i fërguar, i tiganisur. Mish i skuqur. Patate të skuqura. Qepë e skuqur.
3. Që është nxehur sa ka marrë ngjyrë të kuqe. Tel i skuqur. Hekur i skuqur.
4. Që është bërë si i kuq në fytyrë a në një pjesë tjetër të trupit nga ardhja e gjakut me shumicë për shkak të të ftohtit, të të nxehtit, të ndonjë sëmundjeje etj. I ka grykët të skuqura. Me sy të skuqur.
5. fig. bised. Që ka sedër e cipë, që turpërohet lehtë. Është vajzë e skuqur.
✱Sin.: i kuqur, i stërkuqur, i përskuqur, i ndezur, i përndezur, i mbërdhezur, i përskuqur, i përkuqur, i lëkuqur, i përgjakur, i kuqërrisur, i kuqërruar, i flakëruar, i flakëritur.
♦ E bëri për *gjalpë të skuqur (dikë). E hëngri *telin e skuqur (dikush) përçm. vulg.
TIGANÍSUR (i, e) mb. Që është skuqur në tigan, që është tiganisur, i skuqur, i fërguar. Vezë të tiganisura. Mish i tiganisur. Pulë e tiganisur. Patate të tiganisura. Mëlçi të tiganisura. Djathë kaçkavall i tiganisur.
✱Sin.: i gatuar, i fërguar, i kaurdisur, i skuqur, i përzhitur, i rreshkur, i thekur, i përcëlluar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë