Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDASHMËRÍ,~A f. 1. Vetia e diçkaje për t’u ndarë në pjesë. Ndashmëria e gjërave. Zbatimi i ligjeve pa ndashmëri në baza etnike, fetare apo racore. Ndashmëria e eshtrave nga tuli.
2. min. Aftësia e disa kristaleve të përbëra prej mineralesh për t’u çarë dhe për t’u ndarë në shtresa me rrafshe të drejta, të përcaktuara mirë, kur i goditim me diçka. Rrafshet e ndashmërisë.
✱Sin.: veçueshmëri, thyeshmëri, copëtueshmëri.
PATHYESHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i pathyeshëm, vetia e diçkaje të pathyeshme; kund. thyeshmëri.
2. Të qenët i pamposhtur a i papërkulur, të qenit i pathyeshëm (për dikë). Pathyeshmëria e popullit. Miti i pathyeshmërisë.
PËRTHYESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përthyeshëm; vetia e diçkaje që është e përthyeshme. Përthyeshmëria e rrezeve të dritës në ujë (fiz.).
✱Sin.: thyeshmëri, lakueshmëri, përkulshmëri.
THYESHMËRÍ,~A f. Të qenët i thyeshëm, vetia e diçkaje që thyhet. Thyeshmëri e madhe. Përcaktoj thyeshmërinë. Ka thyeshmëri.
✱Sin.: brishtësi, thërrmueshmëri, përkulshmëri, përthyeshmëri, epshmëri.
VEÇUESHMËRÍ,~A f. libr. Të qenët i veçueshëm, vetia e diçkaje për t’u ndarë, ndashmëri. Ka veçueshmëri.
✱Sin.: ndashmëri, thyeshmëri, copëtueshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë