Fjalori

Rezultate në përkufizime për “thundërmushkë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BISHTMUSHKË

BISHTMÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Equisetum arvense) Bimë barishtore shumëvjeçare e ligatinave, e ngjashme me fierin, me gjetheholla si hala pishe, që këputen lehtë; këputje, thundërmushkë.

GJURMË

GJÚRM/Ë,~AI f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Shenjë që lë shputa e këmbësnjeriut ose thundra a putra e kafshëve; shenjë mbi diçka nga prekja nga një goditje, nga diçkalëviz a që rrëshqet etj. Gjurmëreja. Gjurmë këmbësh. Gjurmë kali. Gjurmët e rrotave. Shkoi pas gjurmëve. Gjurma e kërmillit.
2. Shenjë, njollë etj., që ngel mbi sipërfaqen e diçkaje nga prekja e një lënde ose nga shtypja e një sendi; diçka që ka mbetursipërfaqe prej një lënde. Gjurmët e gishtave. Gjurmët e goditjeve. Gjurmët e lagështirës. Gjurmë gjaku. Gjurmët e avionëve reaktivë. Mbledh këmbët për të fshehur gjurmët bëj gjoja sikur tërhiqem ose sikur pendohem për të fshehur veprimet e këqija.
3. kryes. sh. Shenjaveçanta, që dëshmojnë se diçka ka qenë a gjendet aty; shenja a dëshmimbetura nga diçka e së kaluarës; pasojat e një veprimi, e një dukurie etj.; shfaqje e jashtme e diçkaje; gërmadhë; rrënoja. Gjurmët e mineralit. Gjurmët e ujit. Gjurmët e qytetërimit ilir. Gjurmët e tërmetit. Gjurmët e sëmundjes. Gjurmët e lodhjes. Unë them “ja ujku”, ti kërkon gjurmët (kur ke ujkun, mos i kërko gjurmët!) (fj. u.) kërkonfshehësh diçkaduket fare qartë; kërkonvërtetën jo aty ku ajo duket qartë, por aty ku ajo mbulohet e errësohet.
4. kryes. sh., fig. Frytet e një veprimtarie; përshtypje, mbresa; rruga ose shembull i mëparshëmndiqet nga dikush. La gjurmëshkencë (në histori). Në gjurmët e rilindësve. E drejtë e gjurmës (etnogr.) e drejtë kalimi vetëm për këmbësorë. E ndjek (e marr) gjurmën mbrapsht e nis keq një punë a diçka tjetër.
5. kryes. sh., bised. Gjurmashka. Një palë gjurmë.
6. Masë gjatësie sa shputa e këmbës, këmbë. Është dhjetë gjurmë.
7. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë lloje bimësh. Gjurmë mushke (lat. Tussilago farfara) bimë barishtore njëvjeçare, që rritetvendelagështa dhe përdoret si bimë mjekësore; thundërmushkë. Gjurmë e ujkut zhabinë.
Sin.: fërkem, dire, trivë, vragë, mbresë, tragë, vazhdë, ravë, pasojë, përshtypje.
Biegjurmë (të dikujt a të diçkaje) e zbuloj dikë a diçka, mësoj se ku ndodhet, e diktoj; i gjej gjurmët (dikujt a diçkaje); i marr gjurmën (dikujt a diçkaje); i bie në erë (dikujt a diçkaje); kund. humbas gjurmët (e dikujt a të diçkaje). I gjej gjurmët (dikujt a diçkaje) shih biegjurmë (të dikujt a të diçkaje). I humb (i mbulon, i fsheh) gjurmët (dikush) i mbulongjitha shenjat për të mos u zbuluar një veprim që ka kryer, fsheh çdo shenjë, çdo të dhënë etj. që mund ta zbulonte; nuk ia gjen (dot) këmbët (dikujt). I humbi gjurma (dikujt a diçkaje) nuk duketasgjëkund, nuk është më, nuk gjendet më; i humbi traga; iu shua ylli. Humbas gjurmët (e dikujt a e diçkaje) nuk jam më në gjendje ta ndjek më tej, nuk e di më ku është, shkëputem nga lidhjet me dikë a me diçka; humbas tragën; kund. biegjurmë. E kërkojgjurmëkalit (dikë a diçka) e kërkoj gjithandej, nuk lë vend pa kërkuar. gjurmë (të thellë). 1. (diçka). Bën përshtypje (të thellë) diçka; nuk kalon pa u ndier; kujtohet. 2. (dikush). Lë prapa punë e vepramira, lë një shembullmirë për t’u ndjekur; mbresa; lë tragë. I marr gjurmën (dikujt a diçkaje) e mësoj se ku ndodhet sipas shenjave që ka lënë, e diktoj se ku është; e ndjek pas për ta zbuluar; biegjurmë (të dikujt a të diçkaje); i bie në erë. Ndjek gjurmët (e dikujt) veproj sipas shembullitdikujt, vijoj punën a veprën e tij, bëj si ai; eci nëpër rrugën që ka shkelur ai; shkelgjurmët (e dikujt); shkoj (eci) pas gjurmëve (të dikujt). E ndjek gjurmë për gjurmë (gjurmë pas gjurme) (dikë a diçka) shkoj pas dikujt, e ndjek këmba-këmbës e bëj si ai; e ndjek diçka pa iu ndarë; e ndjek në çdo hap; e ndjek hap pas hapi; e ndjek hap për (më) hap. Shkelgjurmët (e dikujt) shih ndjek gjurmët (e dikujt). shkelsha gjurmën! mallk. vdeksh! E shkelgjurmë (dikë) e do, e respekton shumë dikë; e ka mbi krye e sipër. Sa shkëmben gjurmën (dikush) shumë ngadalë, me hapavegjël, sa nuk takon gjurma gjurmën. Shkoj (eci) pas gjurmëve (të dikujt) shih ndjek gjurmët (e dikujt). (U zhduk, humbi) pa lënë gjurmë (dikush a diçka) nuk dihet fare se ku gjendet, nuk dihet se ç’është bërë; u zhduk pa lënë asnjë shenjë, s’mbeti asgjë prej tij a prej saj; nuk i duket (i humbi) boja (diçkaje); s’i duket (s’i gjendet) binaja (dikujt a diçkaje).

GJURMËMUSHKË

GJURMËMÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Gjurmë mushke; thundërmushkë.

LLAPUHË

LLAPUH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Tussilago Farfara) Thundërmushkë.

MUSHKË

MÚSHK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kafshë njëthundrake, me trupngjyrëmurrme ose të përhime, me bishtin e veshët si të gomarit, që del nga kryqëzimi i pelës me gomarin ose shumë rrallë edhe nga kryqëzimi i gomaricës me kalin dheshërben si kafshë ngarkese, sidomosvise malore. Mushkë xanxare. Gjurmët e mushkës. Është si mushkë është e fortë, nuk lodhet kurrë. Ngul këmbë si mushkë është shumë kokëfortë. Mushkës xanxare ia vënë drutë më të trasha (barrën më të rëndë). (fj. u.) atë që grindet a që hedh shkelma e ngarkojnë me punë më të rënda që të shtrohet. Nuk mbarset mushkapjellë mëz. (fj. u.) nuk mundbëhet a të ndodhë diçka e pamundshme, jashtë mendjes, edhe pse e mendon dikush.
2. bot. Pjesë e dytë për disa emërtime bimësh: Thundër mushke (lat. Tussilago farfara) thundërmushkë. Gjurmë mushke gjurmëmushkë.
Ashtu i do mushka *drutë. E bën mushkën me *barrë (dikush) tall. E bën mushkën me *mëz (dikush) tall. I gjeti mushka *drutë keq. Harro mushkë Valarenë! iron. s’ështëajo kohë, iku ajo kohë (kur dikush e kishte çdo gjë të lehtë). E ka kokën mushkë (si të mushkës) (dikush) është kokëfortë, është kokëmushkë; e ka kokën gdhe. Kërkon mushka *babanë tall. Kërkon *tambël mushke (dikush) keq. S’i merr mushka *udhë (dikujt). Mbars mushkën (dikush) tall. thotë a sajon gjërapamundura; shpif; e bën priftin (dhespotin, hoxhën) me barrë. I polli mushka (dikujt) e gjeti një e keqe e papritur; i ra një fatkeqësi e rëndë; iu nxi dera; e hëngri gjarpri (dikë). I pjell edhe mushka (dikujt) i venë punët shumë mirë, i bëhet mbarë edhe diçka e pamundur; ështëgjendje shumëmirë ekonomike; i pjell edhe gjeli (këndes, kaposhi, kokoshi); i bën dushku arra. Kur të pjellë mushka iron. asnjëherë, kurrë; kur të pjellë gjeli (këndesi); kur zbardhet penda e korbit; kur të bëhet sorra pulë; kur të bëjë larushku rrush; kur të bjerë shi i kuq; kur të hipë derri (gomari) në fik; kur të qethen viçat; kur të flasin lopët; kur të këndojë qyqja (e kuqe) nga bishti; kur të bëhet deti kos. Nuk qas (nuk do) *pragu mushkë. Nuk qas *ahuri mushkë. Ku të shpie (ku të çon) mushka?! ç’bën ashtu?!, ku vete?!, s’e sheh sa gabim po vepron?!, nuk po e kupton se në ç’gjendjekeqe po e çon veten e se si po katandisesh?! Shtyhen si *lopa me mushkën.

RAPUHË

RAPÚH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Petasites officinalis) Bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethemëdha, me lulebardha në të verdhë, që rritetliqene, në ujërandenjura etj., lëpushë.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për llojendryshmekësaj bime: Rapuhë mashkull (lat. Neottia nidus-avis) ethacak. Rapuhë e egër (lat. Tussilago farfara) thundërmushkë. Rapuhë e malit bar hudhre. Rapuhë e ujit (lat. Caltha palustris) lëpushë1.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.