Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►DÉND/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Ngopem mirë e mirë, shembem duke ngrënë, zhdëpem, e bëj barkun spathi. U dend me ëmbëlsira (me fasule, me rrush). Hëngri e piu sa u dend.
2. vetv. Ngopem mirë me gjumë; fle shumë, më ngopet syri me gjumë. U dend me gjumë.
3. vetv. Fryhem nga të qarët, lahem me lot. Qau sa u dend.
4. vetv. Futem duke u ngjeshur bashkë me të tjerë në një vend të mbyllur a të rrethuar, rrasem. U dendën në autobus. U dendën dhentë në vathë.
5. vetv., vet. v. III Dendësohet. U dend mjegulla.
6. pës., vet. v. III e DEND5.
✱Sin.: rraset, thuket, citet, ngopem, zhdëpem, fryhem, ngjishem, ënjtem, shembem, shqepem, rrasem, rrafshohem, zhulatem, citem, ngopem, dendësohet, rrihem.
►NGJ/ÍSHEMI jovep., ~ÉSHA (u), ~ÉSHUR 1. vetv., vet. v. III Bëhet më i rrasët dhe e pakëson vëllimin, bëhet më i dendur, rrasallitet; kund. çngjeshet. Ngjishet toka. Është ngjeshur tepër.
2. vetv. Afrohem shumë pas dikujt a pas diçkaje, shtrëngohem. Ngjishem pas murit. Ngjishej pas s’ëmës. Ngjishen njëri pas tjetrit.
3. bised., vetv. Ha sa ngopem mirë; marr me shumicë diçka, dendem. U ngjeshën së ngrëni. Hëngri sa u ngjesh. U ngjesh paq.
4. vetv. Mbruhem, gatuhem. Një komb, që është ngjeshur me gjak e lot.
5. pës. e NGJÉSHI. Ngjishet me dorë.
✱Sin.: dendësohet, rrasallitet, rrasitet, tryset, dendet, thuket, tulatet, afrohem, pakselem, rrasem, ngucem, puqem, tulitem, shtrëngohem, ngushtohem, shtypem, grumbullohemi, ngrydhemi, gërbulem, mbushem, ngopem, zhdëpem, rrushkullohem, zhulatem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë