Fjalori

Rezultate në përkufizime për “thjeshti”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DRUDHE

DRÚDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Thërrime buke, djathi etj.; grimcë. Drudhe buke (djathi). Mbledh (shkund) drudhet. I thjeshti gënjehet si pula me drudhe. (fj. u.). Ha bukë e mos bëj drudhe, nuk bëhet. (fj. u.).
2. krahin. Kokërr rrushi. Një drudhe rrush. Drudhet e rrushit.
3. vjet. Atom.

THJESHTI
THJESHTËSI

THJESHTËSÍ,~A f. Të qenët i thjeshtë, vetia e atijështë i thjeshtë. Thjeshtësia e përshkrimit (e mendimit). Shprehje e thjeshtësisë. Shembull thjeshtësie. Për thjeshtësi për ta bërë a për ta paraqitur më të thjeshtë.
Sin.: kryeultësi, thjeshti, natyrshmëri, padjallëzi, çiltërsi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.