Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASIMILÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. biol. Që mund të thithet e të përvetësohet nga organizmi, që mund të asimilohet; kund. i paasimilueshëm. Lëndë ushqimore e asimilueshme. Në mënyrë të asimilueshme.
2. Që tjetërsohet lehtësisht, që përshtatet në mjedis të ri e të huaj. Person i asimilueshëm.
3. fig. Që mund të përvetësohet me lehtësi (për mësimet, njohuritë); kund. i paasimilueshëm. E bëj të asimilueshëm.
✱Sin.: i përvetësueshëm, i përvetueshëm, i thithshëm, i përthithshëm, i shkrishëm, i tretshëm, i tjetërsueshëm, i integrueshëm.
PËRTHÍTHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të përthithet; i thithshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë