Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LAG vep., ~A, ~UR kal. 1. Hedh ujë mbi dikë a mbi diçka; spërkat me ujë një njeri a një gjë, e bëj me ujë; e njom një gjë me diçka të lëngët, e bëj të qullet.; kund. thaj; ter. Lag duart (fytyrën). Lag flokët. Lag dyshemenë (shkallët, oborrin). E lagu shaminë me lot. E lagu shiu.
2. E zhyt diçka në ujë a në një lëng tjetër për ta zbutur, për ta regjur etj., bëj që të thithë ujë a një lëng tjetër, e njom; kund. thaj; ter. I lagu rrobat që në mbrëmje. Lag shollën (lëkurët). Lag zhukat (litarët). Lag koret e bukës. Lagu pak pambuk me jod (me alkool).
3. bised. Ujit. Lag tokën (arën). Lag misrin. Lag lulet.
4. vet. v. III E prek drejtpërdrejt, është i puqur me të (për ujërat). Deti lag pjesën perëndimore të vendit.
5. Pi fare pak ujë, verë etj.; ha fare pak pemë; pi ose ha sa për të njomur gojën. Lagëm gojën me qershi. Lagu fytin (gurmazin, grykën). Sa lagu buzët. Sa për të lagur gojën.
6. bised. kryes. sh. Pimë raki, verë etj. me rastin e një feste a gëzimi. Do ta lagim sonte.
7. Mbush me ujë ose lëng tjetër për të krijuar ngopje, një objekt ose substancë thith një lëng për të arritur një shkallë të caktuar ngopjeje. Lag peshkun në marinadë për t'i dhënë shije. Lag biskotat në qumësht para se t'i përdorni.
✱Sin.: njom, lëmek, spërkas, jargos, lagësoj, lëngoj, vesoj, vesit, ujis.
♦ Ia lagu *bishtin (dikujt). E lag me *djersë (diçka). Ia lagu (ia njomi) *dorën (dikujt). Lag (njom) *fytin. Ia lag *gojën (dikujt). Lag (njom) *gojën. Lag (njom) *grykën. Lag (njom) *gurmazin. S’i ka lagur *këmbët (dikush). Lag e korr shih shkel e shko. E lagu s’e lagu *bishtin (dhelpra). I lagu *sytë (dikush). Të *rruan pa lagur (dikush). S’e lag *shiu (dikë).
MBUFÁT (MBUFÁS) vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Fryj; ënjt. Mbufat faqet.
2. Mbush plot me diçka një enë a një vend të zbrazët, ngjesh; ngop. Mbufat kazanin. Mbufat gropën me dhe. E mbufati barkun me mana.
3. E bëj diçka të thithë shumë ujë e të fryhet. I mbufati dërrasat me ujë. Uji e mbufati tokën.
4. fig. E zmadhoj tepër, e fryj. E mbufatën atë çështje.
✱Sin.: fryj, rras, ënjt, buhavit, bymej.
PËRTHÍTHËS,~E mb. Që ka aftësinë të thithë brenda vetes, thithës. Lëndë përthithëse. Vetitë përthithëse të pambukut hidrofil.
✱Sin.: thithës, absorbues.
SFUNGJÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Porifera) Kafshë deti shumëqelizore me ndërtim të thjeshtë, që rron e ngulur së bashku me të tjerat në një skelet të lehtë e tërë vrima prej lënde të brirtë ose gëlqerore. Lloje sfungjerësh. Kishte koloni sfungjerësh. Nxjerrin sfungjerë nga deti. Ata kishin qenë peshkatarë të sfungjerëve.
2. Skeleti i butë e me shumë vrima i këtyre kafshëve, që ka vetinë të thithë ujin e të shtrydhet dhe që përdoret për të fërkuar trupin kur lahemi ose për të bërë sende të ndryshme; gomë ose lëndë sintetike e butë, e bërë me shumë vrima, që përdoret për të njëjtin qëllim. Sfungjer për të larë trupin. Lodra prej sfungjeri. Flinte në një dyshek me sfungjer. Kek i butë si sfungjer. E thith ujin si sfungjer. Fërkohet mirë me sfungjer.
SHUSHÚNJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Hirudo medicinalis) Krimb parazitar i ujërave të ndenjura, me trup unazor shumë të zhdërvjellët, që ushqehet me gjakun e kafshëve të ndryshme duke u ngjitur në trupin e tyre dhe që përdoret edhe në mjekësinë popullore për të marrë gjak. Koha e shushunjave. Shushunjë kali. Lëshoi (vuri, hodhi) shushunjat. Të ngjitet si shushunjë. (keq.) të qepet e s’të ndahet.
2. fig., keq. Ai që të ngjitet e s’të ndahet për një punë të tijën. Është shushunjë e keqe.
3. fig., keq. Ai që nuk ngopet me para e shfrytëzon të tjerët; gjakpirës. Shushunja gjakpirëse.
✱Sin.: piavicë, ushunjëz, shfrytëzues, gjakpirës, shqetësues, i bezdisshëm, i mërzitshëm, rrodhe, tartabiqe.
♦ M’u bë shushunjë (dikush) përb. m’u ngjit, m’u qep e nuk më ndahet pa marrë atë që do; do që të më shfrytëzojë e të më thithë çdo gjë; m’u bë ferrë; m’u bë rrodhe; m’u bë rriqër (këpushë); m’u bë baltë pas këpuce.
TEHNDRÝSHKUR mb. 1. Që i është ndryshkur tehu; që nuk pret; e kund. tehmprehtë. Thithë (sëpatë) tehndryshkur.
2. fig. Që nuk ka më forcë, i pafuqishëm; që nuk ka më ndikim. Burrë (plak) tehndryshkur.
THIMTH,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Thumbi që kanë disa kandrra, si bleta, arrëza etj. Thimthi i bletës. I futi thimthin. I mbeti thimthi në mish.
2. Pjesa e fundit e boshtit të qerres, që vjen si me majë.
3. Maja e gjirit, thumbi i sisës, thithi. I janë sëmurur thimthat.
4. fig. Fjalë therëse, thumb. I nguli ca thimtha.
✱Sin.: thumb, thith, thithë, thumb.
UJËTHÍTHËS,~E mb. Që ka veti të thithë ujin. Pluhur ujëthithës. Letër ujëthithëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë