Fjalori

Rezultate në përkufizime për “thirror”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BURRË

BÚRR/Ë,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Njeri i seksit mashkullor; njeri mashkullmoshëpjekur. Burrë i pjekur. Burrë plak (i thyer). Burrë i martuar (i pamartuar). Burrë fjale. Burrë zakoni. Burrë i besës. Burra e gra. Burrë me qokë burrë që i zë vend fjala. Dyzet vjeç burrë. Rroba (veshje) burrash. Kostum (pallto, këpucë, këmishë, çorape) burrash. Rrobaqepësi për burra. Punë burrash. I them vetes burrë e quaj vetenrritur. Burri s’matet me pëllëmbë, po me zemër. (fj. u.). Nuk lind burri me mustaqe. (fj. u.). Druri nga pemët, burri nga punët. (fj. u.). Kalin e njeh barra, burrin e njeh fjala. (fj. u.). Kalit i ka hije shala, burrit i ka hije fjala. (fj. u.).
2. Njeri mashkull i martuar kundrejt gruas së vet, bashkëshort i një gruaje, i shoqi. Burri i parë. Grua me burrë (pa burrë). Vëllai (xhaxhai...) i burrit. Motra (tezja...) e burrit. U për burrë. E mori për burrë. E do për burrë. Burrë e grua, mish e thua. (fj. u.). Ç’e do mallë e ç’e do gjënë, kur s’ke burrë për të qenë. (fj. u.). Keq me burrë e keq pa burrë, keq të mos martohesh kurrë. (fj. u.).
3. fig. Njeri i fortë, trim, i besës, i fjalës e fisnik. Burrat e dheut. Burrë mbi burrat. Fjalë (besë) burri. Është burrë. E bëri si burrat. Gruaburrë se burrat. S’e bëj për burrë nuk e quaj trim, s’e çmoj. Bëhu burrë! tregohu trim e guximtar! Kush është burrë nuk frikohet / Po vdes, po vdes si një dëshmor. Miku im me vulë, / Doli burrë e deli burrë. (folk.). Muri luan, burri s’luan. (fj. u.). Kau lidhet për brirësh, burri për fjalësh. (fj. u.). Fjala e burrit - pesha e gurit. (fj. u.). Trimi njihetsheshburrave. (fj. u.). Mos iu tremb punës kurrë, por i qëndro si burrë. (fj. u.).
4. fig. Njeri i shquarveprimtarinë shtetërore e shoqërore ose që udhëheq e drejton, personalitet. Burrë i madh.
Sin.: bashkëshort, shoq, shok), trim, fisnik, besnik, udhëheqës, personalitet, kokë.
*Besë burrash (besa e burrave) etnogr. Bëhem burrë marr guxim dhe trimërohem, nuk trembem më; marr zemër. M’u (si) burri i nënës (dikush) përb.është mërzitur shumë, s’e duroj dot; e urrej a e përbuz për sjelljen e tij a për marrëdhëniet e këqija që ka me mua; m’u njerk; nuk e shoh dot me sy (dikë). (U ) bjeri burri burrit! (diku) u rrëmujë e potere e madhe diku; u kacafytën njerëzit njëri me tjetrin pa parë se ç’po bëjnë; nuk e merr vesh (nuk e njeh) i paridytin; (u ) merre ta marrim. Burri i botës përçm. dikushtrimërohet pa ngurrim, por që s’e njeh njeri për të tillë; një njeri kushdo qoftë, dikushi. Si burri me burrin hapur, trimërisht, siç u ka hije burrave. Burrë me çika trim e i zoti, njerishquhet midistjerëve; s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). Burri i dheut njeri i zoti, me karakterfortë (edhe si thirror). (Burrë) katërqind *dërhemë. Burrë shteti libr. njeri i rëndësishëm e me funksionelarta shtetërore; personalitet shoqëror (politik). *Fjalë burri. Na dy *groshë e më qaj burrin! përçm. (Është) një burrë e gjysmë (dikush) është trim i madh, është trim e shkuar trimit, është trim mbi trima. S’ka burrë nëne... s’ka njeri aq të aftë e të zotin që t’ia dalëkrye një pune a që t’i dalë përpara dikujt; s’ka bir nëne... S’ka *lidhje burri (dikush) përb. Pesë (dy) *para burrë (njeri). Në *shesh të burrave (të mejdanit). Tre *pëllëmbë burrë keq.

THIRROR

THIRRÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjuh. Gjymtyrë e fjalisëtregon njeriun a sendincilit i drejtohemi a i bëjmë thirrje. Thirror i shoqëruar me pasthirrma. Ështëfunksion të thirrorit.

VOKATIV

VOKATÍV,~I m., gjuh. Thirror.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.