Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BOJËFÍNJË mb. Që ka ngjyrë hiri të çelur si të finjës; bojëgri, bojëhiri, i hirtë. Flokë bojëfinjë.
✱Sin.: bojëgri, i hirtë, i përhirtë, gri, i himtë, i përhimë (i përhimët), i përhitur, kërr, i kërptë, kënut, çilë, i mushkët, mushkash, sivë, i sivër, thim, thimak, thiman, thimash, thinjë, thinjak, thinjosh, qimehirtë, i përthinjur.
QIMEHÍRT/Ë,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që e ka qimen dhe flokët të hirtë; flokëthinjur. Qimehirtët po kuvendonin mes tyre.
✱Sin.: flokëthinjur, flokëbardhë, thinjak.
THÍNJUR (i, e) mb. Që i janë zbardhur flokët, që i kanë dalë thinjat. Plak i thinjur. Plakë e thinjur. Me kokë (me flokë) të thinjur. Me mustaqe të thinjura.
✱Sin.: thinjak, thinjosh, i përthinjur, i përthimë, i zbardhur, i bardhë, bardhosh, çil, çilash, i çilur, qimezbardhur, qimebardhë, qimethinjur, qimehirtë, flokargjend, kryethinjur, kokëthinjur, perçethinjur, i përthinjur, i hirtë, i përhimë, i pahitur, i përhitur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë