Fjalori

Rezultate në përkufizime për “therem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GRIHEM

GRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Grindem keq me dikë, zihem e rrihem, therem, vritem. U therën e u grinë! U grinë e u prenë.
2. vetv. Pësoj humbjemëdha (në njerëz ose në material), dërrmohem. U gri kundërshtari.
3. fig., bised., vetv. Harxhoj shumë për të bërë diçka. U grinë nga paratë.
4. bised., vetv. Bëj diçka me shumë dëshirë, me zell e përpjekje, mundohem shumë, lodhembëri diçka (përdoret zakonishtbashkëlidhje me emrat prejfoljorë asnjanës). U gripunuari (së kërcyeri, së ngrëni, së foluri). U gripunë.
5. pës. e GRIJ.
Sin.: therem, dërrmohem, zihem, vritem, harxhohem, ronitet.

MASAKROHEM

MASAKR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., kryes. v. III sh. Vriten e theren egërsisht njëri me tjetrin. U gjakosën e u masakruan.
2. pës. e MASAKRÓJ.
Sin.: vritem, therem, gjymtohem, dëmtohet, prishet.

MBYTEM

MBÝT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Vdes ngaqëzihet fryma, kur më shtrëngojnë fort grykën, kur s’ka ajër, kur jam i zhytur brenda në ujë etj.; vet. v. III ngordh ngaqë i zihet fryma, kur i shtrëngojnë fytin, kur është e zhytur në ujë etj. (për kafshët). U mbyt një njeri. U mbytën dy dhi. U mbytlumë (në pus). Ndihmë, se u mbyt!
2. vetv. Mezi marr frymë a mezi e kapërcej ushqimin ngaqëpengon diçka në fyt. I shkoi uji (buka) ters dhe u mbyt.
3. vetv., vet. v. III Fundoset (për një mjet lundrimi etj.); zhytet krejt në ujë a në një lëng tjetër. U mbyt anija (lundra, trapi). U ça dhe u mbyt.
4. vetv., vet. v. III Mbulohet krejt me ujë a me diçka tjetër, përmbytet. U mbytën arat. U mbyt oborribaltë. U mbyt në lot (në djersë).
5. fig., vetv., vet. v. III Mbushet plot me diçkavjen a del me shumicë, përmbytet; edhe veta I kam diçka me shumicë ose me tepri. U mbyt tregu me pemë. U mbytëm me portokalle.
6. fig., vetv. Kam shumë punë, detyrime etj. sa s’i mbaj dot; jam shumë i zënë me diçka. U mbytënpunë. U mbytën me mbledhje. Ishte mbyturborxhe. U mbyt duke mësuar mëson shumë e pa pushim. Ku të mbytem? (s’kam ku të mbytem) s’kam ku të futem, s’di ku të vete që të shpëtoj nga një hall i madh, nga një turp etj.
7. fig., vetv. Zhytem, futem thellë. U mbytmendime.
8. fig., vetv., vet. v. III Shuhet, fashitet, s’duket a s’ndihet më. U mbyt zhurma. Iu mbyt shkëlqimi.
9. pës. e MBYT.
Sin.: prridhem, furem, vritem, therem, fundosem, mekem, asfiksohem, përmbytem, shtypem, shuhem, fikem, fashitet, asgjësohet, mposhtem, nënshtrohem, ngopet, dendet, dërrmohem, mundohem, zhytem.
I janë mbytur *gjemitë (dikujt) iron. Mbytet në *va (dikush).

PRITEM

PRÍTEM jovep., PRÉVA (u), PRÉRË 1. vetv. Çahemgjatitrup me diçkamprehtë; plagosem me thikë, me brisk, me sëpatë, me xham etj. U pre duke u rrojtur. Nuk pritet pisha për hala. (fj. u.).
2. fig., bised., vetv., vet. v. III Pushon, ndalon, ndërpritet (për shiun, për borën etj.). U pre uji. U pre shiu (bora).
3. fig., bised., vetv., vet. v. III Nuk është më; nuk vjen më. Fatkeqësisht, u pre kjo traditë. U prenë miqtë.
4. vetv., vet. v. III Prishet (për qumështin). U pre qumështi.
5. vetv., vet. v. III Kryqëzohet (për rrugët). Këtu priten rrugët.
6. gjeom., vetv., vet. v. III Takohet në një pikë a në një rrafsh me një tjetër. Priten dy drejtëza (dy rrafshe).
7. fig., bised., vetv., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) Ndiej lodhjemadhegjymtyrët, i ndiej gjymtyrët të rraskapitura, këputem; më pakësohet menjëherë, më ikën. M’u prenë fuqitë. Iu pre zëri (goja) nuk foli dot më; shtangu; ngriuvend. M’u prenë këmbët (leqet e këmbëve, gjunjët) s’kishafuqi fare, u këputa, gati sa s’më ra të fikët, s’mbahesha dot më këmbë; u trondita shumë. Iu prenë gjunjët nga frika.
8. bised., vetv., vet. v. III Ndiej një dëshirë a një nevojëmadhe e të ngutshme për diçka, s’bëj dot pa të. U pre për bukë. U premë për gjumë.
9. pës. e PRES. Koka pritet e huqi s’pritet. (fj. u.).
Sin.: çahem, çirrem, plagosem, therem, grindem, pushon, bie, zbutet, kalon, thyhet, ndalon, harrohet, venitet, prishet, tharmëtohet, thartohet, hikrrohet, tharet, tharbëtohet, kryqëzohet, takohet, këputem, mbaroj, sharroj, ngordh, shtangem, shtang, topitem.
M’u prenë *duart. U pre në *fytyrë (dikush). Iu pre (iu lidh) *goja (dikujt). M’u pre (më ngriu) *gjaku. M’u prenë (m’u këputën) *gjunjët. Iu pre (iu lidh) *gjuha (dikujt). M’u prenë (më lanë) *këllqet. M’u prenë *këmbët. M’u pre *koka. M’u prenë *krahët. Iu pre *ora (dikujt). M’u prenë *shpresat. Iu pre *zëri (dikujt).

PËRGJAKEM

PËRGJÁK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me gjak; më del gjak, gjakosem. Ishte përgjakurfytyrë. U përgjak nga hundët.
2. fig., vetv. Hyjluftëashpër me dikë, përleshem, kacafytem. U përgjakën me fashistët (me armiqtë).
3. fig., vetv., vet. v. III Merr një ngjyrëkuqe si të gjakut, përflaket. U përgjak qielli.
4. pës. e PËRGJÁK.
Sin.: gjakosem, përleshem, skuqem, përskuqem, therem, kacafytem.

THEREM

THÉR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Zihem, përgjakem e vritem me dikë me thika, me shpata etj., pritem me dikë. U vranë e u therën. U therën me thika.
2. vetv. Ther veten me thikë, me kamë etj. Therem po s'qe kështu jam plotësisht i sigurt a i bindur që do të jetë kështu, shpoj veten po nuk qe kështu, e pres kokën po nuk qe kështu.
3. vetv. Pritem me diçka që ka majëmprehtë. U thera me gjilpërë.
4. vetv., fig. Zihem e grindem keq me fjalë me dikë. U therën me shoku-shokun. U therën me fjalë. U therën e u grinë.
5. pës. e THER.

THUMBOHEM

THUMB/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bisedoj me një tjetër me thumba, hedh e pres thumba me një tjetër; ngacmohem a cytem. Thumboheshin keq me njëri-tjetrin.
2. pës. e THUMBÓJ.
Sin.: gjembohem, qukem, pickohem, shpohem, therem, kafshohem, pickohem, ngacmohem, shpotitem, ngitem, tallem, cytem, xëgitem, gjuhem, hahem.

VRAÇOHEM

VRAÇ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Masakrohen, vriten, theren me njëri-tjetrin; bëjnë kasaphanë. U therën e u vraçuan. Janë vraçuar keq (rëndë). U vraçuan njerëzpafajshëm. U vraçuan me farë e me fis.
2. pës. e VRAÇÓJ.
Sin.: masakrohem, vritem, therem, shfarosem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.