Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ESEISTÍK/Ë,~A f., libr. 1. Gjinia letrare e eseve; teoria për esetë. Zhvillimi i eseistikës sonë letrare. Nga eseistika këtu vlen të ceket përkthimi i esesë së shkrimtarit. Themelvënës i eseistikës shqiptare.
2. Tërësia e eseve të një krijuesi ose në një epokë të caktuar. Eseistika e Faik Konicës. Studiuesi i eseistikës së këtij autori të jashtëzakonshëm.
THEMELÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që themelon diçka, krijuesi a organizuesi i parë i diçkaje, ai që ka hedhur themelet i pari për një gjë. Themeluesi i qytetit. Themeluesi i organizatës (i shoqërisë) patriotike. Themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
✱Sin.: krijues, themelvënës, formues.
THEMELVËNËS,~E mb. Që vë themelet e një gjëje, që vë bazat për diçka, që themelon një gjë. Punë themelvënëse. Mbledhje themelvënëse.
THEMELVËNËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që vë themelet e një gjëje, ai që vë bazat për diçka.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë