Fjalori

Rezultate në përkufizime për “theksohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

EVIDENCOHET

EVIDENC/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e EVIDENCÓJ. Për këtë është evidencuarpërgjithësi. Pavlefshmëria është evidencuar. Disa ishinevidencuar me formashkurtuaraemrit.
Sin.: evidentohet, theksohet.

LAJTMOTIV

LAJTMOTÍV,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. muz. Motivi kryesorpërsëritet herë pas here në një vepër muzikoremadhe kur nis një akt, kur përshkruhet një dukuri e caktuar, kur delskenë po ai veprues etj. dhe që e përshkon gjithë veprën duke lidhur pjesët e saj; tema kryesore. Lajtmotivi i operës (i simfonisë).
2. fig. Mendimi kryesorpërshkon një vepër letrare a që theksohet në të; ideja themelore a qëllimi kryesorudhëheqin veprimtarinë e dikujt. Lajtmotivi i romanit (i dramës, i poemës, i veprës). Lajtmotivi i jetës së tij.

MIDIS

MIDÍS parafj. Përdoret me një emër a përemërrasën rrjedhore për të shënuar: 1. Një vend a një pikë që ka largësibarabarta nga kreu e fundi, nga skajet a nga kufijtë e diçkaje; në qendër të..., në mes të... Midis tepsisë. Midis dhomës. Midis rrugës. Midis dimrit në mes të dimrit. Midis ballit ke një pikë (kr. pop.).
2. Një vend a hapësirëndodhet në mes të dy gjërave, të dy qenieve etj. Midis Shkodrës e Tiranës. Midis fushës e malit. Midis detit e tokës. Midis meje e teje.
3. Një pikë a pozicionpapërcaktuardikujt a diçkajerrethohet nga njerëz apo sendetjera në një vendcaktuar; mes; mespërmes. Ecte midis turmës pa u vënë re. E pashë midis ushtarëve (studentëve). Ishte shtrirë ndërmjetsëmurëvetjerë. Karvani kaloi midis maleve. Zogjtë fluturuan midis pemëve.
4. Një anëtar të një grupi a bashkësie më të madhe qeniesh a sendeshtjera, në një rrethcaktuar; në mesin e dikujt a të diçkaje, tek. Vjen midis miqsh (midis shokësh). Erdhi midis nesh (midis jush).
5. Personat, palët a pjesët në të cilat ndahet diçka ose që u besohet diçka; mes, ndërmjet. Ndajeni ushqimin midis jush. E ndau pasurinë midis fëmijëve. E themi këtë midis shokësh.
6. Grupin a bashkësinë nga e cila zgjidhet një person, send a dukuri (përdoret kur bëjmë një krahasim); mes, ndërmjet. Midis tyre ai ishte më i miri. Midistjerave mundtheksohet edhe kjo. Nuk janëvogla ndryshimet (dallimet) midis dy a më shumë njerëzve (vendeve).
7. Kohën në mes dy caqesh, dy datash etj.; në mes të një periudhe. Midishënës dhe së premtes. Midis orës dy dhe dy e gjysmë. Midis verës dhe vjeshtës. Midis dy shekujve.
8. Gjendjen a dukurinë përmescilit lëviz dikush a diçka; nëpër diçka, përmes. Ecte midis shiut (erës, borës). Anija çante midis dallgëve.
9. Marrëdhëniet mes dy njerëzve, dy palëve a dy gjërave; me, mes, ndërmjet. Martesat midis vendasve dhe të ardhurve. Bashkëpunimi midis dy personave (shoqatave). Një pakt i vërtetë social midis grupevendryshme. Pati përçarje midis tyre. Nisi një konflikt midis shoferësh. Marrëdhëniet (raportet) midis shtetit dhe qytetarit (individit).
Jam (gjendem) midis dy *zjarresh. Lexoj midis *radhëve (midis rreshtave) libr. Midis të tjerash ndërtjera, bashkë me të tjerat; përveç kësaj.

MËSHOHET

MËSH/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III I jap rëndësimadhe, theksohet (diçka). Po i mëshohet shumë problemit të emigracionit.

PËRTHEKSOHET

PËRTHEKS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR përf., vet. v. III 1. vetv. Theksohet, del në pah, mëshohet.
2. pës. e PËRTHEKSÓJ.

SKANDOHET

SKANDÓHET jovep., ~VA (u), ~ÚAR vetv. Shqiptohet qartë, theksohet qartë e bukur. Nuk ka nevojëskandohet, se në çdo fjalë ka kumbimveçantë ajo poezi.

THEKSUAR

THEKSÚAR (i, e) mb. 1. gjuh. shqiptohet me zë më të fortë ose me ton më të ngritur në të folur, që theksohet (për rrokjet a zanoretfjalë). Zanore (rrokje) e theksuar. Fjalë e theksuar fjalë që ka një rrokje me theks.
2. gjuh. shqiptohet me zë më të fortë ose me ton më të ngritur në të folur, që dallohet për të vënëdukje rëndësinë kuptimore të saj, peshën emocionale që ka etj. (për një fjalë a për një pjesëfjalisë). Fjala e theksuarfjali.
3. fig. I fortë, i madh; që shquhet, që bie në sy, i dukshëm. Ngjyrë e theksuar. Pjerrësi e theksuar.
4. fig. bie në sy, që zotëron diçkashkallëlartë, që dallohet nga diçka e veçantë; shumë i fortë, shumë i madh. Dobësi e theksuar. Mungesë e theksuar. Dallime (ndryshime) të theksuara. Me karaktertheksuar ideologjik (politik, klasor).
Sin.: theksor, i fortë, i fuqishëm, i përforcuar, i madh.

THEKSUESHËM

THEKSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb.është i theksuar; që mundtheksohet. Ndryshim i theksueshëm.

VETËM

VETËM lidh. Po..., mirëpo..., megjithatë..., veç... (përdoret për të lidhur dy fjali a dy gjymtyrënjëjtafjalisë, prejcilave e dyta theksohet me shumë se e para ose shpreh kundërshtim ndaj asajpërmbahet në të parën). Filmi ishte i bukur, vetëm ca i shkurtër. Jo vetëm (që)..., por edhe... Jo vetëm që..., porse... jo vetëm..., por edhe... Vetëm e vetëm (përdoret për të përforcuar shprehjen e një kufizimi).

ÇEKAN

ÇEKÁN,~I m. ~Ë, ~ËT 1. Vegël dore me një kokë metali a druri e me bishtpërdoret për të mbërthyer, për të goditur a për të rrahur diçka. Çekan hekuri (druri). Çekani i farkëtarit (i këpucarit, i muratorit). Çekani i gjeologut. Çekan alpinistësh. Çekan për gurë. Ngul (mbërthej) me çekan. I bie me çekan. Punoj me çekan. Rreh si çekan. Dhe tani me sqeparë dhe çekanë po prishin tërë skulpturat e tij.
2. Pjesëtrajtë koke e disa mekanizmave, që shërben për të goditur a për të rrahur diçka. Çekanët e dërstilës. Mulli me çekanë. Rrihnin çekanët e mullirit.
3. tek. Makinë për punimin e metaleve që ka një pjesë si tokmakgodet. Çekan me ajër. Zhurma e çekanëve. Çekan pneumatik.
4. Çoku i portës, trakullore. Ra çekani i derës disa herë.
Sin.: tokmak, vare, çok, çekiç, trakullore.
I bie çekanit (diku a në diçka) ngul këmbë me të madhe për diçka; tërheq vëmendjen për diçka, vazhdimisht për atë gjë flas. Ose *kudhër ose çekan. Aty i rreh çekani (dikujt) për një gjë mendon a flet, për atë i punon mendja vazhdimisht; atë synon me ngulm. Ia rrah çekanët (dikujt). 1. E qortoj shumë, e kritikoj ashpër; e vë në sitë e në shoshë (dikë). 2. E tall, e qesëndis, e vë në lojë; e vë në bishtlahutës (dikë); Rreh (bie) çekani në një vend vihet theksi kryesor mbi dikë a mbi diçka, ngulet këmbëshumë në një drejtim; theksohet diçka si thelbi kryesor i një pune ose si një qëllim. rrahin shumë çekanëkokë kam shumë shqetësime, kam shumë punë e telashe; zien (më mizëron) koka. I rri çekan mbi kokë (dikujt) e mbikëqyr dhe e nxit vazhdimisht për të bërë diçka, nuk i ndahem; i rri (i qëndroj) mbi (në) kokë; i rri kularqafë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.