Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÉSËLL ndajf. 1. Pa ngrënë (zakonisht mëngjesin); thashëm. Jam esëll. E pi ilaçin esëll. Analizat e gjakut bëhen esëll.
2. bised. Pa qenë i dehur ose pasi i ka dalë pija (edhe iron.); kund. dejshëm. Ishte esëll. U bë esëll pasi u la.
♦ U bë esëll (dikush) i kaloi turbullimi a hutimi, e zotëroi veten pas diçkaje të papritur etj.; e sheh dhe e kupton realitetin; erdhi në vete; e mblodhi veten. Jam esëll (në diçka) nuk marr vesh fare nga një punë, nga një zanat etj., nuk e njoh fare diçka, nuk ia them fare; nuk marr erë (nga diçka). E ka mendjen esëll (dikush) është i kthjellët nga mendja, mendon e gjykon drejt.
PANGRË́NË (i, e) mb. Që nuk ka ngrënë fare ose nuk ka ngrënë sa duhet; që vuan vazhdimisht nga uria, i ushqyer keq; kund. i ngrënë. Fëmijë i pangrënë. I paveshur dhe i pangrënë.
✱Sin.: barkbosh, barkzbrazur, barkzbrazët, barkzgropur, zorrëbosh, zorrëthatë, gojëthatë, i thashëm, i esëllt, i uritur, i paushqyer, i pangopur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë