Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tharbëtoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRUTALIZOJ

BRUTALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fig., libr., kal. I prish e i bëj më të ashpra marrëdhëniet etj.; acaroj, përkeqësoj. E brutalizoi edheshumë gjendjen.
Sin.: ashpërsoj, acaroj, përkeqësoj, egërsoj, zemëroj, rrefkëtoj, ndej, tendos, tharbëtoj.

THARB

THÁRB vep., ~A, ~UR kal. Tharbëtoj diçka me tharm a me një lëndë tjetër; tharmëtoj.

THARBËTIM
THARMËTOJ

THARMËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., spec. 1. I zbërthej diçkaje lëndët organike me anëorganizmave e të kërpudhave shumëvogla, e bëjziejë ndër vete; e thartoj, e prish. Tharmëton verën.
2. jokal., vet. v. III Tharmëtohet. Tharmëtoi vera.
Sin.: thar, thartoj, tharb, tharbëtoj, prish, pres.

ZEMËROJ

ZEMËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj që t’i hipë inati, e nxeh, e inatos, i ngre nervat. E zemëroj shumë (keq, edhetepër). E zemëroi vëllanë (motrën). E zemëroi popullin. Gjërat e paqarta e zemërojnë atë. Nuk do ta lejosh të të zemërojë kështu. Mos më përcëllo, moj çupë, / Mos më zemëro, / Se kjo zemra ime, xhane, / Vetëm ty të do. (folk.).
2. E bëj dikëarmiqësohet me një tjetër, bëj që të prishë marrëdhëniet e mira që ka pasur me të, e inatos me dikë. E zemëroi me farefisin. Ky veprim i pamenduar mirë mundzemërojë me qytetarët e huaj (ndërkombëtarët).
Sin.: inatos, nevrikos, nervozoj, egërsoj, rrefkëtoj, tërmek, acaroj, ashpërsoj, hidhëroj, tharbëtoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.