Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►THARBËT/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Tharmëtohet; thartohet. Është tharbëtuar vera (qumështi). Është tharbëtuar mielli.
2. vetv., fig. Prishem a zihem me dikë, keqësoj marrëdhëniet me të, zemërohem. U tharbëtuan midis tyre.
3. pës. e THARBËTÓJ.
THARBËTÚAR (i, e) mb. Që është bërë i tharbët.
✱Sin.: i tharmëtuar, i thartuar.
THARTÚESHËM ndajf. Në mënyrë të thartuar; tharbët. Ky vetëm pështyu thartueshëm.
THÁRTË (i, e) mb. 1. Që ka shije të fortë si të limonit a si të uthullës dhe që të mpin dhëmbët, shumë i athët; që ka thartirë; kund. i ëmbël. Mollë (kumbulla) të tharta. Rrush i thartë. Kos (dhallë) i thartë. Verë e thartë. Çorbë e thartë. Supë e thartë. Qenka uthull e thartë!
2. kim. Që përmban acid, që ka vetitë e acidit, thartor.
3. fig. Që të prek e të lëndon, jo i pëlqyeshëm, i ashpër, therës; që sillet ashpër e me inat; jo i mirë, i keq. Fjalë të tharta. Njeri i thartë. Grua e thartë.
✱Sin.: thartanik, thartosh, i athët, athëtor, thartor, tharbacak, thartul, i tharbët.
♦ Fjalët të ëmbla, punët të tharta. Kërkon *dhallë të thartë në kollozheg (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë