Fjalori

Rezultate në përkufizime për “thadrim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GDHENDJE

GDHÉNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur gdhendim diçka. Gdhendja e drurit (e gurit, e metalit). Gdhendja e figurave (e shkronjave). Gdhendja e stilit. Gdhendja me daltë. Reparti i gdhendjes.
2. vet. nj. Mjeshtëria, puna e gdhendësit. Mjeshtëria e gdhendjes. Mëson për gdhendje. Merret me gdhendje.
3. Diçka e gdhendur në dru, në gur a në metal. Gdhendje e bukur. Gdhendje në dru (në mermer).
4. Diçka e thelluar në dru, në gur a në metal, që është bërë duke e gdhendur me daltë a me një përdorëse tjetër.
Sin.: latim, skalitje, thadrim, daltim, çekanisje, zdrugim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.