Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÁSP/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. vjet. Monedhë e argjendtë me vlerë të vogël, që përdorej në Shqipëri para Shpalljes së Pavarësisë. Për një aspër shumë lirë.
2. Thërrmijëz shkëlqyese. Aspra shkëlqyese. Ishte si aspra.
♦ U shit për tridhjetë aspra (dikush) tradhtoi e u hodh në anën kundërshtare për një shpërblim fare të vogël.
✱Sin.: shkëndijë, shkëndijëz, xixë, xhixhë, xhiçkë.
ASTRÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thërrmijëz e zjarrtë dhe e shndritshme e cila shkëputet nga diçka që digjet, nga një trup i skuqur kur rrihet etj. Astrica zjarri. Astrica fishekzjarrësh. Tufë astricash. Lëshon astrica.
2. Shkëlqim që krijohet nga thyerja e rrezeve të dritës në një sipërfaqe. Astricat ranë në lumë (liqen, det etj.).
3. Xixare të ndritshme, zbukuruese, me ngjyra të ndryshme në një stof, pëlhurë etj. Shami me astrica. Fustan me astrica. Shall me astrica.
✱Sin.: xixë, xixës, shkëndijëz, xhiçkë, aspër.
GRÍMC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Copë shumë e vogël e ushqimeve (e bukës, e djathit etj.), që mbetet zakonisht kur hamë; thërrime, dromcë. Grimca buke (djathi). Bën grimca.
2. zakon. sh. Pjesë shumë të vogla të një sendi; thërrime, thërrmija. Grimca pluhuri (metali, guri, akulli).
3. spec. Molekulë; atom ose një pjesë përbërëse e tij; thërrmijë. Grimca elektrike. Grimca alfa (beta). Grimca elementare. Grimcë e ngarkuar. Grimcë e pangarkuar.
4. gjuh., vjet. Pjesëz. Grimcë pyetëse.
5. si ndajf. (së bashku me numërorin një) Pak. Ha një grimcë.
✱Sin.: grimë, thërrime, dromcë, droçkë, drudhe, drudhëz, lëmesë, thërrmijëz, zhibël, pjesëz, pizël, thërrmokull, thërrmoqe, kokrrizë, thërrmijë.
THËRRÍM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Grimcë e vogël buke, djathi etj., dromcë. Thërrime buke (djathi). Bëri shumë thërrime.
2. Pjesë e vogël e një lënde, fije a grimcë; thërrmijë. Thërrime pluhuri (metali, gurësh). U bë thërrime u bë copë-copë, u thye në copa shumë të vogla, u copëtua.
3. vet. sh., bised. Kokrra të vogla brumi me vezë, makarona të vogla si oriz, që gatuhen gjellë. Thërrime me mish (me gjalpë).
4. fig. Sasi shumë e pakët e diçkaje, një pakicë, një çikë, një fije; shumë pak. Një thërrime bukë (djathë, miell). Asnjë thërrime aspak. Si mbeti thërrime si mbeti asgjë. S'kishte asnjë thërrime mëshirë. S'e cenon asnjë thërrime. Hëngri (piu, fjeti) një thërrime.
✱Sin.: grimë, grimcë, thërrmijë, thërrmijëz, thërrmonjë, dromcë, dërrmak, drudhe, çamër, çikëz.
♦ E bëri thërrime (*copë, copë e çikë, copë e thërrime). *Çikë e thërrime. Ka tri thërrime në majë (dikush) mospërf. është shumë mendjelehtë; ka tri qime në majë përçm.; është trëndelinë nga mendja mospërf.; ia ka marrë mendtë era (dikujt). Thërrime në tagar shih qiqër në tagar.
THËRRMÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kokrrizë shumë e vogël e një lënde, e një trupi etj., thërrime shumë e vogël, grimcë; kund. antithërrmijë. Thërrmija qelizore. Thërrmijë ranore. Thërrmija dheu (pluhuri). U bë thërrmija.
2. spec. Molekulë; atom ose një pjesë përbërëse e tij. Thërrmija elektrike. Thërrmija negative (pozitive). Thërrmijat elementare grimcat mikroskopike më të vogla që njihen deri më sot dhe që bashkëveprojnë si një e tërë në të gjitha proceset.
3. Thërrime buke. Mos bëj thërrmija!
4. Pjesë shumë e vogël e diçkaje; vogëlsi që s'bie në sy. Kjo përbën një thërrmijë të dijes (të së panjohurës).
✱Sin.: thërrmijëz, thërrime, grimcë, vogëlsi.
XÍX/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thërrmijëz e zjarrtë dhe e ndritshme, e cila shkëputet nga diçka që digjet, nga një trup i skuqur kur rrihet etj.; shkëndijë. Xixat e zjarrit. Xixat e oxhakut. Tufë xixash. Gur xixash gur zjarri. Lëshon xixa. Shkëputen xixa. Xixat të vogla - zjarri i madh. (fj. u.).
2. Shkëlqim i thërrmuar që krijohet nga thyerja e rrezeve të dritës në një sipërfaqe; njollë a pikë e ndritshme. Xixat e liqenit.
3. zakon. sh., bised. Pikla të ndritshme me ngjyrë tjetër në një stof, në një pëlhurë etj. Pallto me xixa. Fytyrë me xixa.
4. fig. Shkëndijë3. Xixë gëzimi. Xixat e para të rinisë. Xixat e diturisë.
✱Sin.: shkëndijë, prafullimë, çikë, çikërr, çikëre, flakërim, njollë.
♦ Bën xixë (dikush) është shumë i bukur, shkëlqen, shquhet ndër shokë a ndër shoqe (zakonisht për vajzat dhe nuset); bën dritë. E bëj xixë (diçka) e pastroj deri sa të shkëlqejë, e ndrit; e bëj pasqyrë; e bëj dritë. I futi (i shtiu) xixat (dikujt) shih i futi (i shtiu) mizat (dikujt). E ka syrin (i ka sytë) xixë (dikush). 1. Shikon shumë mirë, ka sy të mprehtë; i ka sytë xham. 2. I shkëlqejnë sytë nga trimëria; e ka syrin shkëndijë; e ka syrin bakër; s’i trembet (s’i fiket) syri (dikujt). I lëshojnë (i nxjerrin) sytë xixa (*shkëndija, çika) (dikujt). Me *syrin (me sytë) xixë. I shkrepi një xixë (një *shkëndijë) (dikujt). I vuri xixën (*shkëndijën) (diçkaje). Xixë guri njeri i shkathët e i shpejtë, shpuzë, zhivë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë