Fjalori

Rezultate në përkufizime për “tferr”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TFERR

TFERR vep., ~A, ~UR kal. 1. Shter, shteroj, mbaroj. E tferri lopa tamblin. Kuçedra tferri kroin. Amaneti tferr detin. (fj. u.) amanetin s’e tret dheu.
2. Pi të gjithë, shkrënd, shkulloj, thaj. Tferri shishen me verë.
3. Mbaroj, harxhoj, shkapërderdh. Tferr paratë i harxhoj, i bëj rrush e kumbulla. Kaq shpejt i tferre? Ia tferri paratë ia krydhi.
4. Rralloj; shfaros, zhduk. Na tferrën pulat shqipja dhe dhelpra. Na e tferri kopenë ujku. Lufta dhe sëmundja tferrin popullsinë.
Sin.: shter, shteroj, mbaroj, shpik, shkrënd, shkulloj, thaj, rralloj, shfaros, zhduk.

TFERREM

TFÉRR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. mbarohen rezervat, të ardhurat; shkrëndem. U tferr nga paratë.
2. vetv., vet. v. III Shteron, mbaron. U tferr bunari. Iu tferr fryma dha shpirt, mbaroi, vdiq.
3. vetv., vet. v. III Shfarosem, zhdukem. U tferr nga faqja e dheut. U tferrën mizat (dëmtuesit e bimëve).
4. pës. e TFERR.
Sin.: mbarohem, shkrëndem, shteron, mbaron.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.